LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bisedimet e paqes/ I dërguari i posaçëm i Trump vizitë në Prishtinë e Beogradë

22 Janar 2020, 18:25, Kosova & Bota CNA
Bisedimet e paqes/ I dërguari i posaçëm i Trump vizitë

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të qëndrojë të enjten dhe të premten në Prishtinë dhe në Beograd.

Sipas radios amerikane VOA : ambasadori Grenell viziton të dy kryeqytetet dy ditë pasi, bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O?Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë ? Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Zoti Grenell u emërua më 4 tetor në detyrën e re, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Mathew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.  Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.  Vizita e tij në Kosovë ndodhë në një periudhë kur vendi ende nuk ka një qeveri të re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit…

 

Lajmet e fundit nga