Connect with Us

Tomazo Busheta, mafiozi i parë që shkeli Kodin e Heshtjes, dhe çoi në burg qindra anëtarë të Cosa Nostra-s 

Blog

Tomazo Busheta, mafiozi i parë që shkeli Kodin e Heshtjes, dhe çoi në burg qindra anëtarë të Cosa Nostra-s 

Publikuar

-

Ju mund të mos keni dëgjuar kurrë për Tomazo Bushetën. Por mbi 400 anëtarë të mafias italiane, me siguri që do të donin të mos e kishin njohur kurrë atë. Ai ishte mafiozi i parë siçilian, që shkeli Omertën – Kodin mafioz të Heshtjes, duke ndihmuar në arrestimin dhe dënimin me burg të qindra mafiozëve.

Karriera kriminale e Bushetës, u zhvillua mes Italisë, SHBA-së dhe Brazilit. Në fund, ushtari i respektuar i mafias u bë një “pentito” (i penduar) informator i policisë. Dëshmitë e tij ishin jetike për të ashtuquajturin Gjyqi i Madh, dhe që në fakt ishte gjyqi më i madh antimafia në histori. Edhe pasi u vranë gjyqtarët Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino, Busheta vazhdoi të jepte me guxim dëshmitë e tij në Komisionin Antimafia.

Busheta u arrestua shumë herë gjatë viteve 1960-1970. Por vetëm në vitin 1982, vendosi të bashkëpunojë me autoritetet ligjzbatuese. Dhe kjo në shenjë hakmarrjeje ndaj shumë mafiozëve, që dikur i kishte miq dhe bashkëpunëtorë.

Busheta lindi në një familje modeste në Palermo më 13 korrik 1928. Ishte më i riu nga 17 fëmijë, dhe vetëm ai iu bashkua mafies. I rritur në varfëri ekstreme, Tomazo u tërhoq shpejt nga bota e krimit. Ai e nisi si shumica, si një ushtar i familjeve mafioze. Përfshirja e tij e parë me mafian e zones, ndodhi në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ishte vetëm 17-vjeç.

Nisi të merrej me kontraband të cigareve gjatë viteve 1950-1960. Më pas emigroi në Brazil, ku u njoh me gruan e tij të tretë, Kristinën, vitin në 1971. Ndikimi i tij u rrit, kur shkoi në Nju Jork, dhe punoi për disa kohë me familjen mafioze Gambino. Në Brazil merrej me menxhimin e trafikut të drogës.

U arrestua dhe u ekstradua në Itali në vitin 1972, ku vuajti një dënim prej 8 vitesh burg. Për të shmangur Luftën e Dytë të Mafias që shpërtheu në Itali, ai u rikthye në Brazil menjëherë pas lirimit në vitin 1980. Edhe pse pati një pozitë modeste në radhët drejtuese të Cosa Nostras, intelekti dhe dinjiteti i shfaqur, bënte që edhe figurat kryeore të mafias të kërkonin këshillat e tij. Ai u bë i njohur si “Bosi i Dy Botëve”, edhe pse “grada” e tij nuk e kaloi kurrë atë të një ushtari.

Në mesin e shumë rregullave, Cosa Nostra ishte e rreptë në lidhje me nderin familjar. Busheta e shkeli këtë rregull shumë herë, pas lidhjeve të shumta jashtëmartesore, dhe 3 martesave zyrtare.

Bashkëshortja e tij e tretë Kristina, është shprehur në një intervistë për një dokumentar: “Shkelja e Omertës, ishte në fakt vendimi më i vështirë i jetës së tij, pasi ai kishte ndjesinë se po shkelte mbi diçka që ishte e shenjtë”.

LEXO EDHE:  Janë cilësuar një mit, por zbulimet e fundit thonë se Amazonat kanë ekzistuar vërtet

Regjisorët Mark Franketu dhe Endrju Majer, realizuan në vitin 2019 “Busheta, kumbari ynë”.  “Unë mendoj se disa faktorë e nxitën Tomazon të shkelte Kodin Omerta. I pari ishte vrasja e familjarëve të tij”- thotë Franketi.  Dhe në fakt në vitin 1982, rivalët i vranë 2 djemtë, dhëndrin, njërin nga vëllerëzit më të cilin ishte më i afërt, dhe një nip në Palermo.

Kur u arrestua në Brazil vitin që pasoi, ai pranoi të bashkëpunojë me policinë italiane dhe amerikane, duke firmosur një dëshmi prej 3000 faqesh. “Për mua, vdekja ka qenë si hija në një ditë me diell. Si mafioz, e dija se duhet të mësohesha me praninë e saj. Por vdekja e padrejtë e të pafajshmëve, më bindi që të mos isha më një mafioz”- do të deklaronte vetë Busheta më vonë.

Franketo theksoi se tradhëtia e tij ishte “në një kuptim, një lloj hakmarrjeje”. Italia në atë kohë nuk kishte një program për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ndaj ishin autoritetet amerikane, ato që morën përsipër sigurinë e Bushetës në një shtëpi të sigurt në Nju Xhersi. Një agjent i DEA e përshkroi Bushëtën në atë kohë, si “dëshmitarin më të rëndësishëm dhe më të rrezikuar në historinë e krimit në SHBA”.

Busheta dha dëshminë e tij të parë më 16 korrik 1984 në Romë. Ai e paralajmëroi gjyqtarin Xhovani Falklone se kjo punë ishte shumë e rrezikshme, dhe se mafia do të përpiqej t’i vriste që të dy, atë dhe Borselinon. Falkone u vra në një atentat me bombë në majin e vitit 1992. Në një të njëjtën mënyrë u eleminua 2 muaj më vonë dhe mikun i tij Paolo Borselino.

Para vrasjes, Falkone tha se “para bashkëpunimit të Bushetës, ne kishim vetëm një ide sipërfaqësore mbi mafian”. Me dëshminë e tij, Tomazo Busheta ndihmoi në dënimin e afro 400 mafiozëve. Sigurisht, Cosa Nosta nuk ia fali kurrë këtë tradhëti. Pas vdekjes së tij në vitin 2000 në moshën 72 vjeçare nga kanceri, Busheta u varros në Majami të Floridas nën një emër të rremë.

Gruaja e tij e ve Kristina dhe djali i vetëm i mbetur gjallë, Roberto, thonë në dokumentar se as fqinjët e tyre nuk e dinë kush janë ata realisht. Edhe sot e kësaj dite, pasardhësit e Bushetës jetojnë me frikën se mos bien pre e ndonjë atentati. “Mafia nuk harron asnjëherë”- shprehet Kristina Busheta në atë dokumentar. Ndërkohë, shumë të afërm të tjerë refuzuan që të flasin para kamerës./Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse njerëzit përdorin fotot në çift, si foto të profilit të tyre në mediat sociale

Publikuar

-

Nga

Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku juaj, ka ndryshuar foton e profilit të tij. Por në vend të një fotoje ku ai ka dalë vetëm, ti sheh një foto në çift, të mikut tuaj me partneren e tij. Po përse njerëzit zgjedhin zakonisht fotot në çift, si foto të profilit të tyre?

Sipas një studimi më të fundit zgjedhja e fotove në çift, postimi i statusit të marrëdhënies së tyre dhe përmendja e partnerit në përditësimet e profilit në mediat sociale, të gjitha mund të
jenë shenja se si njerëzit ndihen në marrëdhëniet e tyre,dhe mund të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm tek rivalët e mundshëm.

Po kush e bën këtë gjë? Ajo që psikologët socialë e quajmë “shfaqje diadike”, është relativisht e zakonshme. Në një studim të kohëve fundit, 29 për qind e përdoruesve të përfshirë në lidhje romantike, kishin si foto profili në Facebook një foto në çift. Shtatëdhjetë për qind e tyre, kishin të shënuar në status “në një marrëdhënie” ose “i martuar”.

Dhe pjesëmarrësit në studim, e përmendnin partnerin e tyre në 15 për qind të përditësimeve të tyre të fundit në Facebook. Disa njerëz, kanë më shumë të ngjarë të kenë sjellje të tilla, sesa
të tjerët. Njerëzit që janë shumë të kënaqur, ose të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre romantike, kanë më shumë të ngjarë të postojnë foto të profileve në çift.

Sa më i dashuruar që është një person i lidhur, dhe sa më shumë xhelozi që raporton ai në pyetësor, aq më shumë të ngjarë ka të postojë statusin e marrëdhënies së tij në Facebook. Njerëzit që janë zakonisht në ankth në një marrëdhënie – pra që kanë frikë se mos partneri e refuzon apo braktis – kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të përdorin një foto në çift si foto profili.

LEXO EDHE:  Janë cilësuar një mit, por zbulimet e fundit thonë se Amazonat kanë ekzistuar vërtet

LEXO EDHE:  Sekreti i jetëgjatësisë është ajri i pastër në mal/ Shembulli vjen nga Azerbajxhani

Nëse dikush e thekson apo jo statusin e tij në internet, kjo mund të ndryshojë në varësi të mënyrës sesi ndihet ai person në një kohë të caktuar. Njerëzit kanë më shumë gjasa të postojnë informacione që lidhen me marrëdhëniet në Facebook, në ditët kur ndjehen më të pasigurtë në lidhje me ndjenjat e partnerit të tyre, sesa në ditët kur ndjehen më të kënaqur nga marrëdhënia e tyre.

Një sondazh me 236 përdorues të Facebook e mbështeti këtë ide. Po ai zbuloi një arsye tjetër:Ata janë të motivuar të mbrojnë marrëdhëniet e tyre nga kërcënimet që ekzistojnë në mediat sociale. Përdorimi i Facebook, Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale, i ekspozon njerëzit ndaj një sërë gjërash që mund të dëmtojnë potencialisht marrëdhëniet e tyre, përfshirë ish-partnerët, apo partnerët alternative.
Ndërkohë jashtë mediave sociale, hulumtimi ka treguar se njerëzit në një marrëdhënie romantike, përfshihen sërish në një mori sjelljesh për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre, kundër kërcënimeve të paraqitura nga partnerë alternative dhe rivalë romantikë.

Përmendja e partnerit ose e marrëdhënies së tyre, është një mënyrë përmes së cilës njerëzit mund të përpiqen t’i largojnë këto probleme të mundshme. Studiues të tjerë, kanë zbuluar se disa njerëz e shfaqin partnerin dhe marrëdhënien e tyre në profilin që kanë në mediat sociale, pasi vetëdija se të tjerët e dinë që ata janë në një lidhje, u jep një rritje të vetëvlerësimit.
Movitimi për t’u ndier mirë me veten, është një nga arsyet pse njerëzit duan që miqtë e tyre në Facebook, ta dinë ata janë në një lidhje./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

Publikuar

-

Nga

Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrës “Wellcome Trust”, Xheremi Farrar, flet për gjermanen ”Der Spiegel” mbi përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri, kërkimet e vështira për një vaksinë, mbi çështjen nëse qytetet në Evropë duhen futur në karantinë si ato në Kinë, dhe skenarin më të keq sipas tij:atë kur virusi mund të nisë të përhapet tek vendet me të varfra.

Keni paralajmëruar për vitesh, se në epokën e globalizimiy, një virus i rrezikshëm mund të përhapet në të gjithë botën në një mënyrë të pakontrollueshme. A është realizuar me koronavirusin e Vuhanit makthi juaj më i keq?

Në Kinë kjo është duke ndodhur. Virusi po përhapet shumë më shpejt sesa SARS-i. Pas vetëm disa javësh, ai ka infektuar më shumë njerëz në mbarë botën, dhe ka vrarë më shumë pacientë në Kinë sesa SARS-i në 9 muaj. Në Vuhan dhe në pjesë të tjera të Kinës, komunitetet po përjetojnë një makth.

A ka ndonjë rrezik të shohim skena të ngjashme në Gjermani dhe Evropë?

Unë besoj se më e keqja ka ende mundësi të parandalohet. Por kjo do të kërkojë marrjen e masave të ashpra brenda disa javëve. Duhet të mos harrojmë një fakt:Për sistemin tonë imunitar, ky virus është një kundërshtar i ri, i panjohur, dhe që është shumë i transmetueshëm midis njerëzve. Ai mund të shkaktojë gjithçka, nga simptoma shumë të lehta deri tek ato më të rëndat. Ky kombinim e bën këtë virus shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

Cilat janë masat e ashpra, që mendoni se mund të jenë të nevojshme?

Mund të shohim izolimin e qyteteve apo rajoneve të veçanta. Ose disa javë ndërprerje të lidhjeve ajrore, hekurudhore apo detare, të cilat mund të kushtojnë miliarda dollarë. Edhe ne ekspertët po punojmë në një territor plotësisht të panjohur.
As me SARS-in dhe as me Gripin e Derrave, nuk u futën në karantinë qytete sikurse po ndodh tani në Kinë. Masa të ngjashme u morën për herë të fundit kundër Gripit Spanjoll në vitet 1918-1920, kur vdiqën deri në 50 milionë njerëz. Gjithsesi, Gjermania është e përgatitur mirë për këtë epidemi.

A ka gjasa të kërkohet futja në karantinë e qyteteve të mëdha, si Mynihu apo Parisi?

Kam shumë dyshime, sesi do ta përballonin banorët e qyteteve të mëdha perëndimore një gjë të tillë. Masa të tilla, do të shkaktonin një përçarje të madhe në mesin e komuniteteve. Nëse kjo gjë ndodh vërtet, njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi bazuar në vullnetin e tyre të lirë.
Por që masa të tilla të funksionojnë, është shumë e rëndësishme që politikanët dhe ekspertët e shëndetit publik të nisin që tani të përgatitin njerëzit, përmes një komunikimi të hapur, të ndershëm dhe transparent. Besimi është thelbësor, kërkon kohë, dhe mund të humbasë shumë shpejt.

A i druheni një pandemie të mundshme globale?

LEXO EDHE:  A ka “vdekur” NATO?

LEXO EDHE:  Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

Natyrisht, jam shumë i shqetësuar. Por nuk do të jetë frika, por puna ajo që do të na shpëtojë.

Cilat pjesë të botës do të jenë vendimtare, në përcaktimin nëse koronavirusi i ri ka dalë jashtë kontrollit:vendet e zhvilluara apo ato në zhvillim, që kanë një sistem shëndetësor të dobët?

Një situatë aq e keqe sa ajo në Vuhan, do të ushtronte shumë presion edhe mbi sistemet shëndetësore shumë të mira si ato në Gjermani apo Singapor, sidomos në dimër. Por në vende
të varfëra si Bangladeshi, Venezuela apo disa vende të Afrikës, edhe një epidemi e vogël do
të ishte katastrofike. Prandaj ne duhet të ndihmojmë vendet e varfëra me gjithçka që është e nevojshme: pajisje mbrojtëse, testim, ilaçe dhe këshilla mjekësore.

Cila do të ishte shenja e parë, se situata në mbarë botën po del jashtë kontrollit?

Gjëja më e rëndësishme në 2-3 javët e ardhshme, është nëse do të ketë apo jo një transmetim të qëndrueshëm të koronavirusit jashtë Kinës. Këtë javë pati një raport mbi një të sëmurë nga Koreja e Jugut, që kishte vizituar Tajlandën, por jo Kinën. Ai nuk kishte qenë në kontakt me ndonjë kinez, dhe sërish u infektua. Dhe kjo gjë është shumë shqetësuese.

A mund të ndihmojë parandalimin global të virusit, prodhimi i shpejtë i një vaksine?

Jo, vaksina do të vinte shumë vonë për këtë gjë. Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI), një organizatë ndërkombëtare e financuar nga Ministria gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, po mbështet kërkimet mbi zhvillimin e një vaksine.
Por ato do të zgjasin të paktën 6 muaj. Në fakt, vaksina nuk do të jetë gati para fundit të këtij viti. Vaksina është diçka që i bëhet njerëzve të shëndetshëm. Dhe duhet të jemi absolutisht të sigurt se ajo është e sigurtë. Nëse nuk kemi fat, mund të mos jemi në gjendje të zhvillojmë dot asnjë vaktinë kundër koronavirusit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

Publikuar

-

Nga

Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”

Në takimin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri grek, Kiriakos Micotaqis, tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin vendin e tij
si një “aleat të besueshëm dhe të parashikueshëm”, në një pjesë të paparashikueshme të botës.
Një deklaratë e tillë në dukje e vërtetë, mund të tingëllonte qesharake vetëm disa vjet më parë, kur rajoni ishte i qetë dhe kur Turqia, dhe jo Greqia, ishte shtylla e stabilitetit. Por sot Athina
po bëhet një lojtare thelbësore pro-amerikane, në qendër të çështjeve të rëndësishme të sigurisë në Mesdheun Lindor.

SHBA-ja duhet të përfitojë nga kjo marrëdhënie në lulëzim mes 2 vendeve, si pjesë e një fokusimi të ri strategjik në rajon. Mesdheu Lindor, dhe sidomos Greqia, ishin thelbësore në vendimin që mori SHBA për të mbrojtur larine, dhe për të frenuar komunizmin pas Luftës së Dytë Botërore.
Tani gjeopolitika dhe gjeologjia, po rikthejnë konkurrencën në fushën e sigurisë në këtë udhëkryq strategjik, me Greqinë si nyjen kryesore. Nxitësi kryesor i këtij rivaliteti, ka qenë transformimi i Turqisë nën presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Dikur një aleate demokratike e besueshme, Ankaraja është gjithnjë e më shumë një autokraci pro-ruse, që ka ambicie për një ndikim më të madh rajonal, në kurriz të ndikimit të SHBA-së, Greqisë, Izraelit dhe të tjerëve. Ndërkohë, në rajon po kthehet konkurenca mes fuqive të mëdha, teksa ka një ndërhyrje në rritje të Rusisë, Iranit dhe Kinës.

Një tjetër “mollë sherri” vjen nga zbulimi i njëkohshëm i sasive të mëdha të gazit natyror, dhe nga mundësia për të zbuluar shumë më tepër. Kjo gjë mund të promovojë një zhvillim ekonomik që kërkohet më dëshpërim, sidomos nga Greqia, dhe që mund të zvogëlojë varësinë shqetësuese për energji që ka Evropa ndaj Moskës.

Për këtë arsye vitet e fundit ka një afrim më të madh në Greqi të kompanive amerikane. Po kjo ka rritur ndërkohë tensionet midis Turqisë dhe të gjithë të tjerëve. Në dallim nga fqinjët e saj, Ankaraja nuk pranon të njohë ligjin ndërkombëtar mbi kufijtë e Zonës së saj ekskluzive Detare Ekonomike.
Përkundrazi, ajo po mbron pretendimet e saj territoriale, dhe dërgon rregullisht anije që kryejnë shpime në ujërat qipriote, duke kërcënuar pjesën tjetër për zhvillimin dhe eksportimin e burimeve të vlefshme natyrore. Këto zhvillime të mëdha, shpjegojnë aspiratat e Greqisë për ta zëvendësuar Turqinë si një qendër rajonale diplomatike dhe ekonomike, dhe që kohët e fundit ka një mosmarrëveshje me NATO-n.
Në fakt, Athina po bën pikërisht atë që kërkojnë politikëbërësit amerikanë nga aleatët:po merr përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen kolektive. Greqia shpezon tashmë një pjesë më të madhe të PBB-së saj për mbrojtjen, sesa çdo anëtar i NATO-s përveç Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo pasqyron mënyrën sesi pas disa dekadash marrëdhëniesh të ftohta në rastin më të mirë, ekziston një konsensus kombëtar në rritje, se partneriteti me Shtetet e Bashkuara duhet të përbëjë themelin e sigurisë së Greqisë. Kthesa e raporteve SHBA-Greqi nisi me Aleksis Cipras, ish-kryeministrin e majtë.

LEXO EDHE:  Megan u largua nga familja mbretërore, për shkak të racizmit në Britani

LEXO EDHE:  Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

Nismat e tij po zgjerohen tashmë nga qendra e djathtë e Demokracisë së Re, që është tradicionalisht më pro-amerikane. Gjithsesi, Greqia ka nevojë për një bashkëpunim më të madh, për të projektuar fuqinë amerikane dhe promovuar stabilitetin gjithnjë e më të trazuar në Mesdheun Lindor. Thelbësor për rolin e ri gjeopolitik të Greqisë, është udhëheqja e saj diplomatike, që po ndërton lidhje më të forta me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, mbi energjinë
dhe sigurinë.

Me kompanitë amerikane që po përfshihen gjithnjë e më shumë në eksplorimin e burimeve energjitike në rajon, Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë praninë e saj detare në Mesdheun Lindor, përfshirë vizitat në porte, stërvitjet e përbashkëta ushtarake, dhe integrimin e forcave detare greke me njësitë e aeroplanmbajtësev amerikane.
Ndërkohë SHBA-ja, duhet të përfitojnë nga padurimi i Greqisë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Greqia do të ketë nevojë për financim të huaj ushtarak (FMF), për të modernizuar forcat e saj ajrore dhe detare. Në fund të vitit të kaluar, Kongresi autorizoi 3 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Greqinë; ndërsa Athinës i duhet më shumë më tepër.

Gjithashtu, politikëbërësit amerikanë duhet të marrin në konsideratë një prani më të fortë ushtarake amerikane në Greqi. Dhe kjo mund të përfshijë forcat detare amerikane në portet me rëndësi strategjike në Gjirin e Sudas dhe Aleksandropulit, ankorimin e cisternave, dhe zgjerimin e operacioneve trajnuese për helikopterët ushtarakë.

Greqia është ndërkohë një mundësi tërheqëse, për zhvendosjen e aseteve ushtarake amerikane nga Turqia. Po kështu mund të jetë Qipro, në varësi të zhvillimeve me Turqinë. Kjo do të siguronte një qasje të besueshme për forcat amerikane, dhe mund të krijojë një mekanizëm presioni, për të imponuar ndryshime në politikat gjithnjë e më destabilizuese të Ankarasë mbi rajonin.

Shënim:Eric Edelman, ish-ambasador i SHBA-së në Turqi. Charles Wald, ish-zëvendëskomandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së në NATO./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE