LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Censura ndaj mediave/ Luan Rama: Edhe Komisioni Europian kundër ligjit

22 Janar 2020, 10:55, Politikë CNA
Censura ndaj mediave/ Luan Rama: Edhe Komisioni Europian kundër ligjit

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka sulmuar qeverinë në lidhje me ligjin për censurën ndaj mediave.

Rama tha se reagimeve të ndërkombëtarëve që kanë dalë kundër cendurës ndaj mediave është dhe Komisioni Europian.

Teksa ka risjellë në vëmendje pjesë nga reagimi i KE-së, Luan Rama pohoi se ky institucion i jep të drejtë presidentit Meta i cili e ktheu këtë ligj për rishqyrtim sërish në Kuvend. Po ashtu Luan Rama sulmoi ashpër Kuvendin, ndërsa shtoi se sot vendi është pa një të tillë.

?Paketa Anti-Shpifje, nismë që komprometon rëndë rolin e qeverisë në raport me këtë të drejtë kushtetuese, të lirisë së shprehjes mediatike. Kufizimi i lirisë së shprehjes përbën shqetësim për shoqërinë shqiptare. Realiteti i sotëm është shumë më rëndë, nga ç?ka ka qenë fillimi i medias së shtypit të lirë. Jam këtu për të sjellë në vëmendjen tuaj nga Komisioni Europian, cili i bën apel qeverisë shqiptare, Kuvendit, që ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të presidentit si një oportunitet, mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, aventura, e cënimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehjes. Më konkretisht zëdhënësja Ana Pisonero shprehet; Ne e kemi bërë të qartë (KE) se BE mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës për ligjin e medias. Ato janë të vlefshme dhe duhen adresuar. Fakti që Presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në parlament, e shohim si mundësi që të rishihet. Apeli është i qartë, mesazhi është i drejtpërdrejtë. Ndaj Kuvendi i Shqipërisë, ai palo Kuvend, në 100 vjet parlamentarizëm, ka mundësi që të shpëtojë imazhin e vendit. T?ja kufizojë dhe t?ja heq këtë problem që po i krijon aventura e qeverisë. Çështja shtrohet që; rekomandimet që vijnë nga organizmat ndërkombëtare, kemi dhe qëndrimin e para disa ditëve të përfaqësuesit të OSBE, që bën apel për të reflektuar për ligjin. Që Shqipëria mos të tregohet me gisht si vendi i cënimit dhe komprometimit të lirisë së medias. Kryeministri, qeveria dhe maxhoranca janë në linjën e fyerjes, poshtërimit dhe kufizimit të lirisë mediatike. Ata se kanë problem anti-shpifjen, pasi janë vet gjeneratori. Ne jemi në vigjilje të një mundësie tjetër, që Shqipëria të marrë çeljen e negociatave me BE.?, tha Luan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga