LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Richard Grenell "ultimatum" Kosovës dhe Serbisë

23 Janar 2020, 13:47, Kosova & Bota CNA
Richard Grenell "ultimatum" Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuar special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi i ka përcjellë mesazhe të qarta si Prishtinës edhe Beogradit.

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, tha në Prishtinë, se Kosova duhet të heqë taksat ndaj mallrave serbe, ndërsa nga ana tjetër Serbia duhet ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Këtë mesazh ambasadori Grenell do ta përcjellë edhe në Beograd, të cilin do ta vizitojë pas përfundimit të vizitës  në Kosovë.

Grenell: Nuk përzihemi tek qeveria

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparim në zhvillimin ekonomik, taksa 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të ndodhë në të njëjtën kohë kur edhe Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, tha ambasadori Richard Grenell, pas një takimi që zhvilloi me Albin Kurtin i mandatuar për krijimin e qeverisë së Kosovës dhe që është në biseda për arritjen e një koalicioni me LDK. Grenell takoi edhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin tha se e ndau të njëjtin mesazh dhe përsëriti se SHBA nuk përzihen në bisedimet e formimit të qeverisë së Kosovës.

“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z.Mustafën që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë. E ndava mesazhin e njëjtë që është se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihemi ose se si do të formohet qeveria, ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik dhe e ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejt duke hequr taksën ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia të ndalë fushatën për tërheqje të njohjeve të Kosovës?, tha Richard Grenell.

Thaçi: Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm

I dërguari Special SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, erdhi mbrëmë vonë në Kosovë ku zhvilloi një darkë pune fillimisht me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit falënderoi ambasadorin Grenell dhe presidentin Donald Trump për marrëveshjen rreth linjës ajrore Prishtinë- Beograd, duke besuar që do të arrihet edhe marrëveshja finale Kosovë-Serbi. “Mendoj që është diçka e re, ajo që të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Richard Grenell dhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë se nën lidershipin e presidentit Donald Trump do të arrijmë deri te marrëveshja finale ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit në rajonal”, tha Presidenti Hashim Thaçi. Edhe Presidenti Thaçi, tha ndërkaq se “ambasadori Grenell është i ngarkuar special për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga presidenti Donald Trump dhe vizita e tij në Kosovë  nuk lidhet me çështjet e brendshme dhe lokale politike?.

“Ne do të diskutojmë për dialogun, do të diskutojmë për çështjet që janë jetike të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të kultivimit të përjetshëm të relacioneve në mes të Prishtinës dhe Washingtonit. Kështu që është jashtë agjendave lokale dhe elektorale kjo vizitë, por është agjendë e planifikimit të shtyrjes përpara të dialogut për çka kam besim. Përsëri e ritheksoj se me lidershipin e presidentit Trump do t’ia arrijmë”, tha Presidenti Thaçi.

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuar special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi po qëndron në rajon pak ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë Beograd. Kjo linjë me të cilën do të operojë agjencia gjermane e fluturimeve Lufthansa, siç thuhet, do të përmirësojë lidhjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./ DW

Lajmet e fundit nga