LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ose plumbin ose lekët”/ Artan Hoxha tregon kërcënimin si te “Narcos”

23 Janar 2020, 11:28, Kronika CNA
“Ose plumbin ose lekët”/ Artan Hoxha tregon

Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi pasditen e djeshme në televizionin Abc News, videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke thithur kokainë në ambientet e një lokali.

Hoxha bëri me dije se ishte kërcënuar lidhur me publikimin e videos.

Ai theksoi se në këtë rast mund të ishte ?rregulluar? me personat e prekur nga kjo ngjarje, duke marrë paratë dhe duke mbyllur gojën, siç ndodh shpesh në raste të tilla, por ai zgjodhi ta publikojë skandalin edhe pse mund të jetë i kërcënuar.

?Si te ?Narcos?, që transmetohet në një televizion kombëtar. Eskobari të bën të zgjedhësh ose lekët ose plumbin. Unë kam zgjedhur ta mbyll jetën në këtë profesion. Do bëj gjithçka që vendi të përparojë dhe fëmijët të mos më largohen jashtë vendit?, u shpreh Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga