LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e Trump nga Forumi i Davosit/ "Çlironi qytetarët nga burokracia shtypëse!"

21 Janar 2020, 20:48, Kosova & Bota CNA
Thirrja e Trump nga Forumi i Davosit/ "Çlironi qytetarët nga

Presidenti i SHBA Donald Trump përshëndeti arritjen e dy marrëveshjeve të mëdha tregtare dhe tha se amerikanët po “fitojnë përsëri si kurrë më parë”, ndërkohë që mbajti fjalimin e hapjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Fjalimi mbahet pak orë përpara se në Senatin e SHBA të fillojë në formën e plotë gjyqi rreth akuzave të ngritura nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që synojnë shkarkimin e tij.

Presidenti Trump bëri një përshkrim të atyre që i quajti fitore për punonjësit e shtresës së mesme dhe bizneset, përfshirë fazën e parë të një marrëveshjeje tregtare me Kinën dhe miratimin nga Senati të një marrëveshjeje të re tregtare me Kanadanë dhe Meksikën.

“Kur fola në këtë forum dy vjet më parë, ju thashë se kishim filluar rimëkëmbjen e madhe të Amerikës? tha Presidenti Trump. “Sot jam krenar të deklaroj se Shtetet e Bashkuara janë në mesin e një bumi ekonomik, të tillë që bota nuk ka parë kurrë më parë.”

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera të ndjekin shembullin e tij dhe të çlirojnë qytetarët e tyre nga “burokracia shtypëse”.

Në agjendën e Presidentit Trump para kthimit në Uashington të martën pasdite ishin takimet me disa udhëheqës botërorë, mes të cilëve Presidenti i Irakut Barham Salih, Kryeministri pakistanez Imran Khan, Presidentja e Konfederatës Zvicerane Simonetta Sommaruga, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si dhe presidenti i qeverisë rajonale të Kurdistanit, Nechirvan Barzani.

Në konferencën vjetore të Davosit janë ftuar më shumë se 3,000 pjesëmarrës, ndërkohë që numri i personelit ushtarak dhe policisë për masat e sigurisë arrin në 5,000.

Qindra protestues, disa të veshur me kostume të koalave për të rritur ndërgjegjësimin për zjarret shkatërruese në Australi, u drejtuan për në Davos duke marshuar përmes një shtegu malor dhe pastaj me tren, pasi autoritetet kanë ndaluar hyrjen në këmbë në këtë qytet alpin. Ata kërkojnë që udhëheqësit globalë në forum të tregohen më agresivë lidhur me ndryshimin e klimës.

Presidenti Trump foli gjithashtu mbi përqëndrimin te rritja ekonomike dhe kundërshtoi ata që i quajti “profetë të pesimizmit me parashikimet e tyre të apokalipsit”.

“Ata parashikuan një krizë të mbipopullimit në vitet ’60, uri masive në vitet ’70 dhe fundin e naftës në vitet 90. Këta alarmistë kërkojnë gjithmonë të njëjtën gjë: fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë. Ne nuk do t?i lejojmë kurrë socialistët radikalë të shkatërrojnë ekonominë tonë, vendin tonë ose të zhdukin lirinë tonë”, tha Presidenti Trump.

I pyetur për aktivisten e mjedisit Greta Thunberg, e cila do të hapte një debat për shmangien e një “apokalipsi klimatik” menjëherë pas fjalimit të Presidentit Trump, udhëheqësi amerikan tha se ishte njeri që besonte shumë te mjedisi dhe shtoi se dëshironte ajër dhe ujë të pastër.

Lajmet e fundit nga