Connect with Us

Video-skandali i kryebashkiakut Alla/ Manjani: Kokaina përdoret nga njerëz shumë të ngritur

Politikë

Video-skandali i kryebashkiakut Alla/ Manjani: Kokaina përdoret nga njerëz shumë të ngritur

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për videon e kryebashkiakut socialist, Lefter Alla, i cili shihej duke konsumuar lëndë narkotike në një lokal.

Manjani tha se kokaina është një drogë që përdoret nga shumë njerëz të ngritur dhe atë e shqetëson më shumë fenomeni se rasti i Allës.

“Nëse zotëria nuk ka ende kthjelltësinë e nevojshme për të kuptuar batakun ku është zhytur atëheterë është fatkeqësi. Arsyeja e vërtetë nuk është Lefter Alla, këto janë pasoja të gjitha. Arsyeja  e vërtetëtë është se pse kemi Alla dhe allasoj është se kemi braktisur demokracinë. Për fat të këtij apo për fat të tij kjo është gjë tjetër. Unë nuk dua të bëj avokatin e Lefter Allës, por ju e dini që kokaina është një substancë që përdoret edhe nga njerëz shumë të ngritur. Kjo është një lloj sporti po u kape largohu.

Unë nuk po i hyj kësaj teme, është temë tjetër. Çështja bën mu kur në kohën kur nuk ka pas garë fare ai ka vënë Lefter Allën. Garancia nuk diskutohet në ratsin sporadik. Ata thanë ne jemi këtu nuk na del kush përpara. Po ky i Shkodrës ca problemi kishte pse duhet të gënjente, apo ky i Vorës. Për shkak të klimës pra se nuk na hyn gjë në këmbë, ne kemi shefin yll bote”, deklaroi ish-ministri në studion e TV “News 24”.

Si jurist, ai tha se përdorimi i lëndës narkotike nuk përbën vepër penale, por theksoi se duhet hetuar më tepër për të zbuluar lidhjen.

LEXO EDHE:  Intervista e Petrit Vasilit në “Opinion”/ Ylli Manjani, LSI, Klement Balili zgjedhjet dhe LSI

“Askush nuk duhet të presë, kjo nuk është çështje burgu. Ka vepër penale, me aq sa shohim në video mund të jetë çdo gjë mund të jetë asgjë. Ka përdror drogë dhe si përdurues nuk është vepër penale. Pra kur ata rrëmojnë gjejnë edhe gjëra të tjera. Kjo është histori Shqipërie që nuk mbaron kurrë.

Duke bërë shurrë në në publik prap do të hetoje SPAK-u. SPAK duhet të merret me zyrtarët e larte. Unë nuk mendoj se ky është rasti tipik i SPAK-ut. Testi real i SPAK është ç’bëhet me paranë publike. A përdor drogë, Hasani, Hyseni apo Alla kush është esëll dhe kush është i dehur në këtë vend, por prap insistoj që zyrtarë të kësaj natyre gjesti i parë që bëjnë është largohen menjëherë nga detyra. Por jo të tregohesh i fortë, unë jam këtu. Por kur thotë më kanë bërë shantazh. Nese zotëria thotë që më kanë bërë shantazh do të thotë se pranon që është ai”, u shpreh ai më tej./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri, pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për “Ballkan web”, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi “qytetarin dixhital”, që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të Bashkisë për “Javën e Verës”

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Ish-ministri ironi me Ramën/ Shqipërisë i është vënë flaka, kudo ndriçon drita e partisë

LEXO EDHE:  Aleancë PS-PD?!/Ish-ministri i LSI paralajmëron Ramën e Bashën: S’do flini të qetë!

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Shkarkim?! Manjani “sfidon” Ramën/Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen

LEXO EDHE:  Boja ndaj Ralf Gjonit/ Manjani akuza Kryemadhit dhe LSI: Veprime naziste

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE