LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiaku i PS duke thithur kokainë/ Hoxha tregon se si u filmua videoja

22 Janar 2020, 16:37, Kronika CNA
Kryebashkiaku i PS duke thithur kokainë/ Hoxha tregon se si u filmua

Kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla është kapur duke pirë kokainë në ambientet e një lokali.

Video u bë publike nga gazetari investigatim Artan Hoxha, i cili në studion e ABC news, tregoi edhe detaje se si janë mundur të sigurohen pamjet.

“Aty është filmuar me orë të tëra, është filmuar se kush ka qenë aty, periudha, data, ora, sekonda dhe pamje të tjera, ku gjërat duken më qartë dhe pa dyshime.

Kjo kamera është filmuar pas datës 30 qershor, dmth pasi ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut të Bulqizës. Është marrë në një lokal, dhe me celular mbi ekran.

Kam marrë kohën e duhur, që nga momenti i parë që e kam patur në dorë për të bërë verefikimet e duhura, kush është i përfshirë, çfarë pasojash sjellin dhe kush përfiton.

Në momentin kur unë e kam deklaruar se po e verefikoj këtë video, ishin lajmëruar se do dilnin disa video erotike, me fakte përvëluese, dhe sot pas dy muajsh nuk kanë dalë.

Mu më vjen për të qeshur se kam marrë informacione se nëse ti do bësh këtë gjë, filani atje do e paguaj. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga