Connect with Us

Tridhjetë e një vjet burg për pjesëtarët e organizatës “Syri i Popullit”

Kosova & Rajoni

Tridhjetë e një vjet burg për pjesëtarët e organizatës “Syri i Popullit”

Publikuar

-

Një gjykatë në Prishtinë dënoi sot me gjithsej 31 vjet heqje lirie tetë pjesëtarë të organizatës së ashtuquajtur “Syri i popullit”, nën akuza për kryerjen e veprës penale përgatitje e veprave terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas raportimit të korespondentit të tadios amerikane VOA: Avni Llumnica u dënua me 12 vjet heqje lirie, Sadri Ramabaja me pesë vjet, Ragip Sallova me katër vjet, Bajrush Konjusha me tre vjet, Halim Halimi me tre vjet, Rexhep Topllana me dy vjet si dhe Behxhet Luzha me dy vjet heqje lirie, ndërsa i akuzuari Murat Jashari, u dënua me trajtim të detyrueshëm psikiatrik për 10 vjet, për shkak të gjendjes së tij mendore.

Ditë më parë prokuroria hoqi dorë nga akuzat ndaj Sabit Berishës dhe Lirije Luzhës, në mungesë të provave.

Sipas kryetares se trupit gjykues, Naime Krasniqi Jashanica, pjesëtarët e organizatës “Syri i Popullit” kishin planifikuar vrasjen e një numri veprimtarësh politikë, të cilët sipas akuzës, organizata i cilësonte tradhtarë, përfshirë edhe vetë presidentin.

“Me datën 15 maj të vitit 2015 ishte themeluar organizata kriminale ‘Syri i popullit’ me të ashtuquajturit Avni Rrustema për të vrarë tradhtinë, në një shtet evropian ishte marrë vendim që në mars të vitit 2017 të fillojnë aksionet e kundërligjshme me qëllim që seriozisht të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës”, tha kryetarja e trupit gjykues duke lexuar vendimin, vijon raportimin radioja amerikane, duke shtuar:

LEXO EDHE:  Dhunoi një të mitur/ Dënohet me 6 muaj burg 46-vjeçari

Në mars të vitit 2017, u krye një tentativë për vrasjen e avokatit Azem Vllasi, ish udhëheqës komunist i Kosovës. Zoti Vllasi mbeti i plagosur dhe më pas policia arrestoi Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën, si pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, që mori përgjegjësinë për këtë rast…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Dhunoi një të mitur/ Dënohet me 6 muaj burg 46-vjeçari

LEXO EDHE:  Ish-deputetët e Ramës në pranga/ PD tallet keqazi me kryeministrin

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Vëllai i ministrit Xhafaj e pranon/ “Kam qenë në burg, për drogë”

LEXO EDHE:  Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Selanikut

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Dhunoi një të mitur/ Dënohet me 6 muaj burg 46-vjeçari

LEXO EDHE:  Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Selanikut

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE