Connect with Us

Berisha tregon pse u përzgjodh Basha në krye të PD

Politikë

Berisha tregon pse u përzgjodh Basha në krye të PD

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha u pyet mbrëmjen e sotme nëse është i zhgënjyer nga pasardhësi i tij në PD, Lulzim Basha, duke u munduar të mos jepte një përgjigje të saktë.

Ai tregoi për kandidaturat e paraqitura pas dorëheqjes së tij, teksa tha se nuk e zgjodhi ai Bashën, por ishin demokratët që nuk kandiduan të zinin postin e tij.

Berisha deklaroi se të vetmit që kandiduan ishin Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi, ndërsa pretendon se nuk ka ndërhyrë në zgjedhje.

“Do të them një gjë, pak më intime. Pasi u zgjodh zoti Basha kishte nga ata që erdhën më thonin ja ti bëre zgjedhjen, por atyre ja faktova se nuk kam bërë zgjedhjen dhe nëse tjerët nuk kandiduan. Nuk gjen njeri në PD, që Sali Berisha t’i ketë thënë mos kandido. Nuk gjen njeri në PD që të ketë ardhur te Sali Berisha dhe t’i kem thënë lëre kësaj radhe ta marrë Basha. Ishin dy kandidatë, ishte zoti Basha dhe Sokol Olldashi.

LEXO EDHE:  Basha del hapur kundër Metës/ Asnjë fjalë për 13 Tetorin

Pozicioni im ishte shumë i vështirë se unë hyra në një linjë jodemokratike. Cila ishte linja jodemokratike? Unë i kërkova udhëheqjes së PD të mos anësojë, por ti sot ke demokratë të SHBA po bëjnë garën dhe figurat kryesore nuk anësohen akoma. Sigurisht ato do bëjnë në konventë. A ishte demokratike, nuk mund të them Kjo është e vetmja gjë që unë kam bërë se çdo njeri ka të drejtë të votojë, asnjë gjë tjetër. Absolutisht nuk gjen njeri që të thotë u thirra dhe më tha atë ose këtë. Thonë mbrapa që e la ky ose ai, pot ë kishin ardhur do kishin kandiduar po si këta. Unë kandidatë nuk caktova, këta të dy erdhën vetë”, theksoi Berisha./ CNA.al     

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri, pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për “Ballkan web”, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi “qytetarin dixhital”, që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të Bashkisë për “Javën e Verës”

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Si ka ndryshuar ekonomia e vendit nga Berisha tek Rama

LEXO EDHE:  Emrat/ Zbulohen 11 kandidatët që nuk do t’i binden Bashës dhe Kryemadhit

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Emrat/ Zbulohen 11 kandidatët që nuk do t’i binden Bashës dhe Kryemadhit

LEXO EDHE:  Basha del hapur kundër Metës/ Asnjë fjalë për 13 Tetorin

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE