Connect with Us

Zbulohen shifrat e frikshme/ Shqipëria me demokracinë më të dobët dhe me korrupsion më të madh

Politikë

Zbulohen shifrat e frikshme/ Shqipëria me demokracinë më të dobët dhe me korrupsion më të madh

Publikuar

-

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparency International për korrupsionin, ku Shqipëria humbet shtatë pozicione në krahasim me vitin 2018.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se Shqipëria Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride siç Indeksi i Demokracisë së The Economist raporton, por edhe ka korrupsionin më të lartë.

“Shqiperia me indeksin e demokracisë më dobët dhe me korrupsion më të madh se 2018, bie me 7 vende.

Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride siç Indeksi i Demokracisë së The Economist raporton. Transparency International dhe raporti i botuar prej saj për vitin 2019 tregon se Shqipëria renditet e 106 duke pasur rënie me 7 vende në raport me një vit më parë.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj siç pohon DASH vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit.”

Sipas Tabakut, problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ.

“Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve. Pikërisht nën këto standarte ne sot gjendemi të renditur më keq dhe kjo renditje dëshmon realitetin e Shqipërisë përballë korrupsionit.”-shkruan Tabaku.

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati: Opozita ka përgjegjësitë e saj, duhet të krijojmë paktin kombëtar për Europën

Më tej, ajo thekson se ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv që është instaluar në Shqipëri.

“Beteja për tregun e lirë, konkurencën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucioneve përgjegjëse. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve. Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullatorë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparencë në tenderat dhe koncesionet.

Shqipëria nuk ka më luksin të vuajë pasojat e keqqeverisjes së të paktëve ndaj shumicës. Ka ardhur koha që kumbarëve të korrupsionit t’u japim goditjen e merituar.”-përfundon postimin e saj Jorida Tabaku./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Shqipëria, vendi i paradoksit dhe memories që fiket me një gotë uji

LEXO EDHE:  Raporti, ja si i ndajnë paratë e korrupsionit gjyqtarët

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk bëhet ky vend”/ Lubonja: OFL spektakël, nuk godet “kriminelët” pranë qeverisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se operacionet anti-OFL janë një spektakël, duke theksuar se nga këto operacione nuk goditen “kriminelët” pranë qeverisë.

“Shumë shqiptarë thonë ky vend nuk bëhet. Te ky sondazh 7 për qind thoshkan që ky vend nuk bëhet.

Do them një batutë por shumë domethënëse. Po mbushja makinën me karburant mes Lushnjës e Fierit.Më pyeti ai që a bëhet ky vend më tha, meqë më njohu meqë dalim në televizor. Më tha e di kur do bëhet ky vend, kur të vijnë të gjithë nga Siria, nga ata vende, atëherë do bëhet tha. Kështu tha.

Asgjë nuk duket mirë në horizont. Edhe OFL, operacioni “Forca e ligjit” nuk godet njerëzit afër qeverisë”, tha Lubonja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Çanit/ “Politika është e pisët, nuk bën dot pa krimin”

Publikuar

-

Nga

Moderatori Arian Çani deklaroi se politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin, teksa po fliste për kapjen e Vladimir Gjutës me armë para selisë rozë dhe aludimet se mund të ishte duke planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Çani tha se nuk beson që krimi i organizuar të jetë duke sulmuar opozitën, pasi pretendon se janë të dyja të pista dhe bashkëpunëtore.

“Krimi nuk është në atë situatë t’i bjerë politikës, por as politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin. Politika është e pisët si krimi. Po them një hipotezë. Ka shumë kriminelë që vazhdojnë i mbajnë pasuritë, makina luksoze dhe të pajustifikuara ata i konfiskon policia. Për mua ajo është një fishkëllimë. Një fishkëllimë që fushata po afron edhe ne s’kemi para. Si mendoni ju, një kriminel që nuk ka pastruar paratë nuk do të investojë tek partia që është në pushtet?”, deklaroi moderatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE