LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Rakipi “bën për ujë të ftohtë” Bashën e Berishën/ "Mund t’i biem legenit, por nuk ka vlerë"

23 Janar 2020, 20:12, Politikë CNA
Ylli Rakipi “bën për ujë të ftohtë”

Gazetari Ylli Rakipi nuk e ka kursyer aspak kreun e opozitës Lulzim Bashën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa po komentonte uljen në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Rakipi tha se Basha duhet të jetë i ndershëm dhe i qartë me qytetarët, pasi pretendon se DASH e detyroi zotin Basha të tërhiqej nga ky proces. Ai sulmoi edhe Berishën, për të cilin tha se nuk duhet të kishte lejuar që opozita të shkonte në këtë gjendje.

?Nëse zoti Berisha në vitin 2013 ka diktuar për t?i bërë kështu si kanë shkuar sot, ai duhet të diktojë të paktën për t?i patur të gjitha gjërat atje ku ishin. Ti nuk mund ta marrësh ta kthesh në aq fragjile një opozitë, se ti ke probleme të mëdha?, u shpreh ai në emisionin ?Mbrëmje në ABC?.

Gazetari akuzoi Bashën se emrat e oligarkëve që përmend sot ishin njerëzit më të fuqishëm të kohës së tij, të qeverisë së tij.

?Nëse do ndërrojmë të ndenjurat e Edi Ramës me të Lulzim Bashës bëhet. Por në momentin që ti mblidhesh për të bërë Reformë Zgjedhore dhe trembesh nga firmat, kjo lë të kuptosh se kush do zgjidhet deputet i Shqipërisë, që të mos dëgjosh të thonë ?korporatë?, të mos shikosh banditë, të mos shikosh këtë klasë, të mos shikosh kriminelë. Duhet populli të vendosë. Populli dhe mund t?i rrëmbejë armët për regjimin. Populli ka ikur, s?ka më popull, këtu ke Lulzim Bashën, Edi Ramën, Ilir Metën, që po të dojë lë motelin ai edhe ikën jashtë?, tha Rakipi.

Gazetari deklaroi se Basha është zbythur dhe nuk del as në konferenca për shtyp, pasi pretendon se nuk ka çfarë të thotë.

Sipas tij, Reforma Zgjedhore po bëhet për të kthyer kreun e demokratëve në Parlament.

?Jo kjo është një reformë që të kthehet Lulzimi atje ku ishte dhe disa të tjerë dhe të vazhdojë kjo që ka vazhduar dhe Shqipëria të jetë në këtë gjendje. E ka parë kryeministrin që thotë se eksos ka kudo. Nëse ti kupjon Ramën, të çmonton. Është si të luftosh me Ramën në mënyrë formale. Se substuancialisht Meta është i fortë. Edi Rama është aq i zoti saqë me këto formula i merr zvarrë. Edi Rama shkon në zgjedhje po themi në qershor 2021. Po fitoi Edi Rama jep dorëheqjen Lulzim Basha. Se ai është mësuar tani që ia merr pula bukën nga dora?, u shpreh ai.

“Basha duhet të jetë i sinqertë, e i ndershëm, dhe të deklarojë që një zyrtarë i lartë amerikan siç ishte Matthew Palmer, e detyroi të tërhiqej nga ky proces.

Unë e kam thënë edhe më parë, që opozita i shkon deri në fund qëndresës, bën edhe sakrifica. Nëse themi që Edi Rama nuk e ka blerë këtë opozitë atëherë e ka asgjësuar, si mund të ulesh në një tryezë, me një njeri që u kap në përgjime në dosjen 184”, vijoi më tej ai.

Gazetari pyeti Bashën nëse do japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet.

?Opozita po të kishte bërë detyrën, regjimi nuk ishte sot. Ai e mbylli detyrën dhe iku në plazh, dhe tani ka filluar proceisn e riktrhimit?, theksoi ai, ndërsa kërkoi opozitë për vendin.

?Unë i bie mungesës së opozitës dhe ky vend do opozitë. Unë dhe ti mund të vazhdojmë t?i biem sa të duash legenit, po nuk ka vlerë. Nuk shoh fare perspektivë, më vjen keq që jemi banorë të këtij vendi dhe kemi rënë në këtë gjendje që është shokuese vrasëse dhe më habit akoma arroganca e kryeministrit dhe njerëzve të tjerë për shkak të mungesës së opozitës politike përballë?, tha Rakipi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga