Connect with Us

Tjetër paralajmërim i Artan Hoxhës/ Opozita po punon për të shkarkuar 27 kryebashkiakë

Politikë

Tjetër paralajmërim i Artan Hoxhës/ Opozita po punon për të shkarkuar 27 kryebashkiakë

Publikuar

-

zbulon nga i vijne informacionet

Pas publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë, gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një tjetër paralajmërim.

Sipas Hoxhës, opozita jashtë parlamentare po punon  dhe po verifikon fakte për shkarkimin e kryebashkiakëve të 27 bashkive që PD ka drejtuar para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas Hoxhës, opozita po punon fort për të goditur në nivel lokal të zgjedhurit e mazhorancës në krye të këtyre bashkive.

LEXO EDHE:  Grupet kriminale sundojnë vendin/ Artan Hoxha u zbulon buxhetin

“Opozita jashtë parlamentare po punon dhe po verifikon fakte, do mundohet të shkarkojë të zgjedhurit në 27 bashkitë që PD drejtonte para zgjedgjevet te 30 qershorit. Po mundohen të verifikojnë fakte për të goditur në nivel lokal të zgjedhurit e mazhorancës e për t’i çjerrë maskën atij që drejton këtë vend”, u shpreh Hoxha në studion e Abc News./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Grupet kriminale sundojnë vendin/ Artan Hoxha u zbulon buxhetin

LEXO EDHE:  Reagimi i ashpër i gazetarëve/ Ilir Meta sharlatan i paepur!

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  “Më gjejnë kollaj mua”/ Artan Hoxha tregon se si mbrohet

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon detajet/ Kush e urdhëroi sulmin ndaj kreut të Gardës

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk bëhet ky vend”/ Lubonja: OFL spektakël, nuk godet “kriminelët” pranë qeverisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se operacionet anti-OFL janë një spektakël, duke theksuar se nga këto operacione nuk goditen “kriminelët” pranë qeverisë.

“Shumë shqiptarë thonë ky vend nuk bëhet. Te ky sondazh 7 për qind thoshkan që ky vend nuk bëhet.

Do them një batutë por shumë domethënëse. Po mbushja makinën me karburant mes Lushnjës e Fierit.Më pyeti ai që a bëhet ky vend më tha, meqë më njohu meqë dalim në televizor. Më tha e di kur do bëhet ky vend, kur të vijnë të gjithë nga Siria, nga ata vende, atëherë do bëhet tha. Kështu tha.

Asgjë nuk duket mirë në horizont. Edhe OFL, operacioni “Forca e ligjit” nuk godet njerëzit afër qeverisë”, tha Lubonja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE