Connect with Us

Dëshmitë tronditëse/ Vrasjet e bujshme në Lushnje, padrinot e rinj po marrin qytetin nën kontroll

Kronika

Dëshmitë tronditëse/ Vrasjet e bujshme në Lushnje, padrinot e rinj po marrin qytetin nën kontroll

Publikuar

-

Në fillim të vitit 2002, një luftë e re do të niste në Lushnje. Pas asgjësimit total të bandës së Artur Dajës, një grupim i ri kërcënonte mbretërimin e Aldo Bares, djemtë e të ashtuquajturës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Grupet kishin hedhur sytë nga fondet e majme shtetërore. Tenderat kontrolloheshin nga bandat. Pikërisht përplasja për një tender shkaktoi 5 viktima dhe disa të plagosur.

Konflikti doli zbuluar nga përgjimet e Italisë. Siç shihet në transkiptin e këtij përgjimi, Aldo Bare komunikon me Enver Dondollakun dhe flasin për tenderin prej 1 milionë euro për pastrimin e qytetit. Aty thuhet se Roland Shyti i “Hakmarrjes për Drejtësi”, i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”, kishte marrë një kapar prej 500 mijë dollarësh nga bashkia.
Kompania e Shytit ishte vendosur me seli në një dyqan përballë stadiumit Roza Haxhiu dhe figuronte në emrin e Bernard Linatopit, djalit të Sekretarit Organizativ të PS në Lushnje Qani Linatopi.

Në 16 Prill të vitit 2002, Bernardit i bëhet atentat pranë stadiumit. Fatmirësisht ai shpëton. Disa ditë me vonë, vritet me pistoletë njeriu i Roland Shytit, Alfred Pirra. Për të dy ngjarjet është akuzuar Dritan Vila, pjesëtar i bandës së Aldo Bares.

Arma e Vilës u gjet në një makinë në 11 shkurt të vitit 2003 në afërsi të disa tuneleve në periferi të Lushnjes ku u vranë anëtarët e bandës, Gentian Kulla dhe Sokol Çela.

Kulla dhe Çela u vranë nga një person që e kishin marrë peng. Në një moment pakujdesie, ai u rrëmben armën dhe i vret. Gazetat e kohës shkruanin se u ekzekutuan dy më të fortët në Lushnje, që ishin në urdhrat e Aldo Bares.

Këto informacione të dala në media irrituan kapobandën. Në një bisedë të përgjuar në 13 shkurt nga italianët, Dondollaku informon Aldon se do fliste me drejtorin e Policisë kriminale për të zbuluar se kush i ka nxjerrë informacionet. Ai telefonon një person të quajtur Bashkim, dhe i kërkon llogari.

Dondollaku, apo siç njihej me nofkën “Goni”, i kishte të zakonshme telefonatat me krerët e policisë. Në nëntor të vitit 2002, ai flet me drejtorin e policisë Fier të identifikuar me emrin Hasan duke i kërkuar të lërë punën pasi po u hap probleme. Ai, ia kthen se nuk është marrë me ta.

LEXO EDHE:  Sherr i frikshëm mes bandave/12 të vdekur

Po në atë periudhë vritet Judmir Trifka si dhe plagoset Artur Shehu, të njohur si njerëz të afërt të Roland Shytit. Nga grupi i Aldo Bares u vra Ilir Boriçi, një bilanc tepër i rendë për konfliktin e nisur për një tender që do të anulohej pas këtyre ngjarjeve. Banda e Aldo Bares ishte vënë në sulm për të shtënë në dorë çdo pasuri të vlefshme. Në 16 Nëntor të vitit 2003 plagoset Arben Kicja, që shndërrohet me pas në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Ai u plagos nga anëtari i bandës së Bares, Rexhep Gina. Thuhet se atentati ndaj Arben Kicjas ishte për shkak se i kishte dalë në mbrojtje Shkëlqim Haxhiut në konfliktin që kishin pasur për pronësinë e një pjese të ish-hotel Myzeqesë.

Haxhiu, është i njëjti person që në vitin 1998 banda i kishte djegur banesën. Në 11 Janar të vitit 2005, grupi ekzekuton Klodian Haxhiun, djalin e Shkëlqimit. Ai u vra pranë banesës në vendin e njohur si “Ypsiloni” në Lushnje.

Këtë here konflikti lidhej me privatizimin e ish-hotel Myzeqesë, por edhe me çështjet e vjetra. Haxhiu konsiderohej i afërt me ish-armikun e betuar Artur Dajën.

Kjo ngjarje mendohet të jetë pikënisja e ringjalljes së hakmarrjes që do të riaktivizohet shumë vite me vonë, njësoj si në historitë e luftës mes familjeve mafioze siçiliane ku pasardhësit e fisit hakmerren sapo arrijnë moshën madhore./ TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vdekja e mistershme e Mentor Rexhës/ Vëllai trondit me rrëfimin: S’kemi para të sjellim trupin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vdekja e Mentor Rexhës në një burg duket se ka mbetur enigmë, pasi familjarët kanë hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve franceze se ai është vetëvrarë.

Familjarët kanë publikuar foto në media ku shihen shenja dhune, ndërsa vëllai Fatbardhi dhe motra Suela kanë treguar momentin kur mësuan për humbjen e Mentorit.

Fatbardh Rexha tregoi në një lidhje me emisionin “Ftesë në 5” se me të vëllain kishte kontaktuar reth tre javë më parë dhe më pas Mentori nuk i ishte përgjigjur më telefonatave të tij.

“Kam fol me vëllain para tre javësh ka qenë shumë mirë dhe ka nisur të mësoj gjuhën. Çdo gjë i ka patur në rregull, nuk ka patur konflikte. Edhe me shokët mirë e ka kaluar. Pas tre javësh tentova ta marr në telefon, telefonin nuk përgjigjej asnjë. Pas tre ditësh më doli shoku i tij dhe nuk dita të merrem vesh. Foli një shoku im me të dhe më thanë se Mentori ka vrarë veten. Nuk e besova, por më erdhi edhe një lajm tjetër si ky. Pas kësaj kam ardhur drejt Francës. Kam shkuar tek morgu. Më thanë për të firmosur. Nuk pranova pa parë vëllanë. Pata edhe një shok me vete. E kam parë vëllai rreth e përqark dhe trupi i tij ishte nxirë komplet, gjunjtë e zi, brinjët e thyera. Çizmja e policit ju dukte që i kishte rënë. Hunda e thyer, buza e çarë. E ktheva pak anash, por ishte i qepur me kapse. Thonë që ka varë veten, por nuk është aq poshtë sa kishte shenjat ai. Është një dhunë katastrofike. S’kishe çfarë të shikoje. Nuk kam fjalë. I kam filmuar të gjitha. Nuk kam takuar ambasadorin asnjëherë. Dua të tregoj se pse të mos më thotë ambasadori. Asnjë nuk do të më thoshte për vëllanë. Ku do ta kishin çuar. Ambasadori për atë punë është”, u shpreh Fatbardhi, i cili tregoi se nuk kam pasur kontakt dhe asnjë ndihmë nga ambasadori shqiptar në Francë, përveç një herë që i ka thënë në telefon se nuk di gjë lidhur me këtë rast.

Nga ana tjetër, edhe Suela Rexha rrëfeu se pavarësisht përpjekjeve, askush nuk i ka ndihmuar për zbardhjen e vdekjes së vëllait.

LEXO EDHE:  E rrahu fatorinoja i autobusit/ Pas dy javësh në spital, vdes burri nga Lushnja

LEXO EDHE:  Drejtonin mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur/ Në pranga 2 shtetas

“Jam njoftuar me anë të një telefonate që më mori vëllai i madh nga Gjermania. Ishte në dark kur më mori në telefon, unë kam qenë në Itali në kohën kur më ka marrë ai në telefon. Ai më tha se duhet të bëhem e fortë se diçka i ka ndodhur Mentorit. Ishte e befasueshme, nuk e besoja. Nuk kisha ca të bëja. Prisja një përgjigje të të gjithëve, më kanë ardhur vetëm nga vëllai i madh përgjigjet. Atë e njoftonin shokët e vet. Shokët ku ka qenë Mentori. Kam marrë një avokat dhe i kërkova që të interesohet. Ai më dha një numër të aAmbasadës. U lidha me Ambasadën e Parisit. Në fillim më thanë se nuk është vëllai jot. Por më pas dyshova. Më vinin fjalë se Mentorin e kanë vrarë. Ambasada më ka thënë vetëm fjalën vetëvrasje. Jam lidh me Ambasadën në Francë dhe më kanë thënë se e kanë gjetur të mbytur. Nuk kisha rrugë tjetër, si zemër motre kam shkuar në Francë, ka ardhur edhe vëllai nga Gjermania më pas. Atje të burgu kam takuar drejtoreshën e burgut. Vetëm telefonata kam pasur. Kontaktet e fundit me Mentorin i ka pasur vëllai. Vëllai i madh Fatbardhi ka komunikuar me të i fundit”, nënvizoi motra Suela.

Por duket se ky nuk është i vetmi problem i familjes Rexha, pasi Fatbardhi deklaron se nuk ka para as të sjellë trupin e pajetë të Mentorit në Shqipëri, duke qenë se shpenzimet shkojnë deri në 90 mijë euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pallat në Bilisht/ Panik tek banorët

Publikuar

-

Nga

Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Bilisht.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e fundit duke vënë në rrezsik edhe banorët e tjerë.

Deri në këto momente nuk raportohet per te lënduar, por vetëm demë të shumta materiale.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset e bashkisë së Korçës dhe Bilishtit.

LEXO EDHE:  E përplas zetori/Humb jetën i moshuari në Lushnje

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës/ 42-vjeçari u plagos nga hajduti

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur detaje të reja, për ngjarjen në Durrës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 42 vjeçar.

Sipas njoftimit, autori i plagosjes kishte shkuar në banesën e vëllait të të plagosur për të grabitur.

Pasi Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

“Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Parakalimi i gabuar/ Përplasen dy automjete në Lushnje

LEXO EDHE:  Deklaratat tronditëse të gazetarëve investigativ për krimin dhe policinë

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE