LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qeshni kur unë flas”/ Deputeti i ofenduar, merr çantën dhe largohet nga Komisioni i Ligjeve

23 Janar 2020, 10:29, Politikë CNA
“Qeshni kur unë flas”/ Deputeti i ofenduar, merr

Deputeti Adriatik Alimadhi ka braktisur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për projektligjin e amnistisë.

Alimadhi u ndje i fyer nga kolegët e mazhorancës dhe u largua nga mbledhja.
Që në fillim ai kërkoi që t’ia bënte pyetjet një e nga një ministres, por që u kundërshtua nga socialisti Bashkim Fino.

Fino: Zbato rregulloren, cdo deputet ka te drejte për të bërë pyetje, jo përgjigje të pyetjeve një nga një, pyetjet bëhen të gjitha bashkë.

Manja: Do bëjmë një përjashtim për zotin Alimadhi.
Ndërkohë që teksa ishte duke folur Alimadhi, pati ndërhyrje nga ana e socialistëve.

Alimadhi: Qeshni kur unë flas, më thoni nëse nuk më doni në komision dhe largohem. Nuk ofendoj asnjë, mos qeshni të paktën kur flas. E bëtë një opozitë që të ikte, po largohem edhe unë.

Pas kësaj Alimadhi u largua nga mbledhja ndërkohë që ministrja Gjonaj vijoi raportimin për amnistinë.

Lajmet e fundit nga