LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiaku socialist kapet duke konsumuar kokainë/ Reagon PD

22 Janar 2020, 11:29, Politikë CNA
Kryebashkiaku socialist kapet duke konsumuar kokainë/ Reagon PD

Gazetari investigativ Artan Hoxha dy ditë më parë në studion e Opinion ne Tv Klan, tha se një kryebashkiak është kapur duke konsumuar kokainë, në një ambient publik.

Mëngjesin e sotëm nga studio e Abc News, gazetari Hoxha publikoi foto të kryebashkiakut në fjalë, por pa e identifikuar emrin.

Ndërkohë, gazetari Hoxha ka paralajmëruar se do të publikojë edhe video, në lidhje me çështjen në fjalë.

Më tej, CNA.al ka bërë një investigim dhe burimet theksuan se të gjitha dyshimet ishin se bëhej fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.(Lexo këtu)

Burime nga Polica e Shtetit thanë se po bëhen hetimet dhe të gjitha procedurat, sipas ligjit.

Nga ana tjetër, në lidhje me këtë ngjarje ka ardhur sot edhe reagimi edhe nga Partia Demokratike.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat, Salianji tha se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

?Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.?tha Salianji.

Zbulohet kryebashkiaku i videos me kokainë

Kryebashkiaku me kokainë/ Priten hetimet dhe çfarë mund të ndodhë

Lajmet e fundit nga