LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk e kemi prekur ende fundin”/ Paralajmëron Astrit Patozi

23 Janar 2020, 15:18, Politikë CNA
“Nuk e kemi prekur ende fundin”/ Paralajmëron Astrit Patozi

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se Parlamenti ka qenë në gjendjen më të mirë dhe cilësore përgjatë viteve 1992 dhe 2005. Patozi tha se Parlamentet përgjatë viteve të tjera nuk ia vlen që të kujtohen.

?Dy parlamentet më cilësore janë parlamenti i vitit 1992 dhe 2005. Ata i dhanë hop zhvillimeve në Shqipëri dhe ia vlen për t’u kujtuar. Gjithçka tjetër duhet harruar?, deklaroi koordinatori i BD-së. Ai u shpreh se në rast se gjërat në politikë do vazhdojnë me këtë linjë, me kalimin e kohës do jenë edhe më keq, pasi theksoi se nuk e kemi prekur ende fundin.

?Në rast se tentativa për të pasur një marrëveshje, një reformë konsesuale do përfundojë pa marrëveshje, ne do ta shtyjmë krizën, nuk do ta zgjidhim?, tha Patozi në emisionin ?45 minuta?. Sipas tij kriza politike mund të zgjidhet vetëm me një reformë të thellë zgjedhore që duhet të përfshijë edhe sistemin zgjedhor./ CNA.al

Lajmet e fundit nga