Connect with Us

Çfarë halli ka Luli që po del doktori

Politikë

Çfarë halli ka Luli që po del doktori

Publikuar

-

Prej më shumë se shtatë muajsh, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha është zhdukur nga ekranet televizive.

Jo nga shfaqja në publik, por është zhdukur nga përballja me gazetarët. Ai nuk është më në ekrane në debate të mirëfillta, me panel gazetarësh, ku të përballet me pyetje, me çështjet që shqetësojnë opozitën, por edhe opinionin publik.

Lulzim Basha ka zgjedhur të fshihet pas gishtit dhe përtë shpëtuar gjithmonë përdor Sali Berishën. Sa herë që Luli ka halle, doktori shfaqet në ekrane dhe bën avokatin e tij.

Kështu ka ndodhur në 2014, kështu ndodhi në zgjedhjet lokale të 2015-ës, kështu ndodhi me dekriminalizimin, kështu ndodhi me mungesën në Reformën Administrative, në bojkotet zgjedhore, në bojkotin e parlamentit, me djegien e mandateve, me braktisjen e zgjedhjeve të shkuara lokale, me pazaret me Edi Ramën në maj të 2017 dhe tani në janar, e kështu me radhë. Aleancat me LSI-në dhe gjithçka tjetër ka ndodhur.

Sa herë që Luli ka hall, doktori del në ekran për të na thënë se nuk ka gabuar, se ai ka disa vendime personale, se ai ka bërë mirë dhe se ai duhet mbështetur sepse problemi është Edi Rama.

Në fakt edhe doktori e ka tepruar me avokatinë që i bën dështakut që ka zgjedhur si trashëgimtar në krye të PD-së.

Lulzim Basha trembet nga paneli i gazetarëve, ka frikë të tregojë të vërtetën e dollarëve në off-shore, të përdorura për lobim në SHBA. Megjithëse çështja në Shqipëri është mbyllur me proçedurë, ende përtej Oqeanit ka hetime nga FBI-ja.

Lulzim Basha nuk përballet dot me gazetarët tiu tregojë për pazaret me Ramën dhe uljen për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që disa kohë më parë na thoshte se nuk kishte tryezë me Edi Ramën, nuk do uleshin me Gjiknurin, se zgjedhjet do të ishin të parakohshme, nuk do të kishte zgjedhje lokale, e të tjera gënjeshtra si këto.

Por, që nga shtatori i vitit të kaluar ka negociuar fort me Edi Ramën dhe ka bërë pazarin e tij, duke ulur edhe LSI-në në tryezë, pasi vonesat e marrëveshjes kanë ndodhur vetëm për një detaj. LSI-në si partner, në zgjidhjen e kësaj situate.

Kjo është e verteta e asaj çfarë ka ndodhur. Lulzim Basha ka bërë pazare, Lulzim Basha ka tradhëtuar demokratët, Lulzim Basha ka tërhequr zvarrë nëpër protesta, rreth 300 prej tyre janë burgosur.

LEXO EDHE:  Spaho e thotë troç/ PD do të vijë në pushtet vetëm me zgjedhje

Lulzim Basha ka urdhëruar të goditen me molotov dhe t’u vihet zjarri objekteve shtetërore, ka përplasur militantët me policinë.

Lulzim Basha dogji mandatet duke i falur një mazhorancë kushtetuese Edi Ramës, megjithëse kishte luftuar fort që Reforma në Drejtës, ndryshimet e saj t’i kishte me shumicë të cilësuar kushtetuese.

Me një veprim të tij ai i la Ramës në dore gjithçka, çdo pushtet.

Kështu veproi edhe me pushtetin vendor, duke i dhuruar Ramës në tavolinë 61 bashki dhe tani po vazhdon “betejen” thjeshtë dhe vetëm për pazarin e radhës, siç ndodhi një javë më parë, kur u ul në tryezë me Gjiknurin e famshëm të dosjes 184.

E për të gjitha këto ai nuk përballet me panel gazetarësh, ai del e gënjen publikisht, del vetëm në konferenca për shtyp e shpall “armiq” të brendshëm e të jashtëm, siç shpallte dikur diktatori. Me një logjikë dhe argument prej totalitaristi, i paafti Lulzim Basha tashmë ka zgjedhur të zhduket nga ekranet.

Ndoshta së afërmi mund ta shikojmë diku, pasi disa ditë me radhë do t’i bëjë avokatinë Berisha, por dhe shumë nga ata atje që ka vërdallë Luli.

Por, avokatinë më të mirë ai e kërkon nga doktori dhe më pas të ketë edhe servilët e oborrit bashkë me një zyrë të çoroditur propagande, për t’i ngritur lart moralin.

Por, në fakt ai nuk është gjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm një njeri i dështuar, dhe frikacak që nuk përballet me mediat.

Mund ta shikojmë sërish në një ekran, kur do të përpiqet të bëjë marrëveshje për të dalë aty. Që do të jetë “për të thënë vetëm ato që dua unë”, për të mos u përballur me të vërtetat, për të shpëtuar nga gënjeshtrat, për t’u shmangur nga realiteti i dhimbshëm, shkatërrimi i opozitës dhe gjithëpushtetshmëria e Edi Ramës që vjen thjeshtë dhe vetëm nga pazaret e Lulzim Bashës me kreun e qeverisë.

Për të na thënë të kundërten, sot do të shohim në televizor Sali Berishën, liderin historik të PD-së, i cili sot në moshën 75-vjeçare, ka zgjedhur të bëjë avokatinë e një dështaku dhe një loloje politik, të cilin fatkeqësisht zgjodhi ta kishte si trashëgimtar në krye të Partisë Demokratike.  Parti të cilën Lulzim Basha e ka shpartalluar duke e kthyer në Republikën e re, në partinë e tij personale, të familjarëve dhe të pazareve./ CNA.al

Përballje titanësh në ekranet televizive/ Fevziu sfidon me Berishën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi i Gjiknurit me zyrtarin e DASH për Reformën Zgjedhore/ Ironizon Murrizi

Publikuar

-

Nga

Deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar takimin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore me zyrtarin e DASH Michael Margolies Konstantino, teksa thotë që ky është një lajm i madh.

Murrizi deklaron se nga “emocioni i madh” që i ka shkaktuar lajmi “madhështor” i mbështetjes së këtij zytari për Reformën Zgjedhore, bëri një foto me kolegun Nimet Musai për ta sinkronizuar “atmosferën festive”.

Deputeti pyet me kuriozitet se për çfarë i duhet mbështetja nga ky zyrtar Gjiknurit, ndërsa nënvizon se zyrtari amerikan dhe socialisti duhet të kenë folur për detaje teknike.

“Besoj qeë do kenë folur për detaje teknike se si duhet të sanksionohet në kodin zgjedhor fenomeni i tërmetizimit të votës, që të ketë më shumë qëndrueshmëri vota e tërmetizuar nisur nga tërmeti i fundit i 26 nëntorit. Ishalla kanë diskutuar edhe për të shtuar një nen special për çunat problematikë në kodin zgjedhor që ditën e tërmetizimit të votës, këta të rrinë në furgon se mos i sheh njeri.

E nëse vazhdohet me këtë traditë oportuniste nga Ambasada Amerikane, DASH-i apo çdo përfaqësues tjetër ndërkombetar në Shqipëri, që njëherë i largojmë si gango pastaj i puthim si lango njerëzit më të implikuar në afera të pista politike teë Shqipërisë, Reforma në Drejtësi kthehet thjeshtë propagandë e demagogji, peshqit e mëdhenj zëvendësohen me sardele, dhe SPAK po ta kthesh mbrapsh bëhet KAPS.

Me sllogane se luftojmë “armikun”, se hedhin valle në gojë të ujkut, jemi shkëmb graniti dhe nuk pyesim për imperializmin amerikan apo revizionizmin kinez, jemi mësuar prej vitit 1945”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Murrizi ironizon edhe ambasadorin e BE-së Luigi Sorecën për vrapin nga liqeni me mesazhe kundër korrupsionit, duke thënë se na ngjall nostalgjinë e fiskulturës së mëngjesit të birosë politike dhe diktaturës.

LEXO EDHE:  PD do bëjë namin në Kavajë!/Reagon prerë Rama: Vendi ka Zot!

LEXO EDHE:  Meta i ‘mbyll gojën’ gazetarëve/ E di si emërohet ministri, kam qenë dhe vet kryeministër

“Ata që shqiptarët i mendojnë si peshq të mëdhenj dhe që aspirojnë të jenë objekt i SPAK-ut, i pamë këto ditë të eksituar tek Rogneri duke mbajtur radhë të benin selfie me Zonjën Yuri Kim dhe të tjerët duke bërë dezhurn tek koridoret e Capitol Hill për të shqyer nga xhaketa ndonjë kongresmen apo senator që t’i vidhnin “veresie” të paktën një foto.

Pas këtij takimi, nuk ka më tërmet, vullkan e cunam që ndal Damian Gjiknurin në stilin e dosjes 184,384,339,395 etj për të shtyrë përpara në drejtimin e duhur Reformën Zgjedhore.

Bile edhe vrapi i Luigjit (jo ai i 14) në drejtim të kundërt me “erën” (jo picerinë), por erën e korrupsionit nuk e ndalon dot më.

Kjo ishte ajo që ju ka munguar shqiptarëve prej vitit 1945 kur mbanin veshët pincë në mikrofonin e radiove band super për të pritur Inglezin dhe Amerikonin që të rrëzonin rregjimin komunist”, thekson deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri, pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për “Ballkan web”, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi “qytetarin dixhital”, që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të Bashkisë për “Javën e Verës”

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Takimi i Ramës me Trump/ Tritan Shehu thirrje kryeministrit: Sqaro publikun

LEXO EDHE:  PD do bëjë namin në Kavajë!/Reagon prerë Rama: Vendi ka Zot!

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE