Connect with Us

Reagon PD/ Lefter Alla, pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës

Politikë

Reagon PD/ Lefter Alla, pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të videos, ku kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike.

Ne njoftimin për mediat, PD shkruan se Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën.

“Kandidimi në 30 Qershor nga Edi Rama i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar ka qenë strategji e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.

Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën.

LEXO EDHE:  Thellohet skandali/ PD nxjerr të tjera dokumente kundër Agim Kajmakut

Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq,  degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!

Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se meritokracia dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë.

Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qëndron në pushtet me mbështetjen e krimit.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Akuzat e deputetit demokrat/ Mazhoranca ligj të veçantë për teatrin

LEXO EDHE:  Debatet për çështjen e Tahirit/ Opozita braktis Komisionin e Ligjeve

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Foto-ekskluzive/Vlora nuk e pret Bashën, militanti i PD shpërthen me lot në sy: Haram

LEXO EDHE:  Thellohet skandali/ PD nxjerr të tjera dokumente kundër Agim Kajmakut

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk bëhet ky vend”/ Lubonja: OFL spektakël, nuk godet “kriminelët” pranë qeverisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se operacionet anti-OFL janë një spektakël, duke theksuar se nga këto operacione nuk goditen “kriminelët” pranë qeverisë.

“Shumë shqiptarë thonë ky vend nuk bëhet. Te ky sondazh 7 për qind thoshkan që ky vend nuk bëhet.

Do them një batutë por shumë domethënëse. Po mbushja makinën me karburant mes Lushnjës e Fierit.Më pyeti ai që a bëhet ky vend më tha, meqë më njohu meqë dalim në televizor. Më tha e di kur do bëhet ky vend, kur të vijnë të gjithë nga Siria, nga ata vende, atëherë do bëhet tha. Kështu tha.

Asgjë nuk duket mirë në horizont. Edhe OFL, operacioni “Forca e ligjit” nuk godet njerëzit afër qeverisë”, tha Lubonja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE