Connect with Us

“Kjo mbetje e kashtës së Milanos fashiste”/ Veliaj nuk heq dorë nga Teatri, tregon se kur do të shembet

Politikë

“Kjo mbetje e kashtës së Milanos fashiste”/ Veliaj nuk heq dorë nga Teatri, tregon se kur do të shembet

Publikuar

-

Pavarësisht rezistencës së artistëve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sot, kryebashkiaku i Tiranës nuk ka nguruar ta cilësojë Teatrin si “mbetje e kashtës së Milanos fashiste”, dhe ritheksoi se ai do të shembet së shpejti.

“Jam shumë i vendosur të vazhdojmë me Teatrin e Ri. Për të gjithë ata që thonë kur do prishet, kjo nuk është sipas qejfit, por sapo të kenë mbaruar të gjitha procedurat, sapo të shkojë në Parlament kontrata e re, të jepet leja për Teatrin e ri dhe ne do të kemi teatrin më të bukur në të gjithë Europën Juglindore. Tirana e meriton që në 100 vitet te ardhshme të mos shkojë në teatër me batanije dhe qytetaret të rrethohen nga mbetjet e kashtës dhe shkrepëseve të Milanos fashiste”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vendosur që të mbrojë deri në fund godinën dhe madje duke e rikthyer atë në gjendje pune përmes vendosjes në skenë në shfaqjeve të ndryshme.

LEXO EDHE:  Projektligji për Teatrin/ Shtyhet votimi për të mërkurën

Po ashtu, edhe ‘Europa Nostra’, një organizatë që mbron objektet kulturore në Europë, iu drejtua me një letër Presidentit, kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës ku njoftonte se Teatri Kombëtar ishte shpallur nga ata si një ndër “7 vendndodhjet më të rrezikuara” dhe bënte thirrje për ruajtjen e godinës.

“Asnjë nga 29 vendndodhjet e përzgjedhura më parë në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë”, shkruhej në letrën drejtuar Ramës, Veliaj dhe Metës.

Por, sërish Veliaj nuk është tërhequr, ndërsa paralajmëron se “Për të gjithë ata që po lodhen aty, për mua rrini sa të doni , po nuk do ju’a bëjmë pa ditur, do ju lajmërojmë ditën që do të fillojë ndërtimi i Teatrit të ri”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    23 Janar, 2020 at 11:49 am

    Shume miqesisht do ta pyesja CNA a ka shkuar ndonjehere ne Teatrin kombetar? Neqoftese po le te na jape pershtypjet..

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ka pasur reflektim”/ Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës?

Publikuar

-

Nga

“Ka pasur reflektim”/ Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës?

“Unë nuk jam për të bërë spektale politike, por jam për ti garantuar të gjithë se deri në 24 korrik 2022 Presidenca do të jetë kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”.

Kështu ka deklaruar Presidenti Meta në 9 shtator 2019. E mesa duket kështu do të jetë. Mazhoranca për disa muaj e la pas qëllimin e saj për të shkarkuar presidentin e Republikës. Në limitin e afatit 30 korrik,  Komisioni Hetimor për Ilir Metën do të mblidhet ditën e hënë.

Mazhoranca duket se do të tërhiqet nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Në një prononcim për Report tv, deputeti socialist, Ulsi Manja tha se Komisioni Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit, ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do vendosin për shkarkimin e Metës apo jo.

Por pranon se ka pasur një reflektim nga ana e presidencës, sidomos për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Zbulohen emrat/ Kush janë “sheikët” e PS-së që rrjepin shqiptarët

LEXO EDHE:  PD: Veliaj mashtroi me ndihmën ekonomike

“Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Manja.

Por ky qëndrim i zbutur ndaj presidentit a do të reflektohet në një vendim për mos e shkarkuar?

“E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qetësia politike u prish”/ Analisti zbulon biseden e Ramës me ndërkombëtarët: Nuk shkoi mirë…

Publikuar

-

Nga

“Qetësia politike u prish”/ Analisti zbulon biseden e Ramës me ndërkombëtarët: Nuk shkoi mirë...

Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një prononcim për A2 CNN, Afrim Krasniqi është shprehur se qetësia politike u prish dhe se kemi hyrë në pikën më të nxehtë të verës politike.

Sipas Kransiqit, ishte pikërisht vendimi i mazhorancës për të hequr koalicionet nga votimi i 23 korrikut për kodin ajo që solli edhe furtunën që pasoi menjëherë nga kampi demokrat.

Po ashtu ai ka zbuluar edhe një bisedë që sipas tij kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me ndërkombnëtarët.

“Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit. Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlament.

Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme”.-tha Krasniqi.

LEXO EDHE:  Rama flet sërish për “partinë e re”/ Kush do jetë kryetari

LEXO EDHE:  Zbulohen emrat/ Kush janë “sheikët” e PS-së që rrjepin shqiptarët

Më tej, ai tha se Rama ka shkëputur lidhjet e besimit me disa nga ndërkombëtarët në Tiranë.

“Nuk do të ketë përfitim opozita e re nga hapja e listave, e cila ka kërkuar një listë që i jep mundësinë për të konkurruar në nivel kombëtar, por po hapen listat në qarqe, ku shanset për aktorët e tretë janë teorikisht zero. Në këtë rast kemi edhe një deformim të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje dhe e zgjerimit të elementeve që e rrisin pasigurinë në zgjedhje.

Unë parashikoj që një numër shumë i madh subjektesh do të kërkojnë proces gjyqësor për të verifikuar nëse është numëruar mirë vota. Kjo do të ketë një kosto shumë të madhe për Shqipërinë. Ky është një risk shumë i madh për procesin e integrimit. Rama ka vendosur të shkëpus deri diku lidhjet e besimit me një numër aktorësh ndërkombëtarë dhe t’i qëndrojë besnik nevojës së tij dhe synimit të tij personal për një mandat të tretë politik”.-u shpreh Afrim Krasniqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Lërini kërcënimet”/ PD i përgjigjet Ramës: Frikacak i tmerruar

Publikuar

-

Nga

Video-“Lërini kërcënimet”/ PD i përgjigjet Ramës: Frikacak i tmerruar

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili ndër të tjera i bënte thirrje të lërë kërcënimet.

Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e cilëson Ramën si një frikacak, që sipas tij është i tmerruar nga zgjedhjet.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

LEXO EDHE:  PD: Veliaj mashtroi me ndihmën ekonomike

LEXO EDHE:  Veliaj hap vilën e Enver Hoxhës për publikun

Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin”-shkruan Bardhi./ CNA.al

“Një këshillë miqësore për Bashën”/ Rama mesazh opozitës: Lërini kërcënimet, mos na provokoni

LEXO TE PLOTE