Connect with Us

“Gjobitën” 50 mijë euro kandidatin e “Bindjes Demokratike”/ Gjykata jep vendimin për dy shijaksit

Kronika

“Gjobitën” 50 mijë euro kandidatin e “Bindjes Demokratike”/ Gjykata jep vendimin për dy shijaksit

Publikuar

-

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulzim Zallën dhe Klodjan Estrefi, të dyshuar se kanë “gjobitur” me 50 mijë euro biznesmenin Arben Pohumi, ish-kandidat i “Bindjes Demokratike” për kryetar të Bashkisë së Shijakut në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019.

Dy të rinjtë Zalla dhe Estrefi janë arrestuar në 30 Korrik 2019, në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, për veprën penale të ‘Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (gjobvënie).

Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, rasti i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit, e cila mori miratimin e gjykatës për t’i lënë në burg dy të dyshuarit.

“Boldnews.al” ka siguruar dosjen e plotë hetimore. Sipas veprimeve të grupit hetimor rezulton se, në 21 Korrik 2019, biznesmeni Arben Pohumi kallëzoi në Policinë e Durrësit se ishte shantazhuar dhe kanosur nga shtetasi Lulzim Zalla, për t’i dhënë shumën 50 mijë euro.

Sipas kallëzimit, ky shtetasi dhe të tjerë persona, ia kërkonin këtë shumë, si një “borxh” që biznesmeni i kishte një bashkëpunëtorit të tij italian, ku vite më parë kishte marrë pjesë këmbimi.

Arben Pohumi deklaroi para Policisë Gjyqësore që ai, në cilësinë e drejtuesit të “AG-Motors” kishte bashkëpunuar me kompaninë “Baltassare-motors” në Bari, e drejtuar nga Stefano Baltasare. Gjatë bashkëpunimit mes tyre, Pohumi kishte njohur dhe lidhur miqësi edhe me dy djemtë e Stefanos, e konkretisht Antonio dhe Maurice Baltasari.

Më datë 21.07.2019 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u paraqit shtetasi Arben Pëllumb Pohumi, lindur e banues në Shijak, ushtrues i një biznesi privat, icili kallëzoi se ishte shantazhuar psikologjikisht e kanosur nga shtetasit Lulëzim Zalla e F. Zalla, për t’ iu dhënë para në shumën 50,000 euro.

Bashkëpunimi Pohumi-Baltasare vijoi deri në 2027, kohë kur kompania italiane shpalli falimentin. Ata u ndanë miqësisht me njëri-tjetrin.

Në Qershor 2019, në zyrën e tij paraqitet A.XH., i cili, i cili shoqërohej me një shtetas italian, i cili iu prezantua si Antonio Baltasari, nipi i Stefano Baltasarit. Në bisedë, dy personat i kërkuan biznesmenit që t’u jepte 50 mijë euro, të cilat Pohumi “ia kishte borxh Stefanos”.

Biznesmeni nga Shijaku u ka deklaruar se nuk kishte asnjë borxh dhe se për çdo gjë do të takohej vetë me Stefano Baltasarin në Itali.

Kërcënimi në zyrë
Pas 10 ditësh, biznesmenin e telefonoi një person, që iu prezantua si Klodian Estrefi dhe i shkoi në zyrë. Në bisedë, Estrefi i komunikoi Pohumit se do e takonin dy persona “shumë të rrezikshëm” nga Fushë-Kruja, për të biseduar për një borxh të vjetër 50 mijë euro ndaj ish-bashkëpunëtorit Baltasari.

Rreth një orë pas kësaj bisede, në zyrën e tij mbërrin sërish Klodjan Estrefi, i shoqëruar nga Lulzim Zalla. Ky i fundit, duke u prezantuar si përfaqësues i Antonio Baltasare, e kërcënon Pohumin, duke i deklaruar se “këto para do na i japësh neve, se Stefano u kishte borxh atyre kaq para dhe se në të kundërt nuk do ndahesh mirë me to”.

LEXO EDHE:  Goditën 56-vjeçarin për vdekje/ Jepet masa e sigurisë për tre të arrestuarit

Sqarimi në Itali
Disa ditë pas kësaj bisede, Arben Pohumi udhëton drejt Italisë, ku takohet me Stefano Baltasare. Mes tyre u sqarua se biznesmeni shqiptar nuk kishte mbetur asnjë borxh. Në takim ishte edhe një prej djemve të Stefanos, Luciano Baltasare, i cili reagoi keq gjatë bisedës. Për këtë shkak, Pohumi dyshon se pas kërcënimeve qëndron edhe Luciano.

Një ditë pas kthimit në Shqipëri, biznesmeni telefonohet nga Lulzim Zalla, duke i kërkuar takim. Në bisedën mes tyre, sipas kallëzimit, Lulzimi i kërkoi përsëri 50,000 eurot, duke i thënë se “po zgjasnin si shumë këtë muhabet”, ku ndër të tjera i tha se deri më datë 30 korrik 2019, duhej t’u jepte 10,000 euro dhe 40,000 eurot e tjera me pas.

I frikësuar dhe i shtrënguar psikologjikisht, kallëzuesi i tha se “do të mundohej t’i gjente paratë dhe t’ua jepte deri në atë datë”. Pas bisedës, biznesmeni vendosi të depozitojë kallëzim në Polici.

Hetimi dhe arrestimi
Pas marrjes së kallëzimit, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet, duke lejuar përgjimet dhe vëzhgimet ambjentale.

Në 30 Korrik 2019, në ambientet e servisit “AG Motors”, rreth orës12:45 që është në pronësi të viktimës, policia gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin Lulzim Zalla, i cili ishte i shoqëruar nga shtetasi Egi Shullazi, si drejtues i automjetit me të cilin po udhëtonte i dyshuari Lulzim Zalla.

Shtetasi Lulzim Zalla u arrestua në flagrancë pasi ai në ato moment, i kishte marrë të dyshuarit Arben Pohumi shumën prej 5,000 eurosh, si pjesë e shumës prej 10,000 eurosh, që viktima duhet t’i jepte të dyshuarit.

Larg automjetit u arrestua edhe shtetasi Egi Shullazi, i cili Iu prezantua policisë si personi që rastësisht kishte marrë me vete të dyshuarin Lulzim Zalla nga Fushë — Kruja për në Durrës.

Sasia prej 5,000 eurosh u sekuestrua nga policia gjyqësore në momentin e arrestimit të të dyshuarit Lulzim Zalla. Nga kqyrja e zarfit ku u gjendën paratë evidentohet shkrimi “Lulzim Zalla 5,000 euro”.

Ndërkohë, Klodjan Estrefi u ndalua nga policia gjyqësore në Portin e Durrësit, në të njëjtën datë, rreth ores 22: 00, në tentativën e tij për tu larguar nga Shqipëria, në drejtim të Italisë.

Pas arrestimit, Gjykata për Krime vendosi masën e “arrestit me burg” për Lulzim Zalla dhe Klodjan Estrefi. Ndërsa, për Egi Shullazi, u caktua “detyrim për paraqitje”. Këto masa u konfirmuan edhe nga Gjykata e Durrësit, në vendimin e datës 21 Janar 2020.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vdekja e mistershme e Mentor Rexhës/ Vëllai trondit me rrëfimin: S’kemi para të sjellim trupin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vdekja e Mentor Rexhës në një burg duket se ka mbetur enigmë, pasi familjarët kanë hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve franceze se ai është vetëvrarë.

Familjarët kanë publikuar foto në media ku shihen shenja dhune, ndërsa vëllai Fatbardhi dhe motra Suela kanë treguar momentin kur mësuan për humbjen e Mentorit.

Fatbardh Rexha tregoi në një lidhje me emisionin “Ftesë në 5” se me të vëllain kishte kontaktuar reth tre javë më parë dhe më pas Mentori nuk i ishte përgjigjur më telefonatave të tij.

“Kam fol me vëllain para tre javësh ka qenë shumë mirë dhe ka nisur të mësoj gjuhën. Çdo gjë i ka patur në rregull, nuk ka patur konflikte. Edhe me shokët mirë e ka kaluar. Pas tre javësh tentova ta marr në telefon, telefonin nuk përgjigjej asnjë. Pas tre ditësh më doli shoku i tij dhe nuk dita të merrem vesh. Foli një shoku im me të dhe më thanë se Mentori ka vrarë veten. Nuk e besova, por më erdhi edhe një lajm tjetër si ky. Pas kësaj kam ardhur drejt Francës. Kam shkuar tek morgu. Më thanë për të firmosur. Nuk pranova pa parë vëllanë. Pata edhe një shok me vete. E kam parë vëllai rreth e përqark dhe trupi i tij ishte nxirë komplet, gjunjtë e zi, brinjët e thyera. Çizmja e policit ju dukte që i kishte rënë. Hunda e thyer, buza e çarë. E ktheva pak anash, por ishte i qepur me kapse. Thonë që ka varë veten, por nuk është aq poshtë sa kishte shenjat ai. Është një dhunë katastrofike. S’kishe çfarë të shikoje. Nuk kam fjalë. I kam filmuar të gjitha. Nuk kam takuar ambasadorin asnjëherë. Dua të tregoj se pse të mos më thotë ambasadori. Asnjë nuk do të më thoshte për vëllanë. Ku do ta kishin çuar. Ambasadori për atë punë është”, u shpreh Fatbardhi, i cili tregoi se nuk kam pasur kontakt dhe asnjë ndihmë nga ambasadori shqiptar në Francë, përveç një herë që i ka thënë në telefon se nuk di gjë lidhur me këtë rast.

Nga ana tjetër, edhe Suela Rexha rrëfeu se pavarësisht përpjekjeve, askush nuk i ka ndihmuar për zbardhjen e vdekjes së vëllait.

LEXO EDHE:  Haradinaj vijon betejën me drejtësinë/Sot para gjykatës franceze

LEXO EDHE:  Japoni/Gjykata bllokon punën e reaktorëve bërthamorë

“Jam njoftuar me anë të një telefonate që më mori vëllai i madh nga Gjermania. Ishte në dark kur më mori në telefon, unë kam qenë në Itali në kohën kur më ka marrë ai në telefon. Ai më tha se duhet të bëhem e fortë se diçka i ka ndodhur Mentorit. Ishte e befasueshme, nuk e besoja. Nuk kisha ca të bëja. Prisja një përgjigje të të gjithëve, më kanë ardhur vetëm nga vëllai i madh përgjigjet. Atë e njoftonin shokët e vet. Shokët ku ka qenë Mentori. Kam marrë një avokat dhe i kërkova që të interesohet. Ai më dha një numër të aAmbasadës. U lidha me Ambasadën e Parisit. Në fillim më thanë se nuk është vëllai jot. Por më pas dyshova. Më vinin fjalë se Mentorin e kanë vrarë. Ambasada më ka thënë vetëm fjalën vetëvrasje. Jam lidh me Ambasadën në Francë dhe më kanë thënë se e kanë gjetur të mbytur. Nuk kisha rrugë tjetër, si zemër motre kam shkuar në Francë, ka ardhur edhe vëllai nga Gjermania më pas. Atje të burgu kam takuar drejtoreshën e burgut. Vetëm telefonata kam pasur. Kontaktet e fundit me Mentorin i ka pasur vëllai. Vëllai i madh Fatbardhi ka komunikuar me të i fundit”, nënvizoi motra Suela.

Por duket se ky nuk është i vetmi problem i familjes Rexha, pasi Fatbardhi deklaron se nuk ka para as të sjellë trupin e pajetë të Mentorit në Shqipëri, duke qenë se shpenzimet shkojnë deri në 90 mijë euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pallat në Bilisht/ Panik tek banorët

Publikuar

-

Nga

Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Bilisht.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e fundit duke vënë në rrezsik edhe banorët e tjerë.

Deri në këto momente nuk raportohet per te lënduar, por vetëm demë të shumta materiale.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset e bashkisë së Korçës dhe Bilishtit.

LEXO EDHE:  Haradinaj vijon betejën me drejtësinë/Sot para gjykatës franceze

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës/ 42-vjeçari u plagos nga hajduti

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur detaje të reja, për ngjarjen në Durrës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 42 vjeçar.

Sipas njoftimit, autori i plagosjes kishte shkuar në banesën e vëllait të të plagosur për të grabitur.

Pasi Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

“Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Sherri në autobus/Gjykata dënon faturinon

LEXO EDHE:  Japoni/Gjykata bllokon punën e reaktorëve bërthamorë

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE