Connect with Us

Ndihma pas tërmetit/ Meta vlerëson Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Politikë

Ndihma pas tërmetit/ Meta vlerëson Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Publikuar

-

Gjatë vizitës së Tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.

I shoqëruar nga komandanti i bazës, Gjeneral-Major Tamir Yadai si dhe nga Koloneli Golan Vach, Presidenti Meta u takua me personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tejkalimin e pasojave të rënda që la pas tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

Presidenti Meta inspektoi dhe ndoqi nga afër demonstrimet e operacioneve dhe të teknikave të kërkim-shpëtimit, duke vënë në dukje se “personeli i Njësisë izraelite jo vetëm ndihmoi në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në vlerësimin e banesave dhe shtëpive të dëmtuara, por luajti një rol të jashtëzakonshëm psikologjik për qetësimin e banorëve të prekur nga tërmeti”.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Presidenti Meta i dorëzoi “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Kolonelit Vach duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: “Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në vlerësim të lartë dhe me mirënjohje të thellë shtetërore për solidaritetin njerëzor dhe humanizmin frymëzues që treguat gjatë inspektimit, vlerësimit të godinave dhe të banesave të dëmtuara nga tërmeti, si dhe veçanërisht për qetësimin e banorëve dhe këshillimin e qytetarëve shqiptarë të prekur nga fatkeqësia natyrore, duke konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet miqësore dhe historike mes dy kombeve dhe vendeve tona.”.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: Rama dhe Meta janë "të paaftë për t'u turpëruar", arrihet pazari i ri i bandës me dy koka

Gjenerali Major Tamir Yadai, ideatori i dërgimit të Njësisë izraelite të Shpëtimit Kombëtar, duke falënderuar Presidentin Meta për vlerësimin me këtë Dekoratë të lartë, theksoi se “kur planifikuam të udhëtojmë drejt Shqipërisë, e dinim historinë dhe lidhjen e fortë mes dy popujve, sepse ne gjithmonë do t’u jemi mirënjohës shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E kuptuam se ishte koha dhe po na paraqitej mundësia jonë për t’ju rikthyer nderin me anë të mbështetjes. Sepse motoja jonë është: ‘Të shpëtojmë jetë, pa kufij!’

Punojmë dhe përpiqemi fort të përmbushim moton tonë, ndaj shpresojmë të takohemi sërish me shqiptarët në kohë të tjera më të lumtura!

Dëshiroj t’ju bëj me dije se nëse shqiptarët do të kenë sërish nevojë për ndihmën tonë, ne do të jemi patjetër aty!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademin deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Mesazhet e koduara të presidentit/ Meta kërcënon Ramën

LEXO EDHE:  Meta flet për takimin me Berishën/E kam pikë të dobët, kjo që po ndodh është ëndrra ime

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk bëhet ky vend”/ Lubonja: OFL spektakël, nuk godet “kriminelët” pranë qeverisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se operacionet anti-OFL janë një spektakël, duke theksuar se nga këto operacione nuk goditen “kriminelët” pranë qeverisë.

“Shumë shqiptarë thonë ky vend nuk bëhet. Te ky sondazh 7 për qind thoshkan që ky vend nuk bëhet.

Do them një batutë por shumë domethënëse. Po mbushja makinën me karburant mes Lushnjës e Fierit.Më pyeti ai që a bëhet ky vend më tha, meqë më njohu meqë dalim në televizor. Më tha e di kur do bëhet ky vend, kur të vijnë të gjithë nga Siria, nga ata vende, atëherë do bëhet tha. Kështu tha.

Asgjë nuk duket mirë në horizont. Edhe OFL, operacioni “Forca e ligjit” nuk godet njerëzit afër qeverisë”, tha Lubonja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Çanit/ “Politika është e pisët, nuk bën dot pa krimin”

Publikuar

-

Nga

Moderatori Arian Çani deklaroi se politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin, teksa po fliste për kapjen e Vladimir Gjutës me armë para selisë rozë dhe aludimet se mund të ishte duke planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Çani tha se nuk beson që krimi i organizuar të jetë duke sulmuar opozitën, pasi pretendon se janë të dyja të pista dhe bashkëpunëtore.

“Krimi nuk është në atë situatë t’i bjerë politikës, por as politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin. Politika është e pisët si krimi. Po them një hipotezë. Ka shumë kriminelë që vazhdojnë i mbajnë pasuritë, makina luksoze dhe të pajustifikuara ata i konfiskon policia. Për mua ajo është një fishkëllimë. Një fishkëllimë që fushata po afron edhe ne s’kemi para. Si mendoni ju, një kriminel që nuk ka pastruar paratë nuk do të investojë tek partia që është në pushtet?”, deklaroi moderatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE