Connect with Us

Mbyllja e shkollës iraniane në Tiranë/ Reagon Ministria e Arsimit

Sociale

Mbyllja e shkollës iraniane në Tiranë/ Reagon Ministria e Arsimit

Publikuar

-

Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me vendimin për të mbyllur shkollën “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë.

Ministria sqaron se mbyllja e shkollës u bë me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese.

“Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Publikuar

-

Nga

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Kaosi i krijuar në pikat kufitare me Greqinë, ku mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej ditësh, nuk ka gjetur edhe sot zgjidhje.

Më herët Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u nisën drejt Kakavijës  por ajo cka është arritur deri më tani, është shtyrja me vetëm një orë e mbylljes së kufirit.



LEXO EDHE:  U dëmtua nga tërmeti/ Shkolla e Bubqit drejt shembjes

Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, mësohet se ky i fundit u ka komunikoi qytetarëve se pala greke në orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

AKU kontrolle të rrepta/ Asgjësohen 13 ton produkte ushqimore, bllokohen dhe 1440 kokrra vezë

Publikuar

-

Nga

AKU kontrolle të rrepta/ Asgjësohen 13 ton produkte ushqimore, bllokohen dhe 1440 kokrra vezë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 361 inspektime dhe monitorime në të gjthë vendin.

Nga kontrollet janë asgjesuar 13 ton produkteve ushqimore të pasigurta për konsum si dhe janë bllokuar 1440 kokrra vezë.

“Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 361 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nga Task-Forca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.



Me kërkesë të vetë subjekteve është kryer proceduara e asgjësimit të 13 ton produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.

LEXO EDHE:  Mbyllja e degëve nëpër Fakultete/ Deputeti akuza të forta Nikollës

LEXO EDHE:  "Furtuna po vjen"/ Paralajmërimi i deputetit demokrat

Gjithashtu u realizua procedura e asgjësimit të sasisë prej 1440 kokrra veze të bllokuara pak ditë më parë si të papërshtatshme për konsum.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 19 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në kufi/ Avokati i Popullit thirrje autoriteteve: Të ndërmjetësohet sa më shpejt zgjidhja

Publikuar

-

Nga

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në kufi/ Avokati i Poullit thirrje autoriteteve: Të ndërmjetësohet sa më shpejt

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në kufirin shqiptaro-grek, ku qindra qytetarë shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar prej 3 ditësh.

Në deklaratën për mediat, Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje autoriteteve të ndërmjetësohet së më shpejt një zgjidhje.

“Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në dy Pikat Kufitare të Shqipërisë me Greqinë, atë të Kakavijës dhe të Kapshticës, ku disa mijëra qytetarë shqiptarë po presin në rradhë kilometrike me automjetet e tyre për të udhëtuar drejt Greqisë.

Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse shqiptare të mbështesin nevojat e familjeve, që kanë në përbërje në një pjesë të madhe, të mitur apo të moshuar dhe që po qëndrojnë në temperatura mjaft të larta prej gati 48 orësh për të siguruar shërbimet bazë si furnizimin me ujë, ushqime, ndihmë mjekësore, shërbime higjieno-sanitare dhe respektimin maksimal të masave parandaluese dhe mbrojtëse për “COVID 19”.



LEXO EDHE:  U dëmtua nga tërmeti/ Shkolla e Bubqit drejt shembjes

Institucioni i Avokati i Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje autoriteteve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërmjetësojnë sa më shpejt për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate tepër shqetësuese të krijuar në kufirin shqiptaro-grek për të shmangur problemet humanitare që sa vijnë e bëhen më të dukshme.

LEXO EDHE:  Mbyllja e degëve nëpër Fakultete/ Deputeti akuza të forta Nikollës

Institucioni i Avokati i Popullit u rekomandon emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë plan të udhëtojnë drejt Greqisë, të shohin mundësinë e shtyjes sa të jetë e mundur të kohës së udhëtimit deri në normalizimin e situatës së krijuar në kufirin shqiptaro grek.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë dhe monitorojë hap pas hapi në terren detyrimet e institucioneve përgjegjëse shqiptare për normalizimin e situatës dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që presin në kufi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE