Connect with Us

Vrasja e Vilson Tafçiut/ Vetëdorëzohet në polici 29-vjeçari

Kronika

Vrasja e Vilson Tafçiut/ Vetëdorëzohet në polici 29-vjeçari

Publikuar

-

Noel Dishi, autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu (Ndokaj) në zonën e “Astirit” në Tiranë, është vetëdorëzuar sot në polici.

Blutë bëjnë me dije se i riu nga Dibra, ka shkuar me dëshirën e tij në rajonin e policisë në Tiranë.

“Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dishi ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

LEXO EDHE:  U vetëdorëzua në polici për vrasjen e Vilson Tafçiut/ Zbardhet dëshmia e të riut

Dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit në mbrëmjen e 20 janarit, Dishi ka qëlluar për vdekje Tafçiun.

Ndërkohë, policia në bashkëpunim me prokurorinë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL i dha ultimatum për pasurinë/ Arrestohet trafikanti i drogës në Korçë

Publikuar

-

Nga

OFL i dha ultimatum për pasurinë/ Arrestohet trafikanti i drogës në Korçë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Përsëritësi”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Z. Q., 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve të tjerë. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poeseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

LEXO EDHE:  Viktima e atentatit me precedentë penalë/ Erdhi në Tiranë për të varrosur gjyshen



Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.
Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

LEXO EDHE:  “Më shau nga nëna”/ Zbardhet dëshmia e të riut që ekzekutoi shokun në Astir

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi se do vrasë veten/ Flasin prindërit e 31-vjeçarit: Nusja ja mori vajzën, kishin probleme xhelozie

Publikuar

-

Nga

Kërcënoi se do vrasë veten/ Flasin prindërit e 31-vjeçarit: Nusja ja mori vajzën, kishin probleme xhelozie

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka nodhur në Fier, ku një 31-vjeçar kërcënoi se do të vetëvritej me kallash.

Prinderit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabire Meta, hedhin dritë mbi arsyet që çuan djalin e tyre të bëjë një akt ekstrem duke kërcënuar të vetëvritet.

Sipas prindërve të Eltonit ai kërkonte që të shihte vajzën e tij të vogël të cilën ja kishte marrë bashkëshortja dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj. Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.

Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes.

“Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati gjatë një interviste për Report Tv.



Bashkim Meta shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe për këtë i ati akuzon si kriminel atë që i ka shitur armën të birit, i cili në gjendje depresive kërcënonte se do të vriste veten.

LEXO EDHE:  U vetëdorëzua në polici për vrasjen e Vilson Tafçiut/ Zbardhet dëshmia e të riut

LEXO EDHE:  Viktima e atentatit me precedentë penalë/ Erdhi në Tiranë për të varrosur gjyshen

“Ai kishte blerë një kallash, nuk e kishte në shtëpi e ka blerë. Për mua duhet të futet brenda ai që i dha armën jo djali im, ai është kriminel”, u shpreh i ati.

Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

“Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau me thikë 33 vjeçarin/ Arrestohet autori në Durrës

Publikuar

-

Nga

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga babait në Krujë

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Kota, 26 vjeç, banues në Durrës.



Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

LEXO EDHE:  “Më shau nga nëna”/ Zbardhet dëshmia e të riut që ekzekutoi shokun në Astir

LEXO EDHE:  Viktima e atentatit me precedentë penalë/ Erdhi në Tiranë për të varrosur gjyshen

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./CNA.al

LEXO TE PLOTE