LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi “vë dorën në plagë”/ “Të ndershmit kanë ikur, kriminelët drejtojnë Shqipërinë”

23 Janar 2020, 18:19, Politikë CNA
Kryemadhi “vë dorën në plagë”/ “Të

Shqipëria e sotme është marrë në dorë nga kriminelët, pasi të gjithë njerëzit e ndershëm janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë.

Këtë fakt e ka pranuar edhe Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Lezhë, pavarësisht se kemi kohë që shohim se partitë politike janë të mbushura me banditë dhe kriminelë.

Siç edhe është vënë re nga denoncimet dhe provat që publikohen çdo ditën në media, një pjesë e mirë e kupolës së qeverisë dhe anëtarëve të të gjitha partive politike janë të përbëra nga persona të inkriminuar.

?Kjo situatë ka varfëruar shqiptarët dhe ka detyruar ata të ikin nga Shqipëria. Sot duhet të ishim të zhvilluar ekonomikisht, sepse vendi ynë ka bukuri natyrore. Por përkundrazi Shqipëria sot është kthyer në vendin që drejtohet nga kriminelët, ndërsa të ndershmit ikin. Lagrimi i të rinjve dhe të rejave është ndër luftërat më të rrezikshme që po përballet sot Shqipëria. Lezha është shembull se ka bukurinë natyrore dhe s?ka mbështetje. E dimë se Lezha, Shëngjini, Tale etj janë nga perlat e zhvillimit të Shqipërisë. Mungesa e partneritetit mes shtetit dhe privatëve sjell këto problematika. Duhet të përballemi me këtë organizatë, ndërsa qeveria është një fasadë e mbushur me trafikun e drogës?, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Me këtë deklaratë, Kryemadhi i ka vënë shqiptarëve dorën në plagë, por duket se ka harruar se edhe partia që ajo kryeson ka elementë të lidhur me krimin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga