LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haradinaj lëshon akuzën “bombë”/ “Rama ka lobuar për ndarjen e Kosovës, kam qenë prezent”

23 Janar 2020, 21:09, Politikë CNA
Haradinaj lëshon akuzën “bombë”/ “Rama ka

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa po fliste për padinë që ka ngritur ky i fundit ndaj tij.

Haradinaj deklaroi se Rama ka lobuar për të ndarë Kosovën.

?U kërkoj falje popullit shqiptar. Padia e Ramës është një akt i turpshëm. Ai ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës?, u shpreh Haradinaj në emisionin ?Open?.

Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë ka lobuar në media, me aktorë dhe me ndërkombëtarë, madje edhe kur ka qenë ai prezent.

?Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emision që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent. Nuk e di pse bën këtë hajgare (tallje) ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre (i marrë) dhe pafytyrsi bëri padinë, i cili është akt i turpshëm?, theksoi Haradinaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga