Connect with Us

I dënuar për mashtrim/ Lirohet nga burgu fallxhori kosovar

Kosova & Rajoni

I dënuar për mashtrim/ Lirohet nga burgu fallxhori kosovar

Publikuar

-

Hysri Peqani i njohur si Burdushi është liruar nga burgu. Lajmi është dhënë nga vetë avokati i tij, Asdren Hoxha në rrjetet sociale

Një vendim i Gjykatës së Prizrenit me 8 nëntor të 2019-ës e kishte shpallur fajtor për mashtrim “Burdushin”, duke e dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë për veprën penale “mashtrim”.

Ai akuzohej se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë pasuri për vete apo për personin tjetër, e mashtroi dhe i premtoi Q.P., duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, kundrejt 2000 eurove.

LEXO EDHE:  Pas përdhunimit nga fqinji/ Gjykata “vret” adoleshenten

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane vë ultimatumin/ Çfarë kërkon për Tahirin dhe Martinajn

LEXO EDHE:  Arratiset nga burgu një shqiptar në Itali

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Skandali tek Unaza e Re/ Ja vendimi për administratorin e “DH Albania”

LEXO EDHE:  Vrasja e Indrit Çelajt/ Zbardhet kërkesa e Prokurorisë për katër të arrestuarit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Arratiset nga burgu një shqiptar në Itali

LEXO EDHE:  Punonjësi vdes gjatë marrëdhënieve intime/ Gjykata merr vendimin e papritur

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE