LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me kryebashkiakët/ Pollo: PS zgjedh gjithmonë "mollët e kalbura"

23 Janar 2020, 17:07, Politikë CNA
Skandali me kryebashkiakët/ Pollo: PS zgjedh gjithmonë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, i ftuar në rubrimën ?Opinion? në Neës 24, teksa ka komentuar rastin e video-skandalit të kryebashkiakut të Bulqizës, u shpreh se PS duhet të reagojë publikisht dhe të japë llogari pse zgjedh gjithmonë ?mollët e kalbura?.

?Kemi të bëjmë me ofiqar. Është i gjashti i PS që del me probleme të tilla. Është rasti i Shqipërisë, në Cuovadis se ku po shkojmë. Pse nuk reagon PS? I dyti në parti tha se ?është përgjegjësi individuale?.

Mund të jetë përgjegjësi e atij që ka bërë një dënim në Greqi dhe ka gënjyer dhe s?ka treguar. Po kjo dorë që i zgjedh, gjithmonë mollët e kalbura kap?! Pse s?ka bërë verifikime? Përgjigje e japim kollaj. Ta zëmë se jemi në një vend të Europës, partia do të reagonte. Do distancohej. Do e përjashtonte dhe do t?i kërkonte dorëheqje. PS si në rastin e drejtuar nga Rama, si në rastin e Elvis Rroshit, deri te ky i fundit, ose hesht ose?. Drejtësia ka punën e vet tani. Ne jemi në terrenin e përgjegjësisë politike. Një parti që kandidon një person s?mund të jetë ?përgjegjësi individuale?. Nëse video është e vërtetë, duhet ta hetojë SPAK. Pra kemi një kryebashiak që merr kokainë, që është vepër penale. Kur një zyrtar kryen vepër penale, në një vend tjetër, do të vihej në lëvizje përjashtimi i tij nga partia. Këtu s?ka asnjë reagim. Prokuroria duhet të dojë 2 muaj që të hetojë. Këtu kemi të bëjmë me një të keqe që po zbulohet.? theksoi Pollo./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga