LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Faturohemi për më shumë sesa harxhojmë”/ Qytetarët në Fier protestë kundër OSHEE

22 Janar 2020, 10:31, Sociale CNA
“Faturohemi për më shumë sesa harxhojmë”/

Banorët e Povelçës në Fier kanë protestuar sot me pretendimin OSHEE po abuzon me faturat e energjisë pas ndërrimit të matësve të energjisë.

Ata shprehen se u kanë ardhur fatura ‘afrofe’ nga OSHEE dhe janë shumë më tepër nga ajo sa kanë harxhuar realisht.

Për këto fatura banorët shprehen se u kanë ardhur gjatë periudhës kur janë marrë sahatët e vjetër për t’i ndërruar me matësit e rinj elektronikë.

Kryetari i degës së PD së Fierit Luan Baçi ishte në mbështetje të protestës së banorëve.

?Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre?, – u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga