LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rilindja braktis kryebashkiakun/ Përgjegjësia është personale

23 Janar 2020, 12:05, Politikë CNA
Rilindja braktis kryebashkiakun/ Përgjegjësia është

Pas publikimit të një video nga gazetari Artan Hoxha, ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës shfaqet duke konsumuar kokainë, ka pasur reagime edhe nga socialistët.

Disa prej deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë qenë sot në Komisionin e Ligjeve, janë shprehur se përgjegjësia e Allës është personale.

Kreu i Komisionit të ligjeveUlsi Manja është shprehur për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu se: Përgjegjësia është individuale, PS është e qartë në vullnetin e saj që në ditën që ka votuar ligjin e dekriminalizimit.

Ndërkohë që për habinë e të gjithëve ka dhe socialist që nuk e kanë parë fare videon, si deputeti i qarkut të Beratit Adnor Shameti.

Shameti: Nuk kam koment, nuk e kam parë videon. Përgjegjësia juridike eshte përgjegjësi personale.

Nga ana tjetër ministri Majko nuk pranoi të komentonte videon e kryebashkiakut Alla.

Lajmet e fundit nga