Connect with Us

Nga Andi Bushati/ PD- LSI si zjarrfikës kundër opozitarizmit

Opinione

Nga Andi Bushati/ PD- LSI si zjarrfikës kundër opozitarizmit

Publikuar

-

Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse një vit më parë. Të gjithë atyre që janë ngritur sot për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për të kundërshtuar marrëveshjen për tryezën mazhorancë opozitë, po u bëhet i njëjti proces denigrimi sikurse protestave të studentëve në dhjetor -janarin e shkuar.

Kush e kthen pak filmin mbrapsht për të evokuar ditët fantastike të manifestimeve përpara ministrisë së Arsimit, do të kujtojë me siguri mllefin, helmin dhe dufin që derdhi opozita zyrtare kundër atyre grupeve dhe segmenteve që nuk i kontrollonte dot. Lëvizja për Universitetin dhe Organizata Politike, u etiketuan si marksistë që ishin kundër interesave të studentëve. Lideri i tyre, Arlind Qorri, kauzat dhe betejat e të cilit ndaj qeverisë Rama edhe sot e kësaj dite, janë në një nivel moralisht më të respektueshëm dhe parimisht më të vendosur se ato të PD-LSI-së, u përgojua si i shitur tek Erion Velia.
Propoganda e pisët e opozitës arriti deri në atë pikë, sa me anë të organit zyrtar, « RD » ti quante protestuesit si « këlyshë të Qorrit » ndërsa Monika Kryemadhi, me gojën e saj, denonconte OJF e paguara nga kryeministri.

Se ç’ndodhi më pas e dinë të gjithë. Partitë futën mes studentëve militantët kokëtrashë të FRPD dhe LRI, ata filluan të grinden me të tjerët, me qëllim që të bashkonin protestën studentore me atë opozitare, duke e dërguar nga rruga e Durrësit drejt bulevardit qëndror. Pak nga pak edhe me ndihmën e makinerisë së përbindshme të pushtetit, manifestimet u shuan.

I njëjti gjygj publik po u bëhet sot edhe aktivistëve të Nisma Thurje, që janë angazhuar në një lëvizje qytetare, e cila militon për një sitem me lista të hapura, që u heq kryetarëve të partive monopolin për zgjedhjen e deputetëve. Edhe ata, nga i njëjti kor, akuzohen se i shërbejnë Edi Ramës, se favorizojnë ata oligarkë me të cilët opozita zyrtare bën vetëm beteja fallco, se duan të fshijnë nga lista e prioriteteve emergjencën e vjedhjes së votave.

Po së njëjtës gjueti shtrigash i janë nënshtruar edhe ata zëra rebelë, që duke qenë kritikë të paepur të regjimit autokratik të kryeministrit, nuk i durojnë dot piruetat, mungesën e koherencës apo pazaret okulte të opozitës zyrtare. Edhe ata u përgojuan me vetë gojën e liderit demokrat, si revolucionarë apo të shitur tek pushteti.
Natyrisht, unë e kuptoj se, pafuqia e opozitës për tu shkëputur nga sistemi, nuk mund të bashkjetojë as me majtizmin idealist të Arlind Qorit, as me pastërtinë e pakompromis të të rijve të Organizatës Politike.

LEXO EDHE:  Hipokrizia e kritikëve “të pavarur” të protestës/ Nga Andi Bushati

Eshtë gjithashtu e hamendësueshme se ajo që kërkojnë Endri Shabani e Pano Soko, mund të jetë katërcipërisht e kundërta me konceptin e partisë me tapi që zbaton Basha, apo asaj familjare që trashëgon Kryemadhi.

E njëjta gjë mund të thuhet t’a zëmë edhe për Fatos Lubonjën, që, herë pas here zgjedh t’a fshikullojë këtë opozitë nga një piedestal moral, që nuk të lejon ti ndyesh duart në gjirizet e luftës për pushtet.
Pra, është e kuptueshme se PD dhe LSI shpesh mund të mos jetë dakord as me këto lëvizje dhe as me këto zëra kritikë. Ata, mund t’i ndajë prej tyre këndvështrimi për botën, taktikat e zgjedhura, mosdakordësia për shumë tema të ndryshme.

Po nga këtu e deri tek etiketimi si të shitur, si armiq të opozitarizmit apo si shërbyes të Ramës është një hendek i madh.

Pikërisht këtë hendek po thellon opozita zyrtare e cila ka rënë pre e slloganit, “kush nuk është me mua është armiku im”. Dhe kjo është gafa më e madhe e saj.

Pasi në vend që të luftojnë për krijimin e një fronti të përbashkët, si e vetmja rrugë me anë të së cilës pëmbyset një regjim, ato e fragmentarizojnë atë.

Pasi në vend që ti hedhin sot benzinë çdo shkëndije që mund të përzhitë kleptokratin në pushtet, ato i friksohen zjarrit një mund ti djegë, njësoj si Ramën, në të ardhmen.

Me frikën se mund të humbasin monololin e një beteje bipartizane, PD dhe LSI janë shndërruar, ndoshta pa e kuptuar, në zjarrfikse të opozitarizmit. Ato po mbajnë larg dhe të përçara të gjitha lëvizjet e tjera anti qeveritarë dhe zërat kritikë me këtë pushtet. Dhe paradoksi është se duke akuzuar këta të fundit si të shitur tek Rama, po i shërbejnë në mëmyrë perfekte atij./Lapsi.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Bombat me gaz ndaj protestuesve të opozitës/ Zbardhet marrëveshja sekrete, si gënjeu Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Edi Ramës asnjëherë nuk e ka thënë të vërtetën se ku e kishte marrë gazin lotsjellës, të cilin e përdori për të shtypur protestën e opozitës. Kishte pohuar se kjo sasi gazi ishte blerë në kohën e Sali Berishës, pas protestave të 21 janarit të vitit 2011.

Por, Gazeta Insajderi ka zbuluar të vërtetën se si Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë këtë gaz lotsjellës nga Policia e Kosovës. Kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Marrëveshja e dyshimtë për 500 granata me gaz lotsjellës

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Ky vendim i tij, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Implementimi i tij duhet të bëhej nga drejtori Qalaj, njeri i lidhur dhe i dëgjueshëm i PDK-së së themeluar nga Thaçi.

Po ashtu, pjesë formale e implentimit do të duhej të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme. Atëkohë, këtë post e mbante Ekrem Mustafa, i cilësuar nga kritikët e opozitarët si ministër analfabet dhe i padijshëm.

Insajderi ka siguruar letrën që Mustafa ia kishte dërguar shefit të tij, Behgjet Pacollit. Duhej formalisht edhe “vula” e Pacollit për marrëveshje ndërkombëtare.

Si i gënjeu shqiptarët ministri Sandër Lleshaj?

Sandër Lleshaj, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, ka gënjyer publikisht kur ka folur për gazin lotsjellës që është hedhur kundër protestuesve të opozitës, gjatë vitit 2019.

LEXO EDHE:  Rama, marrëzia pa fund/ Nga Andi BUSHATI

LEXO EDHE:  Andi Bushati: Partia Socialiste pronë private e Edi Ramës

Ai ishte pyetur nga deputeti Lefter Maliqi në një mbledhje të komisionit për siguri, të mbajtur më 11 nëntor të vitit të kaluar.

“… për sa i përket gazit lotsjellës në konceptin buxhetor ne e kemi gjetur nuk e kemi blerë. Atë e hedh policia. Jam dakort me ju që është hedhur shumë, por ama janë shmangur plumbat”, kishte thënë Lleshaj.

Fakti që vetë ministri i Punëve të Brendshëm i Shqipërisë e pranon se kanë hedhur shumë gaz lotsjellës, ligjërisht e bënë përgjegjës edhe shtetin e Kosovës.

Kjo përbën shkelje të rregullave ligjore. Në cilësinë e blerësit, Policia e Kosovës mban përgjegjësi ligjore se si do ta shfrytëzojë gazin lotsjellës si përdorues i fundit i tij, pa pasur të drejtën e huazimit.

Në këtë rast, huazuesi i gazit lotsjellës Policia e Shqipërisë, është e paditur për përdorimin e dhunshëm të kësaj sasie.

Një kallëzim penal kundër Sandër Lleshajt, ministrit të Punëve të Brendshme dhe disa punonjësve të Policisë së Shtetit është ngritur nga ish-krye bashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Lleshaj dhe vartësit e tij akuzohen nga Ademi për “shpërdorim detyre”. Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për personat e kallëzuar penalisht.

“Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qytetarët e Shkodrës po bënim manifestim  paqësor , në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbrojtjen e drejtës së votës, e cila është parimi kryesor në zbatim të Kushtetutës.  Manifestimi ishte paqësor dhe konform dispozitave ligjore në fuqi”.

“Bashkia e Shkodrës, në kallëzimin penal për ministrin e brendshëm dhe punonjës të Policisë së Shtetit thotë se “siç tregojnë edhe pamjet filmike, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë sulmuar me gaz edhe protestues të cilit ishin në kushte të pamundura shëndetësore, apo persona që po u vinin atyre në ndihmë. Kjo metodë kriminale, është shkelje flagrante e ligjit, që vë në rrezik serioz jetën e qytetarëve dhe personave që ishin duke i ndihmuar ato”, thuhet në kallëzimin penal kundër Lleshajt.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Ligji i censurës, na kthen te gjykimi fshatçe i Frontit Demokratik

Publikuar

-

Nga

Në vëmendje të delegacionit të Komisionit të Venecias

———–

Ka vend të dali më qartë se çfarë përmban ligji i amenduar për transmetimet audiovizive dhe elektronike, dhe përse ai është jo vetëm kulturalisht dhe profesionalisht i padenjë, por edhe bie në kundërshtim jo thjesht me lirinë e shprehjes, por ka probleme të tjera më të mprehta, krejt të tjera, që nuk janë vendosur në dukje.

Publikimet dhe masat kundër shkeljeve të parashikuara i trajton në mënyrë të diferencuar, pra ndryshe për median e shkruar në letër, ndryshe për transmetimet audiovizive lineare, pra të televizioneve, dhe ndryshe për portalet dhe përgjithësisht për platformat e publikimeve elektronike.

Në këtë mënyrë ai drejtohet kundër barazisë të subjekteve para ligjit. Privilegjon mediat klasike dhe diskriminon mediat elektronike.

Nuk përcakton qartë dhe prerë se cili është dallimi midis një transmetuesi personal apo një transmetuesi që konsiderohet se ka një vijë editoriale të përcaktuar. Përmbajtja editoriale e përpunuar nuk ka lidhje fare me dallimin nëse je publikues personal apo subjekt juridik.

Po ashtu nuk rregullohet edhe cënimi i personit në Internet pavarësisht nëse dëmtuesi është me këtë apo status. O shokë kryetarë kooerativash: është web -i media apo jo?

Në vend të përcaktojë llojin e veprës penale ose kundravajtjes administrative, pra nëse është: cënim i privatësisë, cënim i së drejtës të imazhit, fyerje, denigrim, shpifje, harselim, etj., ligja në fjalë përmend cënimin e “reputacionit”.

Pra specifikon vetëm pasojën, por nuk parashikon përcaktimin e mjeteve dhe rrugëve kundraligjore që çojnë atje. Përsa i përket reputacionit nuk specifikohet se çfarë është reputacioni dhe kur quhet i dëmtuar. Tani gjithkush bërtet m’u dëmtua reputacioni!

Dëmtimi mund të jetë jo vetëm i reputacionit por edhe shkaktim i dëmeve financiare dhe materiale, Prandaj duhet që të përcaktohet: Me çfarë mjeti dhe veprimesh është sjellë dëmtimi. Të provohen dëmete materiale dhe morale që kanë lidhje me këtë. Të specifikohen që kjo është bërë me qëllim si edhe të provohet që faktet e publikuara dihet se ishin të rreme. Kjo është abc e ligjeve të BE.

Dëmtimin e reputacionit duke ja kaluar për gjykim AMA ose Këshillit të ankesave ligji i quan si kundravajtje administrative. Në fakt kjo dëmton të drejtat qytetare sepse kodi penal shpifjen, etj, i konsideron kundravajtje, vepra penale. Tani gjyakata për këto raste mund t’i thotë qytetarit shko te Ama!!!

Gjykimi bëhet jo nga gjykatat. Ligja në fjalë përcakton që masat mund t’i japi ose bordi i AMA-s ose Këshilli i Ankesave dhe nuk përcakton qartë se cili prej tyre. Kjo krijon një flu juridike dhe administrative të hatashme.

LEXO EDHE:  Andi Bushati: Partia Socialiste pronë private e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ A del dot Basha më nga çarku?

Gjykata administrative ka tagër të gjykojë nëse vendimi i AMA -s është apo jo i drejtë administrativisht, por nuk ka tagër të gjykojë vetë çështjen me themel si shpifje.

Në Gjykatë individi shkon paraqitet vetë përpara trupës gjykuese kurse te AMA operatori nuk parashikohet të shkojë. Nuk ka as avokat si në gjyq, nuk ka mundësi as për tre shkallë gjykimi. Me një fjalë kthehet në gjykimin fshatçe, tipi i frontit demokratik.

Ndryshohen kompetencat e këshillit të ankesave dhe përbërja e tij por thuhet se ata janë specialistë të medias. Pra janë njerëz që nuk kanë medoemos kulturë juridike. Aq më shumë që janë në varësi të bordit të AMA anëtarët e të cilit janë me ngjyresa politike partiake. Gjykimi i masave administrative pra ka burim politik.

Cfarë kuptohet me specialistë të medias?

Këta janë që do të gjykojnë nëse një publikim nxit terrorin, cenon sigurinë kombëtare!!! Ku i gjetën kompetencat kur keto ceshtje gjykohen nga gjykatat si vepra penale.

Ndalimi aksesit në Internet, detyrimi për të hequr përmbajtjen e botuar, etj, merren me vendim të AMA , që urdhëron AKEP, pra AKEP vihet nën urdhërat e AMA që nuk parashikohen në asnjë ligj. Nuk parashikohet që në rast ankimimi në Gjykatën administrative, dhe kur kjo e fundit i jepe të drejtë operatorit, çfarë përgjegjësie financiare mban AMA për dëmet e sjella. Gjykimi në gjykatën administrative mund të vazhdoje me muaj të tërë nderkohe që operatori mund të falimentojë.

Kalimi i masave kundër prekjes të reputacionit nga me dimension penal të dhëna nga gjykata në masa administrative duket sikur i lehtëson ndeshkimet, por bën që AMA nën kontroll politik të japi masa brenda tre ditëve pa asnjë të drejtë apelimi kundër tyre dhe kështu të mbysi kritikën. Ndërkohë gjoba për këto kundravajtje është në mjete financiare po aq e rëndë sa edhe kur trajtohen si vepra penale. Këtu kemi një disproporcion të ndëshkimit.

Pra nuk dënohet fillimisht vetëm media, por edhe vetë qytetari dëmtuar, ju, ne, ata, ato, që për dëmet që na sjell media nuk kemi më të drejtë t’i kërkojmë pranë gjykatave por te AMA.

Na shkelet e drejta për gjykim të drejtë! E kuptoni apo jo, gazetarë, shoqata, juristë, deputetë, organizma ndërkombëtare, qytetarë! Nuk është çështje medias thjesht, por e lirive dhe të drejtave qytetare. Eshtë ceshtja e respektimit të Kushtetutes! Shoqëria Piramidale godet përsëri duke vendosur në rresht pikërisht komunikimin elektronik që e rrënon, e grryen, e thërmon PIRAMIDËN!

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Përgëzime, Alketa! U ndeshe me një lukuni bashkëpatriote që priste të dështoje”

Publikuar

-

Nga

Nga Pëllum Kulla

-Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy netë më parë, kur ti kurrorëzove një ambicje të bukur dhe e bëre atë më së miri.
Sinqerisht gëzoj tok me ty, moj vajzë, që dole në atë arenë dhe u ndeshe me frikën dhe përgjegjësinë tënde, u ndeshe me konkurentet e tua, shpërbleve ata që guxuan ndofta pa shumë besim të të hapnin portën e madhe të ëndrrës tënde të florinjtë.

Ti u ndeshe me keqdashës italjanë, por sidomos me një lukuni bashkëpatriote, që priste me frymën pezull të dështoje e deshën megjithë shpirt që ti “të thyeje qafën” në majën alpine, ku pate kullotur ëndrrat e tua.
Nuk kish gjë më të bukur se ajo sfida dhe triumfi yt!
Mos u mërzit për zhurmën, sharjet, vërejtjet e talljet, që bëjmë ne që nuk ta duam suksesin. Ne jemi të pazotët të shquhemi, ne nuk kemi forcë, durim, vullnet këmbëngulje.

Ne, të pazotët, do të jemi shumë të lumtur, që askush të mos i ketë ato. Ne jemi më të qetë kur nuk shohim fitoret e atyre që njohim e që kemi hedhur shtat njëkohshëm. Mos, moj Alketa, mos! Mos, moj vajzë, se me atë që bëre, na e vure hapur në dukje që ne nuk jemi të zotë për ndërmarrje të tilla drithëruese.

Alketa Vejsiu, të përgëzoj për atë shpalosje mbresëlënëse të ndjenjave të tua, në atë gjuhë të bukur të folur shkëlqyeshëm, lirshëm, si një gurgullimë e ëmbël për veshët e italianëve që të vlerësuan. Them se e njoh italishten aq sa ta fuqizoj përgëzimin. Ndonjë gabimth i rrallë, shumë i rrallë, ishte paradoksalisht aleat i yt, për të dëshmuar se ti nuk ishe italiane, por e zotëroje gjuhën e tyre më mirë se miliona italianë! Ishte një dëshmi e bukur se sa shumë ke punuar për të përvetësuar atë shqiptim e atë rrjedhë që të kënaqte veshin.

LEXO EDHE:  Andi Bushati: Partia Socialiste pronë private e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte…

Unë jam një njeri i moshuar dhe shumë e shumë vite më parë se ty, kam ecur nëpër ata shtigje, nëpër ato ëndrra dhe tek ty shihja veten, por këtë herë të trupëzuar në një bukuroshe rrëzëlluese, që përballte një audiencë me shije të holla. M’u duk se triumfoja tok me ty, unë, që nuk i a ndaja dikur veshin asaj radios së vjetër për “tutto il calcio minuto per minuto”, për Varietá-të e Canzonissimat e panumërta, për të ndjekur Mike Bongiornon, Alighiero Noschesen e Gigi Proiettin. Më shpluhurose kujtimet mbi leximet e mia të De Amicisit, Pirandellos, e më pas të Buzzatit…

Të tëra i gjeje në monologun tënd virtuoz. I tëri i besueshëm homazhi yt. Bëre shumë mirë që rikujtove suksesin e Ermal Metës. Por unë e quaj edhe më të sukseshëm e më të vështirë “alpinizmin” tënd artistik, që ishte më i vetmuar, më i pa mbështetur në atë aventurë brilante të shfaqjes së bukurive të tua.

Është një trishtim i madh, kur ve re që triumfin tënd e sulmuan shumë komente negative. E veçanta e tyre është zhurmërima.
Por janë mijëra herë më të shumtë ata, të heshturit, që kanë gëzuar tok me ty.
Përgëzime, Alketa, e mbarësi paç në këtë rrugë të ndritur ku po ecën me siguri të plotë!

LEXO TE PLOTE