Connect with Us

“Kush ta shohë të më bëjë zë”/ Ish-minisrtri i Ramës sulmon zyrtarin amerikan

Politikë

“Kush ta shohë të më bëjë zë”/ Ish-minisrtri i Ramës sulmon zyrtarin amerikan

Publikuar

-

kriza politike

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka sulmuar sot të dërguarin e Posaçëm të SHBA, për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani duket se i “kërkon llogari” zyrtarit Amerikan për mungesën e Gjykatës Kushtetuese si dhe për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të cilat u bojkotuan nga opozita.

“Ore a ka parë e dëgjuar njeri për këtë Palmerin?!

Se kemi parë ka kohë. Që vjet në verë, kur na foli për zgjedhjet e ligjshme një partiake dhe na premtoi që do na bënte me Gjykatë Kushtetuese, se pamë më…!

Desha tja di mendimin e Tij për “zgjedhjet e ligjshme” në Shkodër, Vaun e Dejës, Durrës, Vorë, Mallakastër, Bulqizë e në gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Manjani/ Rama po punon për ditët e fundit

Desha ta dëgjoj edhe njëherë se kur do na e bëjë Gjykatën Kushtetuese?!

Nuk po e ngarkoj me çështje të tjera si minoschengeni apo mos hapja e negociatave se ka halle. Por për ato që na premtoi të paktën të na japë një shpjegim…

Nejse, kush ta shohë të më bëjë zë!”-shkruan Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademin deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Manjani “leksion” opozitës/ Po e mbani Ramën në pushtet

LEXO EDHE:  Manjani “leksion” opozitës/ Po e mbani Ramën në pushtet

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk bëhet ky vend”/ Lubonja: OFL spektakël, nuk godet “kriminelët” pranë qeverisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se operacionet anti-OFL janë një spektakël, duke theksuar se nga këto operacione nuk goditen “kriminelët” pranë qeverisë.

“Shumë shqiptarë thonë ky vend nuk bëhet. Te ky sondazh 7 për qind thoshkan që ky vend nuk bëhet.

Do them një batutë por shumë domethënëse. Po mbushja makinën me karburant mes Lushnjës e Fierit.Më pyeti ai që a bëhet ky vend më tha, meqë më njohu meqë dalim në televizor. Më tha e di kur do bëhet ky vend, kur të vijnë të gjithë nga Siria, nga ata vende, atëherë do bëhet tha. Kështu tha.

Asgjë nuk duket mirë në horizont. Edhe OFL, operacioni “Forca e ligjit” nuk godet njerëzit afër qeverisë”, tha Lubonja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Çanit/ “Politika është e pisët, nuk bën dot pa krimin”

Publikuar

-

Nga

Moderatori Arian Çani deklaroi se politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin, teksa po fliste për kapjen e Vladimir Gjutës me armë para selisë rozë dhe aludimet se mund të ishte duke planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Çani tha se nuk beson që krimi i organizuar të jetë duke sulmuar opozitën, pasi pretendon se janë të dyja të pista dhe bashkëpunëtore.

“Krimi nuk është në atë situatë t’i bjerë politikës, por as politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin. Politika është e pisët si krimi. Po them një hipotezë. Ka shumë kriminelë që vazhdojnë i mbajnë pasuritë, makina luksoze dhe të pajustifikuara ata i konfiskon policia. Për mua ajo është një fishkëllimë. Një fishkëllimë që fushata po afron edhe ne s’kemi para. Si mendoni ju, një kriminel që nuk ka pastruar paratë nuk do të investojë tek partia që është në pushtet?”, deklaroi moderatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE