Connect with Us

Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 40 vjeçari shqiptar

Kronika

Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 40 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptari në zonën Sindos të Selanikut perëndimor.

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje, pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë që drejtohej po nga një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të së mërkurës në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela.
Makina me të cilën u përplas 40-vjeçari me motoçikletë drejtohej nga një 21-vjeçar.

LEXO EDHE:  Aksidentoi 51-vjeçarin dhe u largua/ Kapet autori në Sarandë

Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Polica e Dubait ka reaguar në lidhje me arrestimin e Eldi Dizdarit, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit “Los Blancos”, si pjesë e një bande kriminale.

Dizdari konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, e cila thuhet se është përfshirë në trafikimin e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, ku vlera e të ardhurave ka qenë 350 milionë euro.



“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,”-, tha koloneli Saeed Al Qamzi për operacionin në fjalë. Sipas policia atje, Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve italiane, ndërkohë që ishte nën hetim që nga viti 2015./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 4 persona në Korçë e Pogradec

Publikuar

-

Nga

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Policia e Korçës ka goditur një rast të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në sajë të operacionit të koduar “Perimetri”.

Blutë kanë vënë në pranga 4 persona, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit një emigrantë të paligjshëm.

Në pranga kanë rënë sheteasit me inicialet K. N., 23 vjeç dhe Xh. Q., 20 vjeç, banues në Korçë, të cilët janë kapur nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, dy emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe prangosën.

K., 46 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë, duke transportuar me mjetin e tij tip “Mazda”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.



Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit në kërkim, A. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili më datë 10.09.2020, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin tip “Ford Transit” në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me të cilin po transportonte kundrejt fitimit gjashtë emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ Urbani përplas dy këmbësorë

LEXO EDHE:  Përgjimet shkatërrojnë bandën me shqiptarë e kosovarë në Itali/Kodet dhe emrat

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas një fëmijë, dërgohet në gjendje kritike në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Makina përplas një fëmijë, dërgohet në gjendje kritike në spital

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”, ku një automjet ka përplasur nmjë fëmijë.

Akoma nuk dihet identiteti dhe mosha e të aksidentuarit.



Mësohet se femija është transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE