LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I vendosi tritol farmacisë së babait të Saimir Tahirit/ Arrestohet sërish Vladimir Gjuta

22 Janar 2020, 15:25, Kronika CNA
I vendosi tritol farmacisë së babait të Saimir Tahirit/

Vladimir Gjuta, i cili akuzohet si autori i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka rënë sërish në prangat e policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve, Gjuta ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka dhunuar kushëririn e tij me çekiç, duke e lënë të plagosur.

Viktimës i janë thyer disa dhëmbë dhe ka dëmtuar një sy. I dhunuari ka shkuar në Policinë e Tiranë, ku dhe ka bërë denoncimit e më pas Policia ka arrestuar Vladimir Gjutën.

Më tej burimet bëjnë me dije se Vladimiri ka shkuar tek shtëpia e kushuririt të tij në Tiranë dhe e ka dhunuar, për shkaqe që ende nuk bëhen me dije./CNA.al

Lajmet e fundit nga