LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Librat dixhitalë apo ata klasikë/ Cilat janë më të mirë për trurin tonë?

22 Janar 2020, 07:34, Blog CNA
Librat dixhitalë apo ata klasikë/ Cilat janë më të

Dashamirësit e librit, mbrojnë prej kohësh përfitimet që ne marrim më shumë nga librat klasikë të shtypur në letër, në krahasim me ata që janë në formatin dixhtal, ose ebooks. Por argumentet përqendrohen më shpesh tek pamja dhe ndjenja që kanë njerëzit për librin.
Në një botë ku pjesa më e madhe e jetës sonë zhvillohet para një ekrani, argumentet mbi përfitimet e një libri të shtypur ndaj tij dixhital, po fokusohen gjithnjë e më shumë tek ato që merr më së pari truri ynë. Dhe ja cilat janë 5 arsyet, pse librat e shtypur, janë më të mirë në këtë aspekt:

1. Ruajnë vëmendjen tuaj

Kur jeni duke lexuar një libër të shtypur në letër, para syve keni vetëm faqet e tij dhe asgjë tjetër. Ndërkohë me një ebook përpara, mund të tundoheni nga shumëçka. Tableti ju jep mundësi të shikoni përkufizimet e fjalëve, të shfletoni komentet e lexuesve të tjerë mbi librin, ose të kërkoni në internet informacione shtesë mbi autorin e librit. Në një studim të kryer nga Universiteti Amerikan, u zbulua se 92 për qind e njerëzve, përqendroheshin më mirë kur lexonin një libër në letër, sesa në variantin elektronik.

2. Librat elektronikë, na nxisin të lexojmë në mënyrë sipërfaqësore

Një studim, ka treguar leximi në një ekran elektrinok, ndryshon mënyrën se si truri ynë e sheh tekstin. Profesori Ziming Liu nga Universiteti Shtetëror i San Hozesë në SHBA, i referohet ?sjelljes së leximit në ekran?, që bazohet në prirjen për të shfletuar dhe skanuar një tekst, në vend të një leximi të thelluar dhe të fokusuar, siç ndodh me librat e shtypur në letër.
Edhe Mariana Ulf, ka treguar se leximi i tekstit dixhital, ka një ndikim negativ në funksionet njohëse kur ne lexojmë. Ajo e vë theksin tek humbja e mundshme të ?leximit të thelluar?, që lehtësohet nga tekstet në librat klasikë.

3. Librat klasikë, na ndihmojnë të përvetësojmë dhe ruajmë më shumë informacion

Kjo nuk është diçka e çuditshme, pasi librat e shtypur na ndihmojnë të ruajmë vëmendjen tone, dhe të kemi një lexim më të fokusuar, ku jemi më në gjendje të përvetësojmë dhe të ruajmë më shumë informacione. Një studim i kryer nga Universiteti Stavanger në Norvegji, u dha 50 lexuesve të njëjtën histori të shkurtër për ta lexuar.
Gjysma e lexuesve përdorën një tablet Kindle, dhe gjysma tjetër e lexoi në një libër të shtypur në letër. Më pas pjesëmarrësit, u testuan mbi aftësinë e tyre për të mbajtur mend disa episodet e tregimit. Rezultatet treguan se ata që e lexuan tregimin në tablet, e kishin shumë më të vështirë të rindërtonin skenat e historisë që sapo kishin lexuar.

4. Librat e shtypur, na ndihmojnë të jemi më të angazhuar në aspektin emocional

Librat e shtypur në letër, na nduhmojnë jo vetëm të përdorim më shumë burime njohëse, por ato nxisin edhe reagimet tona më emocionale. Një studim tjetër i Universiteti i Stavanger në Norvegji, i kryer nga Anas Mangen, zbuloi se pjesëmarrësit që lexonin një histori të trishtë në letër, raportuan nivele më të larta të empatisë dhe hyrjes në ?lëkurën? e personazhit, sesa ata që lexonin të njëjtën histori në një iPad.

5. Librat e shtypur, shkaktojnë më shumë gëzim tek ne

Përkundër frikës se librat dixhitalë, do të largonin nevojën e librave klasikë, parashikimet kanë qenë të nxituara. Në fakt, shitjet e librave elektronikë janë ngadalësuar, pak pasi arritën kulmin e tyre në vitin 2014, teksa librat e shtypur në letër janë rrikthyer sërish në modë. Një pjesë e madhe e kësaj prirjej, ka të bëjë me gëzimin që ne ndjejmë kur mbajmë në dorë një libër.
Ndjenja e një libri në duar, aroma që ai përhap, mënyra si duket, kënaqësia që ndjejmë kur shohim leximin e tij, që të gjitha këto janë elementë unikë për një libër klasik. Studime të tjera janë treguar se shqisat që zgjohen nga një libër klasik, mund të frymëzojnë individët të bëjnë diçka të re, të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre, të zvogëlojnë stresin dhe të rrisin lumturinë./ Learning-mind-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga