Connect with Us

Video-Goditen katër raste të krimeve ndërkufitare/ Sekuestrohen mjete luksoze, trajler dhe dokumente false

Kronika

Video-Goditen katër raste të krimeve ndërkufitare/ Sekuestrohen mjete luksoze, trajler dhe dokumente false

Publikuar

-

Policia Kufitare në Kakavijë ka goditur 4 raste të krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, analizës së riskut dhe bashkëpunimit me autoritetet doganore.

Mësohet se janë sekuestruar nga Policia Kufitare, Frontex-i dhe shërbimet doganore 2 automjete luksoze, 1 trajler, si dhe 1 dokument i dyshuar i falsifikuar.

Po ashtu, janë proceduar penalisht 4 shtetas, ndër ta një shtetas grek dhe një shtetas boshnjak.

“Policia Kufitare e Kakavijës vijon kontrollet e imtësishme në vijën e dytë në hyrje dhe në dalje, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Në vijim të goditjeve të ditëve të para të këtij viti, ku u bllokuan 5 automjete, katër prej të cilave luksoze, lëndë narkotike heroinë e dokumente të falsifikuara, gjatë dy ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizave të riskut, janë evidentuar dhe goditur edhe 4 raste të tjera të krimeve ndërkufitare dhe konkretisht janë bllokuar 3 automjete, dy prej të cilave luksoze, si dhe është sekuestruar edhe një dokument i falsifikuar që do përdorej për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, konkretisht:

Në hyrje të RSH-së u sekuestrua një automjet i markës “Nissan”, me targa bullgare, në pronësi të një firme të huaj dhe në përdorim nga shtetasi grek me iniciale N. D., 56 vjeç, banues në Kozani, Greqi. Automjeti rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë mjeti dyshohet i vjedhur dhe i trafikuar. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Po në dalje të RSH-së, falë kontrolleve të shtura dhe analizës së riskut, Policia Kufitare  sekuestroi automjetin e markës “Audi Q7”, me targa shqiptare, i drejtuar nga shtetasi shqiptar me iniciale A. B., 53 vjeç, banues me Vlorë. Ky automjet rezultoi me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe i vjedhur në vendet e BE-së. Drejtuesi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të shtuara, po në dalje të RSH-së, nga Policia Kufitare u sekuestrua automjeti i llojit “Rimorkio”, i markës “Mercedes Benz”, me targa të Bosnje Hercegovinës, me drejtues shtetasin boshnjak me iniciale M. D., 41 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë. Ky automjet rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë i vjedhur dhe i trafikuar. Shtetasi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit ju uron: "Gëzuar Vitin e Ri 2017"

Po në kuadër të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshëm të kufirit në dalje të RSH-së, nga shërbimet e Policisë Kufitare u sekuestrua një leje drejtimi greke e dyshuar si e falsifikuar. Leja e drejtimit ishte ne posedim te shtetasit shqiptar me inicialet V. P., 57 vjeç, banues në Greqi. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Verimet hetimore janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me prokurorinë.

Policia Kufitare e Kakavijës është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritete doganore dhe me Policinë Kufitare greke të Kakavijës.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës/ 42-vjeçari u plagos nga hajduti

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur detaje të reja, për ngjarjen në Durrës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 42 vjeçar.

Sipas njoftimit, autori i plagosjes kishte shkuar në banesën e vëllait të të plagosur për të grabitur.

Pasi Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

“Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 10 kg marijuanë në Kakavijë, në pranga 24-vjeçari

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi "Bajri"/ Zbardhen detajet e operacionit

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Durrës/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak më parë në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se personi të cilit ende nuk i dihet identiteti është plagosur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërkohë që mësohet se policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Itali/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e lokalit

Publikuar

-

Nga

Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Mësohet se i riu punonte në një bar në Roça Imperiale dhe mbrëmjen e djeshme, para se të mbyllte punën, ka sulmuar pronarin me thikë në shpinë dhe krahë.

Fatmirësisht italiani ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra, falë disa kalimtarëve që kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë.

Ndërkaq, i riu shqiptar ka tentuar të largohet  por është ndaluar në autostradën 106 në San Nicola di Roça Imperiale.

LEXO EDHE:  Bie në pranga klani mafioz/ 18 të arrestuar, mes tyre Kryetari i Bashkisë

LEXO EDHE:  Frontex në Shqipëri/ Oficerët zbarkojnë në Kakavijë

Shqiptari i arrestuar për vrasje në tentativë, tani është në burg./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE