Connect with Us

Takim Rama-Basha jashtë shtetit?/ Analisti-Berishës: Po sikur të shikoni foton?

Politikë

Takim Rama-Basha jashtë shtetit?/ Analisti-Berishës: Po sikur të shikoni foton?

Publikuar

-

Analisti Lorenc Vangjeli ka pyetur ish kryeministrin Sali Berisha për një takim të mundshëm Rama-Basha në një nga vendet fqinje.

Berisha e ka mohuar këtë fakt duke u shprehur i bindur se nuk ka pasur një takim mes tyre.
Ndërkohë Vangjeli ka këmbëngulur duke përmendur një foto ku Basha shfaqet duke buzeqeshur pas Ramës.

Vangjeli: A ka pasur një takim Rama-Basha jashtë shtetit, në një nga vendet fqinje, në janar të këtij viti?
Berisha: Keqardhja ime është që bie viktimë e zyrës Fuga. Ju garantoj qe jo.
Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni foton ku Basha buzëqesh pas Ramës.
Berisha: Të viktimizoi Fuga, nuk asnjë takim të fshehtë me Edi Ramën,kjo është një praktikë e Edi Ramës që nga viti 2017 që sa herë bie në vështrësi hap lajme që jam duke diskutuar me Bashën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Publikuar

-

Nga

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku ndër të tjera thuhet se “Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin”.

Në një postim në rrjetet sociale, Denis Dyrnjaja shkruan se togfjalëshi “çdo mjet”, është gjithë thelbi i deklaratës.

Sipas tij, “Tik Taku” po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm.

“Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin!

Thelbi i gjithë kësaj fjalie brenda mesazhit të lëshuar nga Ambasada Amerikane është te togfjalëshi “çdo mjet”. Kush nuk lexon, nuk dëgjon dhe nuk kupton ose bën sikur ose është naiv. Trimëria dhe sfida alla komuniste ndaj komplotistëve dhe imperialistëve amerikanë ngjajnë shumë po shumë idioteske. “Çjerrja” dhe “demaskimi” i armiqëve është një histori e vjetër por që funksiononte kur populli jetonte në errësirë dhe terr informacioni. Sot që të gjithë e dinë se ç’bëjnë të gjithë, si e vështirë të besohen dokrrat dhe predikimet e ndershmërisë. Tik Taku po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm. Kujdes nëpër letra ka gjithmonë gjurmë papastërtie që kujtojnë atë shprehjen e bishtit të qenit, i cili bisht qeni mbetet.

LEXO EDHE:  Foto/Jennifer Lopez nuk plaket, poston foton me format perfekte

LEXO EDHE:  Artan Hoxha nuk ndalet/ Pas fotove, publikon videon e parcelës me kanabis

Imagjinoni që pas kësaj shprehje qëndron treshja Joe Biden (President i SHBA) Antony Blinken (Sekretar i Departamentit të Shtetit) dhe përfaqësuesja e tyre në Shqipëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Nga ana tjetër Berisha dhe ca hyzmeqarë, puthadorë, apo “doracë” korruptivë pushteti. Përballje e ekuilibruar duket”-shkruan Denis Dyrnjaja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U takua me një ish-Sigurims”/ Jozefina Topalli hedh poshtë lajmin: Sot ndjej vetëm neveri

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims thuhet se është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.

Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Sot ndjej vetem neveri.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Peleshi jep lajmin e mirë/ Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka bërë të mundur parandalimin e katastrofës, në zonën e lumit të Vlorës.

“Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha nuk ndalet/ Pas fotove, publikon videon e parcelës me kanabis

LEXO EDHE:  Skandali i policit/ Protestë kundër dhunës seksuale

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.”-shkruan Niko Peleshi.

LEXO TE PLOTE