Connect with Us

Nga Bledi Mane/ Shqipëria e droguar!

Politikë

Nga Bledi Mane/ Shqipëria e droguar!

Publikuar

-

Mos gënjeni veten kur shikoni kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla tek përulet dhe thith me hundë vizat e kokainës, ndërsa ju shokoheni nga pamjet. Ashtu siç Shqipëria ka plazhe të bukura dhe alpe mahnitëse, ashtu siç ky vend ka njerëz punëtorë dhe mafiozë, politikanë të ndyrë me shumicë dhe idealistë me pakicë…Shqipëria prej dekadash malloset e drogohet dhe ky është realitet.

Një vend evropian si ky i yni nuk i shpëton dot as shtresëzimit të popullsisë, as handikapeve mes të pasurve dhe të varfërve, as tendencave të fundit të modës, as simptomës kolektive të rrjeteve sociale, as globalizmit oksidental.
Çdo lagje e çdo qytet tashmë ka gangsterët e vet, poetët e vet, militantët e vet, drogaxhinjtë e vet, kurvat e veta, zengjinët e vet, besimtarët e vet, homoseksualët e vet, bixhozxhinjtë e vet, spiunët e vet.


Nëse partitë politike kanë grupseksionet e lagjes, besimtarët e krishterë apo muslimanë kanë kishën dhe xhaminë, përballë ushqimores është dhe furra e bukës, në kat të tretë ka shtëpinë baxhella, hajduti është një kat më lart, edhe drogaxhinjtë kanë mjedisin e tyre.
Një shoqëri si e jona depresive, e hallakatur dhe e mbytur me lajme makabre çdo ditë, me sherre politike, krime monstruoze, tallava, tangërllëk masiv patjetër që do gjejë prehje te institucionet fetare, te kurvëlliku, te bixhozi dhe te droga.
Stabilizator duhet të jetë arsimimi dhe iluminimi i popullatës por shkollat dhe universitet tona janë kthyer në klinika veterinare duke nxjerrë jashtë tyre qentë dhe macet e duke u strehuar në to, ne humanët. E keni vënë re sa qenër të qetë e tolerantë ka rrugëve tona? Më thoni, kush leh, bërtet e kafshon më shumë rrugëve të Shqipërisë: qeni apo shqiptari?


2./
Mos ulërisni si histerikë kur merrni vesh se një kryetar bashkie thith kokainë. Mua më shqetëson më shumë fakti se në sa duar trafikantësh ka kaluar ajo kokainë nga Bogota e Kolumbisë deri në Bulqizë të Shqipërisë.
Më dhimbset kryetari i bashkisë Lefteri se nuk ka thithur kokainë por përzierës droge me paracetamol. Droga, kokaina e pastër veçanërisht, të ftillon, të kthjellon e të bën më produktiv. Nëse do ishte mall i pastër sot Bulqiza do ishte si Tirana e viteve 2000-2011 kur qeveriste plot fantazi dhe energji Edi Rama!

Image may contain: one or more people, text that says 'More than half a million doses of cocaine are are consumed in London on average every 24 hours (Picture: Universal Images Group via Getty)'

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri, pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për “Ballkan web”, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi “qytetarin dixhital”, që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të Bashkisë për “Javën e Verës”

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Zbulohet drogë pranë parlamentit

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Fleckenstein jep lajmin e mirë: Progresi është bërë, tani …

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Publikoi artikullin italian për Shqipërinë/ Qytetarët nuk kursehen ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Sekuestrohet serë me kanabis/ Arrestohet kryeplaku i fshatit

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE