Connect with Us

Pritet shkarkimi/ Kryebashkiaku përdorues kokaine, braktiset nga Rilindja

Politikë

Pritet shkarkimi/ Kryebashkiaku përdorues kokaine, braktiset nga Rilindja

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, u denoncua sot nga një video e bërë publike pasdite nga gazetari Artan Hoxha në televizionin ABC News, i cili në mëngjes kishte publikuar edhe disa foto të kesaj video.

Gjatë gjithë ditës, kryebashkiaku është përpjekur ta mohojë këtë fakt dhe që në qëndrimin e tij të parë ai tha se ishte një montazh, dhe më pas tha dhe se ishte një skenar “alla babale” e përgatitur nga selia e PD-së.

Në fakt, publikimi është bërë nga gazetari Artan Hoxha i cili njihet për kujdesin e verefikimit të fakteve dhe provave kur ka të tilla material. Është njeriu i cili me 21 janar të vitit 2011 publikoi videon që shpëtoi atëherë socialistët dhe kryeministrin Rama nga akuzat për dhunën e ushtruar mbi policinë dhe 4 viktimat që mbetën pas protestës se 21 janarit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Por sot, pas publikimit të videos, kryebashkiaku socialist i Bulqizës, përfaqësuesi i Rilindjes, ka ngelur i vetëm. Askush nuk po e mbron më. As vetë socialistët më të thekur. As vetë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, as zyrtarë të lartë të qevrisë, as zëdhënësa, apo sekretarë të Partisë Socialiste, pa folur më tej për deputetët dhe vetë kryeministrin Rama.

LEXO EDHE:  Nga Indrid Vokshi/ Kush e këshillon PD-në?

Gjithçka i është lënë në dorë, të reagojë vetë, ashtu siç ka thënë dhe Rama, secili është përgjegjës për veten e tij, dhe çfarë pritet të ndodhë!

Braktisja na tregon se kryebashkiaku i Bulqizës, nuk i ka mirë punët, por për të shkuar më tej dhe për të zbuluar të vërtetën na duhet të presim deri nesër për të parë a do ta shkarkojë kryeministri Rama kreun e Rilindjes në Bashkinë Bulqizë apo ai do të largohet me dorëheqje nga detyra./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  “Dorëzohet” Rama?!/Pranon të shkojë te çadra e PD-së

LEXO EDHE:  Befason Vasili: Kryeministri ka të drejtë …

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk bëhet ky vend”/ Lubonja: OFL spektakël, nuk godet “kriminelët” pranë qeverisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se operacionet anti-OFL janë një spektakël, duke theksuar se nga këto operacione nuk goditen “kriminelët” pranë qeverisë.

“Shumë shqiptarë thonë ky vend nuk bëhet. Te ky sondazh 7 për qind thoshkan që ky vend nuk bëhet.

Do them një batutë por shumë domethënëse. Po mbushja makinën me karburant mes Lushnjës e Fierit.Më pyeti ai që a bëhet ky vend më tha, meqë më njohu meqë dalim në televizor. Më tha e di kur do bëhet ky vend, kur të vijnë të gjithë nga Siria, nga ata vende, atëherë do bëhet tha. Kështu tha.

Asgjë nuk duket mirë në horizont. Edhe OFL, operacioni “Forca e ligjit” nuk godet njerëzit afër qeverisë”, tha Lubonja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Çanit/ “Politika është e pisët, nuk bën dot pa krimin”

Publikuar

-

Nga

Moderatori Arian Çani deklaroi se politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin, teksa po fliste për kapjen e Vladimir Gjutës me armë para selisë rozë dhe aludimet se mund të ishte duke planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Çani tha se nuk beson që krimi i organizuar të jetë duke sulmuar opozitën, pasi pretendon se janë të dyja të pista dhe bashkëpunëtore.

“Krimi nuk është në atë situatë t’i bjerë politikës, por as politika nuk është e zonja të jetojë pa krimin. Politika është e pisët si krimi. Po them një hipotezë. Ka shumë kriminelë që vazhdojnë i mbajnë pasuritë, makina luksoze dhe të pajustifikuara ata i konfiskon policia. Për mua ajo është një fishkëllimë. Një fishkëllimë që fushata po afron edhe ne s’kemi para. Si mendoni ju, një kriminel që nuk ka pastruar paratë nuk do të investojë tek partia që është në pushtet?”, deklaroi moderatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE