LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Falsifikim dokumentesh dhe kalim i paligjshëm kufiri/ Grupi kriminal bie në duart e SPAK

22 Janar 2020, 16:31, Kronika CNA
Falsifikim dokumentesh dhe kalim i paligjshëm kufiri/ Grupi kriminal bie

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal për një grup personash që akuzohen për ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave?, ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema dhe Ismail Alushani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë për të cilët hetimet vazhdojnë, kanë kryer falsifikime të dokumenteve zurtare, si: letërnjoftime, pasaporta, viza, duke i vënë në shërbim të personave të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material, si dhe nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, kanë trafikuar shtetas të ndryshëm për në shtete të tjera, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të këtij procedimi penal deri tani janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, si dhe vazhdojnë hetimet për 32 persona të tjerë.

Lajmet e fundit nga