Connect with Us

Pastrimi i parave/ Moneyval lë Shqipërinë në “monitorim të zgjeruar”

Ekonomi

Pastrimi i parave/ Moneyval lë Shqipërinë në “monitorim të zgjeruar”

Publikuar

-

Shqipëria do të mbetet edhe gjatë vitit 2020 në një monitorim të zgjeruar sa i takon riksut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Qeveria shqiptare ka raportuar në Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) lidhur me masat që ka marrë gjatë vitit 2019 në kuadër të forcimit të luftës ndaj këtij fenomeni ka marrë vlerësime pozitive por është lënë sërish në mbikëqyrje. Në përgjigje masave që janë marrë sipas rekomandimeve që kishte lënë më herët Moneyval, në raportin e vitit 2018 thuhet se vendi ynë do të mbetet nën mbikëqyrje të zgjeruar edhe për 2020 dhe se do të pritet që të raportohet për zbatimin.

“Shqipëria do të mbetet në ndjekje apo monitorim të zgjeruar dhe do të vijojë të raportojë tek Moneyval në vazhdimësi për të forcuar zbatimin e masave kundër pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Shqipëria pritet që të raportojë sërish në seancë brenda një viti” thuhet në raport.

Në total sipas këtij të fundit Shqipëria ka bërë progres sa i takon adresimit të çështjeve delikate të identifikuara në raportin e fundit të Moneyval. Pothuajse të gjithë rekomandimet janë parë dhe ka pasur masa në kuadrin ligjor duke ndryshuar edhe vlerësimet në shkallët e riskut ndërkohë që do të duhet të shihet zbatimi i tyre dhe efektet për ta nxjerrë ndoshta Shqipërinë nga ndjekja e zgjeruar.

Në vitin 2019 u morën masa për ndryshimin e kuadrit ligjor duke e përafruar atë me direktivat si dhe duke parashikuar riskun e pastrimit të parave në të gjitha hallkat. Në këtë kontekst ndërhyrje pati në kuadrin rregullator të Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. U ndryshuan aspekte që kishin të bënin me aksionerët e kompanive në parajsat fiskale, aktivitetet e organizatave jofitimprurëse apo mënyrat e raportimit.

Historiku i Shqipërisë më Moneyval, çfarë ndodhi në 2018

Në vitin 2011, Shqipëria u fut nga Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin e Shqipërisë për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave (raporti i klasifikon vendet me potencial të lartë të pastrimit të parave në listë të zezë dhe gri). Më pas, në 2015-n, Shqipëria do të dilte nga lista gri, një vlerësim ky që në atë kohë ishte mjaft pozitiv. Vendi kishte pesë vjet kohë që të adresonte problemet për të dalë përfundimisht nga zona e rrezikut.

Por, në raportin e 2018-s, Shqipëria hyri në listën e vendeve që do t’i nënshtroheshin një ndjekjeje apo monitorimi të zgjeruar nga ana e Moneyval për shkak të dobësive që u konstatuan në raportin e fundit të lidhur me masat ndaj parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit. Një fjali e kaluar pa shumë vëmendje duket se përçoi pikërisht këtë mesazh kur thekson se “bazuar në rezultatet e vlerësimit të tij Moneyval vendosi që të aplikojë procedurën e ndjekjes së zgjeruar në Shqipëri”.

LEXO EDHE:  FMN nuk ndryshon parashikimin për 2016 për Shqipërinë, e ul për 2015 dhe në afatgjatë

Sipas konkluzioneve të raportit, “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe seriozisht dëmton funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale. Autoritetet janë të vetëdijshëm për rreziqet nga korrupsioni, por zbatimi i ligjit deri më tani ka pasur një vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin e lidhura me pastrimin e parave. Një reformë e rëndësishme gjyqësore është duke u zbatuar për të adresuar më mirë rrezikun e korrupsionit që mbizotëron në vend”. Raporti thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme dhe kompanive tregtare. Niveli i lartë i ekonomisë informale, e kombinuar me përhapjen e lartë të cash, përbën një rrezik për pastrim parash. Ndërtimi ishte sektori më me risk për pastrimin e parave, sipas raportit që u publikua në dhjetor 2018.

Shqipëria kishte një vit kohë që të adresonte problemet, ose në një hap pas rrezikonte të hynte sërish në listën gri të vendeve që kanë rrezik të lartë të pastrimit të parave. Por duket se masat e marra kanë qenë të mjaftueshme për të mos e kaluar në këtë listë por sërish e kanë lënë atë nën monitorim.

Por çfarë është në fakt një ndjekje apo monitorim i zgjeruar? Në sistemin e Moneyval “enhanced follow up – ndjekje e zgjeruar” shpjegohet si një nga tre procedurat  që vlerësojnë masat e marra nga autoritetet sipas standardeve dhe rekomandimeve të Task Forcës për Vlerësim Financiar(FAFT)  kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.

“Territoret apo shtetet mund të vihen nën ndjekje të zgjeruar në rast se identifikohet papajtueshmëri serioze me standardet apo ku shtete apo territore nuk kanë marrë masa të kënaqshme për të dalë jashtë sistemit 5 vjeçar të vlerësimit të rregullt pas miratimit të raportit. Hapa të ndryshëm mund të aplikohen nën monitorimin e zgjeruar siç mund të jetë aplikimi i një prej hapave të “Procedurës së Pajtueshmërisë”, një plan veprimi që mund të zhvillohet dhe nxjerr në pah dobësitë mund të vijojë vlerësimi për raundin në vijim ose masa të tjera pajtueshmëria mund të aplikohen nëse e gjykon me vend Komisioni Europian./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Klima e biznesit në Shqipëri ka probleme/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ja si të tërheqim investitorët e huaj

Publikuar

-

Nga

Dhoma amerikane e Tregëtisë në vendin tonë ka mbajtur një konferencë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi si dhe rreth punës që është bërë dhe do të bëhet.

Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

” Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.” tha Enio Jaco.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

LEXO EDHE:  Interneti, shqiptarët e përdorin për të kërkuar informacion dhe parë filma/ Po europianet?

LEXO EDHE:  Negociatat/ S’ka marrëveshje pro Shqipërisë, ministrat e Jashtëm të BE nuk dakordësohen

Sipas tij, që që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme.
“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi Jaço./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Tatimet shtrëngojnë masat kundër evazionit fiskal/ Ja kur hyn në fuqi udhëzimi i ri

Publikuar

-

Nga

Tatimet syojnë të shtrëngojnë masat në luftën kundër  evazionit fiskal.

Kjo do të thotë se bizneseve do u kërkohet që bashkë me dorëzimin e bilanceve vjetore, të depozitojnë edhe emrin dhe kartën e identitetit të personit që ka bërë hartimin e bilancit.

Sipas asaj që raporton Tv Kaln, udhëzimi i ri do të hyjë në fuqi brenda muajit shkurt dhe synon të forcojë luftën kundër evazionit fiskal.

Aktualisht përgjegjësinë për mashtrimin e të dhënave të pasqyrave financiare që dorëzojnë kompanitë e mbajnë vetëm administratorët e firmës, por akti i ri do të synojë zgjerimin e përgjegjësive edhe te financieri i cili bën deklarime të pasakta me qëllim shmangien e pagesës së taksave.

LEXO EDHE:  Shqipëria ndër vendet e para për dëbime nga Gjermania

LEXO EDHE:  300 të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora mblidhen në Jalë/Klosi: Ja si nisa karrierën në administratë

Njëkohësisht me këtë nisëm, tatimet do të mbledhin brenda korrikut të këtij viti të dhënat e llogarive financiare që kanë në banka apo institucione të tjera personat jo-rezidentë që banojnë në Shqipëri, ku fokusi do të përqendrohet te tatimpaguesit e mëdhenj, për të parë nëse kanë paguar në përputhje me ligjin taksat në Shqipëri./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Konkurrenca rajonale/ Blegtorët në mbijetesë, përpunuesit e qumështit në vështirësi

Publikuar

-

Nga

Blegtorët shqiptarë prej vitesh vuajnë mungesën e politikave të qarta mbështetëse. Në kufijtë e mbijetesës, një pjesë po shkon drejt mbylljes, ndërsa pjesa tjetër ka vendosur të mos e zgjerojë më tej tufën. Ndryshimi i skemës së TVSH-së vitin e kaluar dhe zëvendësimi me rimbursimin 10 lekë për litër qumësht, përkeqësoi më tej situatën e fermerëve të vegjël, të cilët në dy muajt e fundit thonë se nuk e kanë përfituar subvencionimin. Nga ana tjetër, mungesa e prodhimit vendas ka bërë që një pjesë e kompanive vendase, të cilat kanë njohur zgjerim të vazhdueshëm, të drejtohen në vendet e rajonit për lëndë të parë, kryesisht në Serbi.

Nga Ledina Loga

Halimi dhe Iliri, babë e bir, i janë dedikuar prej vitesh fermës së tyre blegtorale në Lushnje. Për të ngritur fermën blegtorale, që nuk ka më shumë se 17 krerë lopë, kanë derdhur të gjithë të ardhurat e tyre familjare për ngritjen e saj, e megjithatë ata thonë se në fund të muajit nuk u mbetet gjë. “Po të kisha fitim, do të shtoja krerët”, thotë Halimi.

Kostot për ta mbajtur fermën në këmbë, ata i vlerësojnë shumë të larta. Për të ushqyer bagëtinë, ata kanë marrë 4 hektarë tokë me qira dhe 4 hektarë i kanë të vetat, ndërkohë që duhet të paguajnë shumë për plehrat kimike dhe karburantin. “Është folur shumë për uljen e çmimit të tyre, por deri më tani nuk kemi parë asgjë që të bëhet realitet”, thotë ai.

Mesatarisht, lopët në fermën e tyre prodhojnë 200 litra qumësht në ditë, për të cilat duhet të marrin 2000 lekë subvencion nga shteti (10 lekë për litër). Por, fermerët tregojnë për “Monitor” se për të paktën 2 muajt e fundit, nuk kanë arritur që të marrin rimbursimin.

Vështirësitë me subvencionimin e qumështit

Edhe ndryshimet e herëpashershme të skemave mbështetëse nuk i kanë dhënë qëndrueshmëri fermerit në aktivitetin e tij. Në muajin prill të vitit që lamë pas, Ministria e Bujqësisë, pas uljes së TVSH-së së rimbursueshme nga 20 në 6%, ndryshim që u shoqërua me protesta nga fermerët, të cilët lanë me qumësht rrugët, u vendos masë rimbursuese me 10 lekë për litër.

Sikurse shprehen fermerët, por pohojnë edhe kompanitë e mëdha të grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, jo të gjithë fermerët kanë arritur të përfitojnë.

Luis Ndreka, një prej drejtuesve të kompanisë Lufra, shprehet se nëse këtë vit nuk parashikohet një fond më i madh për subvencionimin e fermerëve, edhe viti 2020 do të jetë po kaq i vështirë për të gjithë zinxhirin e prodhimit, grumbullimit dhe përpunimin e qumështit. Ndërkohë, ndryshimi i skemës ka rritur kostot për industrinë e përpunimit. Saimir Begaj, përfaqësues i “Erzenit”, thotë se vetëm për vitin 2019 ka paguar 40 milionë lekë më shumë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, apo sa 80% e fitimit vjetor të kompanisë.

Qeveria e mori këtë masë nxitur nga kompensimet abuzive në disa zona, nisur nga fakti se çmimet e produkteve bujqësore nuk janë të monitoruara apo të kuotuara në një bursë, dhe administrata shtetërore e ka të pamundur të verifikojë nëse përpunuesi i ka dhënë fermerit 20% apo 6% mbi çmimin e tregut.

Nikolin Jaka, nga “Zepa Natyral”, sqaron se menjëherë pas hyrjes në fuqi në 2019-n, skema e re nxori defektet e ligjit për TVSH-në. Për të korrektuar situatën e krijuar në treg nga skema e re e rimbursimit të TVSH-së, qeveria propozoi skemën e rimbursimit të fermerëve me 10 lekë për litër qumështi të dorëzuar pranë pikave të grumbullimit/përpunimit, duke krijuar një nxitje për negocimin potencial të çmimeve midis palëve, si dhe nxitjen e formalizimit të fermerëve.

Megjithatë, sipas Jakës, ajo çfarë u konstatua në praktikë ishte kufizimi i vlerës maksimale të rimbursimit për fermer deri në 700 000 lekë në vit, e barasvlershme me 70 tonë qumësht në vit (prodhimi i qumështit nga 20-25 krerë lope për fermë).

“Për të përfituar kompensimin, fermerëve u mjafton vetëm fatura tatimore, gjë që nxit pozitivisht fermerët e vegjël për të formalizuar shitjet, por pa ndikuar ndjeshëm te fermerët e mesëm, të cilët janë edhe tregu potencial për grumbullimin e qumështit. Kjo skemë u zbatua nga muaji maj deri në mes të nëntorit 2019, ku u përfshinë rreth 3 220 fermerë, duke krijuar një efekt zbutës të skemës së rishikuar për rimbursimin e TVSH-së në masën 6% për fermerët, por pa e sfumuar vrimën e zezë të krijuar te hallkat e tjera të zinxhirit të prodhimit të qumështit”, thotë Jaka. Aktualisht, sipas kompanive grumbulluese, çmimi i blerjes së qumështit nga fermeri është 45 – 60 lekë me TVSh.

Për çdo litër qumështi të grumbulluar nga fermerët e vegjël, kompanitë përpunuese regjistrojnë në bilancet e tyre, TVSH të rimbursueshme nga shteti në vlerë rreth 2.7 lekë/litër (pra 6% të çmimit të blerjes së qumështit nga fermeri). Kur kompania përpunuese e shet litrin e qumështit në treg, do të shtojë në koston e përpunimit edhe normën e TVSH-së prej 20%.

Detyrimi që i lind kompanisë përpunuese për skemën e TVSH-së, do të jetë minimalisht në vlerë 10.7 lekë për një litër qumësht. Pra, detyrimi neto i TVSH-së, për të cilin përpunuesi ekspozohet ndaj shtetit, për çdo litër qumësht të blerë nga fermerët e vegjël, përllogaritet të jetë minimalisht 8 lekë/litër apo rreth 3 herë vlera e TVSH-së së rimbursuar nga shteti.

Ndërkaq, Nikolin Jaka, përfaqësues i kompanisë “Zepa Natyral”, thotë se protestat e fermerëve në fillim të vitit 2019, me derdhjen e qumështit në mënyrë demostrative, bënë të pamundur që përpunuesit të mund të negocionin uljen e çmimit të blerjes së qumështit nga fermeri, për të ndarë në këtë mënyrë humbjen e krijuar nga rishikimi i skemës së TVSH-së.

“Kjo bëri që këtë barrë fiskale ta mbajnë në kurriz vetëm përpunuesit e qumështit, në pamundësi për ta përcjellë humbjen te fermeri apo klienti fundor. Alternativa për të rritur çmimet ndaj konsumatorit fundor është praktikisht e pamundur, pasi sipërmarrjet përpunuese shqiptare konkurrohen nga kompanitë e importit, të cilat ndihmohen me subvencione në vendet e tyre të origjinës”, pohon Jaka.

Për të minimizuar sa më shumë efektin e ndryshimit të skemës së TVSH-së, në gjysmën e dytë të 2019-s, thuajse të gjitha kompanitë e përpunimit të qumështit u detyruan që të rrisin çmimet për produktet bazë.

Saimir Begaj i kompanisë “Erzeni” tha për “Monitor” se, prej qershorit 2019 u rritën çmimet e disa prej produkteve finale, ku një bidon kos u tregtua me një çmim 10% më të lartë.

Në fakt, rritjen e çmimit për produktet bazë të bulmetit në vend e faktojnë edhe të dhënat vjetore të indeksit të çmimit të konsumit. Çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve njohën rritjen më të lartë që prej 2014-s.

Po pimë qumështin e rajonit

Importet e produkteve bulmetore njohën një zgjerim të fortë në vitin 2019. Importi i produkteve bulmetore, ku qumështi zë një peshë të konsiderueshme të këtij grupi, u rritën me 22% në peshë  dhe 17% në vlerë. Kështu, të dhënat e INSTAT-it referojnë se për 12 muajt e vitin 2019 u importuan 23.4 milionë kg produkte bulmetore me një vlerë 3.8 miliardë lekë. Që prej viti 2013, importet e produkteve bulmetore në vend janë rritur më shumë se 70% në sasi dhe po aq në vlerë.

Të dhënat më të detajuara për kodin doganor 0410, i cili i referohet qumështit, tregojnë se për vitin 2018 (të dhënat për 2019-n ende nuk janë publikuar), janë importuar 9.2 milionë kg qumësht, apo 7.1 milionë dollarë. Në krahasim me vitin 2014, Shqipëria importoi 50% më shumë qumësht nga jashtë.

Kompanitë kryesore të përpunimit të qumështit thonë se janë detyruar që të drejtohen për të blerë në rajon për shkak të mungesës së prodhimit vendas, i cili nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e tyre dhe të tregut për produkte bulmetore. Për çdo vit për ta po bëhet më e vështirë për të plotësuar nevojat dhe për këtë detyrohen të importojnë nga vendet e rajonit, shpeshherë edhe me çmim më të lirë se mund ta marrin në Shqipëri, kjo për shkak se vendet e rajonit kanë kosto më të ulëta dhe fermat marrin mbështetje dhe subvencione.

Një nga problematikat kryesore të hallkës së parë të zinxhirit të këtij sektori është fragmentarizimi i fermave. Sipas Nikolin Jakës, nga “Zepa Natyral”, vetëm 12% e sasisë së qumështit të prodhuar në vend është e destinuar për t’u përpunuar nga kompanitë e përpunimit. Thuajse 60% e fermave në Shqipëri kanë vetëm një lopë dhe kryesisht qumështi i tyre është për përdorim vetjak familjar.

Shumica e fermave të qumështit të lopës (rreth 59% e tyre) rezultojnë të kenë vetëm 1 lopë, kryesisht për përmbushje të nevojave për konsum vetjak. Rreth 60% e qumështit të prodhuar konsumohet direkt nga ferma pa kaluar në zinxhirin e përpunimit dhe kontrollit të produkteve ushqimore. Rreth 33% e fermave të mbetura vlerësohet të kenë 2-3 lopë dhe mund të konsiderohen si ferma hibride, pra që prodhojnë për konsum vetjak apo dhe për të shitur.

Nga totali i fermave të regjistruara, vetëm 8%, apo rreth 13 mijë ferma përbëjnë ofertën potenciale të sektorit përpunues, pasi kanë më shumë se 4-5 lopë dhe paraqesin interes për grumbulluesit. Për sa u përket fermave të mëdha, të cilat pretendohet të kenë standarde më të larta të zbatuara mbi cilësinë dhe kontrollin e qumështit të prodhuar, raportohen rreth 1 748 të tilla (1% e fermave), me një numër më të madh se 11 krerë lopë, të cilat kanë një orientim më të fortë drejt tregut dhe një potencial më të lartë për investime shtesë në të ardhmen.

Kompanitë e përpunimit zgjeruan të ardhurat, por fitimet u tkurrën në 2019

Të gjitha kompanitë e përpunimit të qumështit deklarojnë se viti 2019 shënoi një reduktim të dukshëm të marzheve të fitimit. Disa prej aktorëve kryesorë druhen për rezultate negative, pavarësisht rritjes së shitjeve nga ana e tyre. Kjo do të sjellë që sektori të tkurrë investimet e planifikuara për periudhat e mëvonshme.

Viti 2018 ishte një vit pozitiv për sa u përket të ardhurave dhe fitimeve të kompanive kryesore të përpunimit të qumështit. Ndërsa për sa i përket vitit 2019, për të cilin ende nuk janë publikuar pasqyrat financiare të kompanive, aktorët kryesorë thonë se ndonëse kanë pasur rritje të të ardhurave, fitimet janë tkurrur ndjeshëm.

Kështu, në vitin 2018, kompania më e madhe në vend për nga qarkullimi është “Lufra”, e cila gjeneroi 1.3 miliardë lekë të ardhura me një rritje prej 31% në krahasim me një vit më parë. Po ashtu, edhe kompania “Erzeni” njohu rritje po aq të lartë të të ardhurave të kompanisë, me 1.2 miliardë lekë të ardhura të gjeneruara nga aktiviteti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, kompanitë kryesore në vend shënuan rritje të të ardhurave. “Gjirofarma” realizoi në 2018-n 335 milionë lekë, rreth 17% më shumë.


 

Është rritur kërkesa për qumësht, ndërsa prodhimi i qumështit është pakësuar

Flet Saimir Begaj, përfaqësues i kompanisë “Erzeni”

Ndonëse vijojnë që të konsolidojnë pozitat e tyre në treg, tashmë fitimet për kompanitë e përpunimit të qumështit janë bërë “të mundimshme”. Vetëm për vitin 2019, kompania “Erzeni” pagoi 40 milionë lekë më shumë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, thuajse sa 80% e fitimit të saj. Ndryshimi i skemës së TVSH-së, vitin e kaluar, kur kompanitë blinin lëndën e parë me TVSH 6% në blerje dhe shisnin me 20%, rëndoi situatën financiare, çka i detyroi ata që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar të rishikonin çmimet për konsumatorët finalë.

Si ka qenë deri më tani ecuria e sektorit të grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, duke marrë në konsideratë se fillimi i vitit 2019 pati problematika me ndryshimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së?

Ecuria në sektorin e përpunimit të qumështit ka qenë shumë e vështirë duke frenuar ndjeshëm investimet e parashikuara pasi ndryshimi i skemës ka rënduar direkt në portofolin e kompanive. Ne e kuptojmë kur ministria thotë që TVSH-ja nuk ka lidhje me të ardhurat apo shpenzimet e kompanisë, por në të vërtetë e kundërta ndodh këtu: fermeri shqiptar nuk e di se çfarë është shitja me apo pa TVSH, fermerit i intereson se sa para merr në dorë dhe, nëse ne do të vijonim me praktikën e ministrisë (çmimi pa TVSH plus 6%), atëherë të gjitha fermat do të ishin mbyllur.

Ministria merr një model të gatshëm në një nga vendet e përparuara, siç është Irlanda, dhe e zbaton në Shqipëri, pa marrë parasysh realitetin këtu. Unë nuk di se sa fermerë me autofaturë ka në Irlandë, por një gjë është e sigurt: atje ose je fermer i madh ose nuk je fare.  Pse duhet të shkojmë kaq larg për të marrë një model, kur nuk na lidh asgjë me realitetin tonë. Ne nuk konkurrojmë me Irlandën, as me Anglinë. Shqipëria konkurron me rajonin, Maqedoninë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Italinë.

LEXO EDHE:  Europarlamentari McAllister inkurajon Shqipërinë

LEXO EDHE:  Interneti, shqiptarët e përdorin për të kërkuar informacion dhe parë filma/ Po europianet?

Duhen marrë modelet e rajonit dhe duhet gjetur diçka e mesme, e përshtatur me realitetin këtu, në mënyrë që të jemi konkurrues. Kompania jonë për vitin 2019 ka paguar 40 milionë lekë TVSH më shumë vetëm nga ndryshimi i paketës fiskale ose rreth 80% të fitimit. Rimbursimi direkt i fermerëve ka pasur ndikimin e vet, por që shumë pak e kanë përfituar atë.

Në 2018-n, kompanitë e mëdha njohën zgjerim të të ardhurave nga aktiviteti, edhe si pasojë e formalizimit të mëtejshëm të sektorit. Si ishte situata gjatë 2019-s?

Është e vërtetë që kemi pasur zgjerim të të ardhurave dhe kjo si pasojë e formalizimit, por që ka akoma biznese të paformalizuara dhe këto janë kryesisht biznes i vogël.

Biznesi i vogël, në dallim nga ne, nuk blen dhe nuk shet me TVSH dhe për rrjedhojë ai është më konkurrues krahasuar me ne, me të paktën 32% të ardhura më shumë. Këtë kosto të shtuar nga kompanitë e mëdha, fermeri duhej ta merrte nga shteti, ndërkohë që bizneset joformale ia paguajnë  në dorë.

Këtë problem e hasëm vitin që shkoi, pasi shumë thonë që janë biznes i vogël, por e vërteta është krejt ndryshe. Sot kemi biznese të vogla që përpunojnë  deri në qindra kuintalë qumësht në ditë. Që të kalosh biznes i vogël me TVSH, do të mjaftonin vetëm 360 litra qumësht lope në ditë ose 350 litra qumësht deleje në ditë për 5 muaj prodhim sezonal. Ndërsa që të kalosh biznes i madh, do të mjaftonin 850 litra qumësht lope në ditë ose 800 litra në ditë qumësht deleje e llogaritur në 5 muaj sezon.

Gjashtëmujori i parë i 2019-ës ishte shumë keq pasi pritej që qeveria të ndërgjegjësohej dhe ndoshta të ndryshonte paketën fiskale, por kjo gjë nuk ndodhi dhe në gjashtëmujorin e dytë u vendos të rriteshin çmimet e disa artikujve që të përmirësohej sadopak situata. Kemi një rritje dyshifrore të të ardhurave, por me ulje të fitimit.

Cilat janë pritshmëritë e sektorit për vitin 2020?

Si në 2019-n, edhe 2020-n e presim me rritjen e të ardhurave, por duke na bërë ndër taksambledhësit më të mëdhenj të qeverisë, e cila është duke e ndrydhur shumë këtë sektor që është në hapat e parë të lulëzimit të tij ose ndër sektorët ku është investuar dhe vijohet të investohet duke u bërë konkurrues në tregun vendas. Këtë vit jemi në një projekt për të investuar rreth 2 milionë euro, por ky investim varet shumë nëse përfitojmë nga fondet IPARD. Në të kundërt, do të anulohet. Situata fiskale nuk është e favorshme dhe kthimi i investimit është i ulët dhe për rrjedhojë nuk e shikojmë të arsyeshme ta marrim përsipër këtë risk.

Nga ky investim, kompania jonë do të bëhej edhe më konkurruese duke hyrë në treg të paktën me gjashtë produkte të reja.

Të dhënat nga Doganat tregojnë se një pjesë e mirë e lëndës së parë (qumështi) po importohet nga vendet e rajonit, shpesh edhe me çmim më të lirë. Cilët faktorë po bëjnë që qumështi vendas të gjunjëzohet nga importi?

Në radhë të parë, qumështi vendas nuk po gjunjëzohet, por po orientohet. Dita-ditës po ulen fermerët e vegjël dhe po rriten fermat e mëdha (për ta prishur një fermë është më e lehtë se sa ta ndërtosh). Ky proces është i vështirë dhe kërkon kohën e vet.

Ne si kompani, por edhe kompanitë e tjera, mesa kemi dëgjuar, përveçse po investojmë në makineri e pajisje për industrinë tonë, po u japim mbështetje edhe fermave që të rriten dhe të përmirësojnë  cilësinë e lëndës së parë qumësht, po japim mbështetje direkt për shtimin e krerëve, këshillim për marrjen e kredisë në bankat e nivelit të dytë, orientim në blerjen e pajisjeve të mjeljes, kujdesin e higjienës në fermë, tanke ftohës etj.

Vetëm për qumështin e bagëtive të imta kemi shpërndarë rreth 600 kontejnerë inoksi dhe alumini në përdorim. Gjithashtu, duhet vënë në dukje dhe heqja nga tregu i produkteve të djathit me niseshte dhe proteinë, e cila ka qenë në sasi të konsiderueshme duke na konkurruar në mënyrë të padrejtë. Duhet theksuar se ky produkt prodhohej me pak qumësht dhe të jepte sasi të mëdha djathi duke zënë një pjesë të madhe të tregut.

Është e vërtetë që po vjen qumësht nga vendet e rajonit dhe kjo jo se po braktiset prodhimi vendas, por sepse është rritur kërkesa në treg dhe është pakësuar prodhimi vendas. Fermeri nuk rrezikon të shtojë aktivitetin e tij për shkak të mungesës së politikave nxitëse për punimin e tokës, rimbursimet e pakta, çmimi i tokës me qira është rritur, emigracioni dhe mungesa e krahut të punës kanë bërë që fermerët të mos nxiten në shtimin e tyre.

Pse qumështi në vendet e rajonit vjen me një çmim më të lirë? Si ka qenë ecuria e çmimit të qumështit në vend?

Fermat në vendet e rajonit janë më të konsoliduara dhe kanë burimet, rimbursime të ndryshme, që nga rimbursimi për litër, rimbursim për krerë të shtuar, rimbursim për krerë çdo vit, rimbursimi i karburantit, makinerive dhe pajisjeve bujqësore etj.  Çmimi i qumështit në vend është rritur më të paktën 10% nga viti i kaluar. Kjo rritje e çmimit vjen si pasojë e ndryshimit të paketës fiskale dhe mbështetja me 10 lekë për litër ka bërë që fermerët të rrisin kapacitetet prodhuese, por duke i kufizuar pasi nuk mund të përfitojnë më shumë se 70 mijë litra qumësht të shitur.

Sektori i grumbullimit dhe përpunimit të qumështit prej vitesh investon në kapacitetet e veta përpunuese?

Është e vërtetë që është investuar dhe investohet më shumë seç duhet, pasi vetë ne jemi rritur me këtë biznes. Vetëm në 2018-n ne si kompani investuam rreth 1.5 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtij investimi shkoi për linjën e paketimit të qumështit 1.4 litra, kosit 1 litër dhe dhallë. Ky investim përmirëson ndjeshëm higjienën e produktit dhe standardin e tij, duke filluar me pranimin e shisheve dhe transportimin e tyre për t’u mbushur, sterilizimi, mbushja në sallë me ajër të filtruar, tapatorja, etiketatriçja dhe paketimi në koli. Pjesa tjetër është shpenzuar në blerjen e depozitave maturatore dhe automatizimin e tyre.

Sa është mundësia që kompanitë shqiptare të fitojnë terren në tregjet rajonale?

Tregjet rajonale fitojnë terren vetëm nëpërmjet politikave fiskale. Pra nëse do të futej një produkt nga rajoni, na konkurron vetëm me çmim pasi blejnë  dhe shesin shumë herë më lirë nga ne. Për sa i përket teknologjisë në përpunimin e qumështit, janë shumë herë larg investimeve tona. Në fabrikën tonë, pajisja më e vjetër është e vitit 2014, ndërsa në rajon të gjitha janë të vjetra dhe të përshtatura, makineri e një prodhuesi e asimiluar me një makineri të një prodhuesi tjetër.  Për ne si kompani mjafton që të jemi të barabartë në politikat fiskale dhe asnjë gjë tjetër nuk na shqetëson. Ne jemi të sigurt që me investimet që kemi do të çajmë jo vetëm në rajon, por mund të shkojmë shumë herë më larg.

Për ne do të mjaftonte të certifikohej lënda e parë që vjen nga fermerët, si dhe të rritej sasia e prodhimit në vend, pasi me kapacitetet dhe standardin që kemi, jemi në nivelet europiane.

Viti 2019 shënoi ngadalësim për kompanitë e mëdha

Flet Luis Ndreka, LUFRA

Kompanitë e përpunimit të qumështit thonë se po hasin vështirësi me operimin e tyre që me ndryshimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së. Luis Ndreka, përfaqësues i kompanisë “Lufra”, më të madhes në vend për nga shitjet, tha se kjo e thelloi diferencën me rajonin. Edhe 2020-a pritet të jetë një vit i vështirë për sektorin, në rast se nuk jepen më tepër subvencione për fermerët.

Si ka qenë deri më tani ecuria e sektorit të grumbullimit dhe përpunimit të qumështit duke marrë në konsideratë se fillimi i vitit 2019 pati problematika me ndryshimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së?

Shumë e vështirë. Sektori është duke mbijetuar dhe zhvillimi i tij është ngadalësuar shumë. Ky sektor edhe para ndryshimit të skemës (para 2019-s) ka qenë inferior duke u krahasuar me rajonin. Ajo që ndodhi në fillim të 2019-s e thelloi diferencën me rajonin. Skema e shpërblimit nga Ministria e Bujqësisë me 10 lekë/ litër qumësht të faturuar u dha një shtysë fermerëve për të shtuar numrin e krerëve dhe zmadhuar edhe më shumë fermat e tyre, edhe pse ajo skemë përfundoi shumë shpejt dhe realisht vetëm një numër i vogël fermerësh mundën të përfitonin nga ky buxhet i kufizuar.

Në 2018-n, kompanitë e mëdha njohën zgjerim të të ardhurave nga aktiviteti, edhe si pasojë e formalizimit të mëtejshëm të sektorit. Si ishte situata gjatë 2019-s?

Formalizimi ka vazhduar ndonëse me ritme më të ngadalta, pasi skema e TVSH-së që u vendos në fillim të 2019-s punoi kundër këtij procesi. Përpunuesit e vegjël që filluan të deklaronin gjatë 2018-s, kishin shumë më shumë për të fituar nga mosdeklarimi i shitjeve pasi u ndryshua skema. Për këtë arsye, rritja e shitjeve për kompanitë e mëdha është ngadalësuar, sepse konkurrohen nga përpunues të vegjël informalë. Për rrjedhojë, rritja e sektorit në total është më e vogël se në 2018. Nëse nuk alokohet një buxhet i mjaftueshëm nga institucionet përkatëse për fermerët, atëherë ky vit do të jetë edhe më i vështirë nga viti 2019, si në formalizim edhe në konkurrueshmëri.

Të dhënat nga doganat tregojnë se një pjesë e mirë e lëndës së parë (qumështit) po importohen nga vendet e rajonit, shpesh edhe me çmim më të lirë. Cilët faktorë po bëjnë që qumështi vendas të gjunjëzohet nga importi? Pse qumështi nga vendet e rajonit vjen me një çmim më të lirë?

Vendet e rajonit kanë mbështetje me buxhete shumë të mëdha dhe subvencionohen në forma të ndryshme për të nxitur rritjen e numrit të krerëve dhe për pasojë prodhimtarinë e lëndës së parë. Subvencionohen për krerë që shtojnë dhe litër që shesin, dhe kjo është një mbështetje shumë e madhe për fermerin nga vendet e rajonit. Natyrshëm një fermer që mbështetet me të paktën 15 cent për litër është shumë më konkurrent sesa fermeri ynë, sepse ai arrin të dalë me fitim edhe me një çmim shitjeje më të lirë sesa fermeri vendas.

Çmimi i qumështit vendas në blerje (pra lëndë e parë) nuk ka pasur lëvizje, por siç e kam përmendur më sipër, vazhdon të jetë më i lartë nga rajoni. Për sa i përket çmimit të qumështit si produkt në raft (pra në shitje), ai është rritur për shkak të rritjes së barrës fiskale mbi industrinë përpunuese. Natyrshëm ashtu si qumështi lëndë e parë që është më i lirë në rajon, edhe produkti i gatshëm vjen më lirë nga importi. Kjo ka bërë që gjatë 2019-s, me rritjen e çmimeve të produkteve nga kompanitë shqiptare, të shtohet sasia e importuar e produkteve të bulmetit (lope, deleje dhe dhie).

Sektori i grumbullimit dhe përpunimit të qumështit prej vitesh investon në kapacitetet e veta përpunuese? Sa është mundësia që të fitojë terren në tregjet rajonale?

Edhe pse investimet në industrinë e përpunimit janë tepër moderne dhe konkurrojnë lehtësisht me ato të rajonit dhe më gjerë, nuk shohim ndonjë mundësi për të qenë të konkurrueshëm në rajon për shkak të kostove të larta të lëndës së parë, qumështit.

Aktualisht po flitet për Minishengenin Ballkanik. Çfarë përparësish apo rreziqesh mund të prekin industrinë tuaj?

Natyrshëm bashkimi dhe heqja e barrierave midis vendeve tona është pozitiv për zhvillimin e sektorit dhe rajonit sepse rrit konkurrueshmërinë dhe na jep edhe ne oportunitete, të cilat nuk kanë qenë deri më tani. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm që, në mënyrë që të mund të konkurrojmë me vendet e rajonit, duhet të jemi në kushte të barabarta./ Monitor

LEXO TE PLOTE