Connect with Us

“Turpi i Bulqizës”/ Gjunkshi thirrje Lefter Allës” Nëse e ndjen se je djalë Dibre, jep dorëheqjen

Politikë

“Turpi i Bulqizës”/ Gjunkshi thirrje Lefter Allës” Nëse e ndjen se je djalë Dibre, jep dorëheqjen

Publikuar

-

Xhemal Gjunkshi “i përvishet” Lleshajt/ “Pse fole me tone kërcënuese në sy të vajzave të mitura”

Ish deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me rastin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili u kap duke marrë kokainë.

Gjunkshi shkruan se rasti i Lefter Allës, është modeli që ka ofruar Edi Rama për qeverisjen e gjithë vendit, e veçanërisht të Qarkut Dibër, ndërsa i bën thirrje këtij të fundit ta shkarkojë urgjentisht.

“Kryeministri duhet të kishte shkarkuar Leter Allën, të droguarin e Bulqizës.

Heshtje dhe indiferentizëm pas transmetimit të videos shokuese të transmetuar në ABC TV, ku shihet Kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Bulqize Lefter Alla duke thithur lëndë narkotike, kokainë, në ambient publik, ne grup, si neper narko – filma.

Rasti i Lefter Alles, është modeli që ka ofruar Edi Rama për qeverisjen e gjithë vendit, e veçanërisht të Qarkut Dibër.

Edi Rama e urren Dibrën dhe zgjuarsinë e dibraneve, e urren trimërinë, bujarinë, fisnikërinë dhe traditat e Dibrës të trashëguara në breza.
Edi Rama e ka frikë Dibrën e dibranet dhe për këtë arsye gjate gjithë këtyre viteve qeverisjeje ka bërë gjithçka për të njollosur, baltosur, poshtëruar dhe denigruar Dibrën, dibranët, mendjen dhe trutin e Shqiptattisē.

Nen regjimin e Edi Ramës, dibranët ndjehen të pushtuar nga një grup mafioz që quhet Rilindje e lidhur ngushtë me grupet më të rrezikshme kriminale, që veprojnë në qark e me gjerë.
Ky grup mafioz që ka kapur të gjitha hallkat e pushtetit në Dibër drejtohet nga deputeti Ulsi Manja me të emëruarit Dionis Ymeri, Robert Aga, Arben Keshi, Bekim Krashi, Lefter Alla, etj, me bekimin e Edi Ramës.

Dibranet nën regjimin e Edi Ramës janë varfëruar në mënyrë të tejskajshme. Kjo është arsyeja që rinia e shkolluar, dibranët e ndershëm po braktisin Dibrën.

Partia Demokratike i ka denoncuar në vazhdimësi politikat diskriminuese dhe selektive të qeverisë ndaj biznesit, fermerëve etj.

Partia Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes se Rilindjes, ka evidentuar dhe denoncuar me fakte veprimtarinë e mafies se Edvin Drogës ne Dibër, lidhjet e saj me grupet me të rrezikshme kriminale që veprojnë ne qark.

Kemi denoncuar në prokurori me fakte, me zë e figure përfshirjen e strukturave shtetërore, veçanërisht të Policisë se Shtetit në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 dhe ato të vitit 2017.

LEXO EDHE:  Top Channel i gjuan me top kullat e Edi Ramës

Të gjithë këto përgjime flejne në dosjen Nr. 184, ku del hapur blerja masive e votës nga një grup kriminal i drejtuar nga deputetet Damjan Gjiknuri e Ulsi Manja, në bashkëpunim me strukturat shtetërore, veçanërisht të atyre me uniforme.

Përfshirja e drejtuesve me të lartë të Policisë ne blerjen e votës, ishte ne rastet me flagrante të ndodhura në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Në Dibër është bërë shumë popullore shprehja e Ulsi Manes, e dalë nga përgjimet:

“ Ma nalt mor burrë, ma nalt…”,

Qytetarët e përdorin këtë shprehje në çdo rast.

Drejtuesit mafioze në Polici, të lidhur ngushte me botën e krimit në Dibër, pas shërbimit që i bënë Edi Ramës në vjedhjen e votës kërkuan shpërblimin pas zgjedhjeve.

Kështu, Robert Aga kërkoi si shpërblim administrimin e “ minierës se arit “, Bulqizën, Arben Keshi është emëruar Drejtori i Llixhave në Peshkopi etj.

Dosja nr. 184 ka shkuar në “ drejtim të paditur “ e për rrjedhoje mafiozët e veshur me pushtet vazhdojnë të qetë veprimtarinë e tyre kriminale nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Këto mafioze në pushtet kanë shndërruar edhe familjet e tyre në familje mafioze.

Ngjarjet e fundit në Dibër e tregojnë këtë, prangosja për herë të dytë në flagrancë me drogë e vëllait të Shefit të Komisariatit Robert Agës, djalit të Kryetarit të Bashkisë Bulqize, Lefter Alla, vetë Kryetari Alla duke thithur kokainë etj.

Të gjitha këto tregojnë se Edi Rama është njeriu i kokainës dhe nuk mund të qeverisi pa njerëz të sojit të vet, pa kriminelë, pa përdorues e trafikantë droge, prandaj largimi i tij nga pushteti ilegjitim që ka zaptuar vendin është emergjencë kombëtare, është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit në këto momente kaq të vështira.

I bej thirrje Kryeministrit të shkarkojë urgjentisht narkomanin e emëruar Lefter Alla.

I bej thirrje të emëruarit Lefter Alla të largohet nga zyra që e ka zaptuar nën bekimin e Edi Rames dhe nën fuqinë e krimit, pasi ai nuk përfaqëson qytetarët e Bulqizës, përkundrazi ai është turpi i Bulqizës.

Lefter në rast se e ndjen sadopak që je djalë Dibre; Minimumi, Jep dorheqjen!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  A ka ndonjë të emëruar normal Rama?/ Ish deputeti shpërthen në akuza pas skandalit me Lefter Allën

LEXO EDHE:  Top Channel i gjuan me top kullat e Edi Ramës

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Etilda në hotelet e çudirave

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Basha në mbrojtje të Blushit/ Edi Rama, rreziku më i madh i zgjedhjeve

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  Meta takon kryeministrin e Vietnamit/ Pritet nënshkrimi i marrëveshjes së rëndësishme

LEXO EDHE:  Komenti nga Top Channel/ Ku do shkojë Ilir Meta?

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE