Connect with Us

U vetëdorëzua në polici për vrasjen e Vilson Tafçiut/ Zbardhet dëshmia e të riut

Kronika

U vetëdorëzua në polici për vrasjen e Vilson Tafçiut/ Zbardhet dëshmia e të riut

Publikuar

-

Noel Dishi, autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu (Ndokaj) në zonën e “Astirit” në Tiranë, ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e të riut.

Dishi tha para bluve se nuk ka lidhje me ngjarjen, e cila tronditi Tiranën mbrëmjen  e 20 janarit.I riu u vetëdorëzua në policia gjatë ditës së sotme, pasi autoritetet ishin vënë në kërkim të tij.

“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë autori i dyshuar.

Dishi ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

LEXO EDHE:  SHBA ka dëshmi të pakundërshtueshme/ Irani thyhen sanksionet e OKB-së

Dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, ai ka qëlluar për vdekje me armë Tafçiun.

Ndërkohë, policia në bashkëpunim me prokurorinë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Itali/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e lokalit

Publikuar

-

Nga

Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Mësohet se i riu punonte në një bar në Roça Imperiale dhe mbrëmjen e djeshme, para se të mbyllte punën, ka sulmuar pronarin me thikë në shpinë dhe krahë.

Fatmirësisht italiani ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra, falë disa kalimtarëve që kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë.

Ndërkaq, i riu shqiptar ka tentuar të largohet  por është ndaluar në autostradën 106 në San Nicola di Roça Imperiale.

LEXO EDHE:  Kokainë dhe marrëdhënie intime/ Marsida Qatja përfundon në prokurori pas dëshmive kontradiktore

LEXO EDHE:  Ngjarja në Bularat/ Zbardhen dëshmitë e banorëve

Shqiptari i arrestuar për vrasje në tentativë, tani është në burg./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me 2 burgime të përjetshme/ Gjykata rrëzon kërkesën e Admir Tafilaj për të ulur dënimin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Burrelit, me gjyqtarë Murat Lleshi ,ka rrëzuar kërkesën e kapobandës, Admir Tafilaj, i cili kërkonte ulje dënimi.

Tafilaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si “grupi tritoli”.

Në faktet që Drejtoria e Burgjeve paraqiti theksonte se ky i dënuar  nuk krijon bindjen e një qëndrimi pendues ndaj veprave penale për të cilat është dënuar, madje në dhomën e qelisë së tij  janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas 18 vjeçaren

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotm.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 18 vjeçare ndërsa po kalonte rrugën në afërsi të fshatit Buçimas në Pogradec.

E reja po transportohet drejt spitalit me urgjencë. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE