LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikoi videon e kryebashkiakut duke marrë kokainë/ Artan Hoxha thirret në Polici

22 Janar 2020, 21:43, Kronika CNA
Publikoi videon e kryebashkiakut duke marrë kokainë/ Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha publikoi sot video-skandalin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqej në ambientet e një lokali duke thithur kokainë.

Për të folur për këtë çëshjte Hoxha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion?.

Por teksa ai fliste moderatorit Blendi Fevziu i ka ardhur një mesazh, ku zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, i kërkonte që Hoxha të paraqitet në Komisariat, pët të dëshmuar lidhur me këtë çështje dhe deklaratat se nga kush është shantazhuar.

Me ironi vetë Fevziu, u shpeh: ?Do të shoqëroj unë pas emisionit, se ja kam marrë dorën”.

Kjo është hera e dytë, që Artan Hoxha thirret për tu marrë në pyetje nga Policia. Kujtojmë që tre vite më parë, Hoxha u shoqërua tek Krimet e Rënda, ndërsa i’u sekuestruan dhe telefonat, pasi denoncoi lirimin nga Prokuroria të pilotit i cili drejtonte avionin me drogë që u rrëzua në Gjirin e Lalëzit.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga