Connect with Us

Fluksi i dosjeve/ KLP vihet në lëvizje pas kërkesës së SPAK, problem Vettingu

Kronika

Fluksi i dosjeve/ KLP vihet në lëvizje pas kërkesës së SPAK, problem Vettingu

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e hënë do të shqyrtojë kërkesën e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja për shtimin e dy prokurorëvetë tjerë për shkak të fluksit të punës.

Burime nga KLP-ja për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta pohojnë se shkak i vakancave është bërë mungesa e prokurorëve me vetting të kaluar në të dyja shkallët. SPAK-u nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP, që duhet të ketë, ka vetëm 8 të emëruar dhe 2 të komanduar.

LEXO EDHE:  “Molotov kundër policisë”/ Lleshaj: Opozita proteston kundër Vettingut

Sipas KLP-së “vonesat për emërimin e prokurorëve të SPAK-u nuk janë nga ne”. Në 26 dhjetor, Dritan Prenci dhe Vladimir Mara ishin 2 prokurorët e komanduar që iu shtuna8 të tjerëve që u emëruan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Gjirokastër/ Gruaja shkon në spital dhe sulmon infermiren më thikë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Gjirokastër/ Gruaja shkon në spital dhe sulmon infermiren më thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gjirokastër.

Mësohet se një grua ka shkuar në spitalin rajonal “Omer Nishani” dhe ka qëlluar me thikë një infermiere.

Sipas të dhënave të para, agresorja dyshohet të jetë person me probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, infermierja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Drogonin e abuzonin seksualisht me 17 vjeçaren/ Arrestohen 4 persona në Krujë, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Drogonin e abuzonin seksualisht me 17 vjeçaren/ Arrestohen 4 persona në Krujë, në kërkim dy të tjerë

Policia e Krujës pas një hetimi 8-mujor arriti të finalizonte me sukses operacionin e Koduar ‘Nikla’ duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale të shfrytëzim prostitucioni, trafikim dhe kultivim bimësh narkotike.

“Finalizohet pas një hetimi 8-mujor, operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, pas 8 muaj hetimesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan operacionin policor të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali;

LEXO EDHE:  Frika nga Vettingu/Berisha me bindje të plotë: Njeriu me zero impresion është …!

LEXO EDHE:  “Venusi” në KLP/ Komisioni i Monitorimit kërkon përgjegjësit

S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari nga Shijaku

Publikuar

-

Nga

Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari nga Shijaku

Një 21 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë n ë Shijak, pasi akuzoht për armëmbajtje pa leje.

Sipas të dhenave zyrtare t ë policis ë i arrestiari  ësht ë shtetasi me inicialet G.M., me precedent të mëparshëm penal.

Në cilësinë e provës materiale policia e Shijakut ka sekuestruar një pistoletë TT, model 54 dhe 14 fishekë.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Operacionales në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

LEXO EDHE:  “Molotov kundër policisë”/ Lleshaj: Opozita proteston kundër Vettingut

LEXO EDHE:  Frika nga Vettingu/Berisha me bindje të plotë: Njeriu me zero impresion është ...!

M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, thuhet ne njoftimin e policise./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE