Connect with Us

SPAK nisi hetimet/ Qeveria rishikon kontratën për sterilizimin

Politikë

SPAK nisi hetimet/ Qeveria rishikon kontratën për sterilizimin

Publikuar

-

Kontrata koncesionare e sterilizimit të pajisjeve mjekësore ka ndezur debatet dhe ka bërë që të merret në dorë dhe të hetohet nga SPAK.

Mirëpo duket se pas kësaj, edhe qeveria ka nisur rishikimin e kontratës së koncesionit dhe këtë e konfirmon ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Manastirliu tregoi për A2 se çmimi i shërbimeve të sterilizimit do të ulet.

“Do të kemi një amendim i cili do të sjellë një reduktim me 25% të çmimit për të gjithë paketat instrumentare të kompleksiteteve të ndryshme, mbi një numër referencial prej 64 mijë ndërhyrjesh. Këtu flasim vetëm për ndërhyrje me kompleksitet të lartë, të mesëm dhe të ulët, pasi ka dhe një seri ndërhyrjesh të tjera që kanë mikrokirurgjitë, ku mesatarisht ndërhyrjet në vit, përfshirë mikrokirurgjitë arrijnë në shifrat 90 mijë”, deklaroi Manastirliu.

LEXO EDHE:  “Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Sipas ministres, vendimi i tyre nuk ka ardhur pas hetimeve të SPAK-ut, pasi pretendon se diskutimet kanë filluar që në mars të vitit 2019.

“Është një proces i cili ka filluar muaj më parë, për të negociuar një kontratë e cila praktikisht është amenduar në fillimet e muajit janar. Ky hap është ndërmarrë për të akomoduar nevojat që kanë pasur spitalet për ndërhyrjet e planifikuara kirurgjikale”, theksoi Manastirliu.

Kujtojmë se koncesioni ju dha në vitin 2015, një konsorciumi, ku pjesën më të madhe e kishte një kompani e vogël e një emigranti shqiptar në Itali, Ilir Rrapaj, për të cilin pati në atë kohë njoftime se, përpara se të bëhej fitues i koncensionit, kishte patur kontakte të vazhdueshme me ministrin e kohës, Ilir Beqaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha “shuplakë” Bashës/ “Opozita në pikën më kritike”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeminsitri Sali Berisha është shprehur se opozita është në pikën më kritike të saj.

I ftuar në emisinin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha tha se gabimi i opozitës është që të gjitha palët edhe kryetari edhe kundërshtarët e kryetarit ranë dakord të hapnin fushatën elektorale.

Gjithashtu, theksoi se opozita po e nis jetën paralamentare me një mandat të tretë të humbur si dhe me 60 mijë vota më pak se në 2013.

Berisha nënvizon se gabimi i kreut të PD, Lulzim Basha është se u bë pjesë e zgjedhjeve pasi u publikuan një milion të dhënat e qytetarëve.



Opozita është në ditën më kritike që nga themelimi. Shqipëria është në gjendje kritike. Unë e kam shprehur kundërshtinë time për hapjen e fushatës brenda PD.

Unë gjykoja etike evidentimin e masakrës zgjedhore dhe pastaj analizën. Se unë nuk them që PD nuk kishte përgjegjësitë e veta për rezultatin.

Ajo që ishte e çuditshme, është që të gjitha palët edhe kryetari edhe kundërshtarët e kryetarit ranë dakord të hapnin fushatën elektorale. PD e nis jetën parlamentare me 60 mijë vota ma pak se në 2013.

Të isha unë kryetar partie, nuk do merrja pjesë në zgjedhje kur u publikuan 1 milion të dhënat e qytetarëve”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka stabilitet…”/ Berisha kërkon ringritjen e PD: Revolta e protesta kudo

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se opozita duhet të ngrihet në revolt dhe protesta pas asaj që ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Now” nga Erla Mëhilli, Berisha tha se Opozita duhet të bëjë gjithçka për tu ringrititur.

“Ka një moment këtu, njeriu në betejë mund të bjerë, por në çdo pozicion që bie, duhet të gjejë mënyrën të ringrihet.

Opozita duhet të bëjë gjithçka për një strategji të një bashkimi sa më të gjerë jo vetëm të forcave opozitare por të gjithë elementëve qenësorë të shoqërisë.



LEXO EDHE:  “Qytetarët po vdesin!”/ Dasho: Demagogjisë dhe mashtrimit po i shtohet edhe kakofonia

LEXO EDHE:  Manastirliu takim me familjarët e pacientëve me Covid/ Tableta të posaçme për të ndërmjetësuar komunikimin

PD duhet të bëjë gjithçka që në moentin që humbi me penalizmin ndërkombëtar me sanksione.

Vetëm sistemi patronazhisteve s’mund të pranohej kurrë. Nuk ka sistem më të turpshëm. Opozita tani duhet të bëjë të ngrejë protestën revoltën në parlament dhe jasht parlamenti.

Kjo që ndodhi është mëxyrë. Nuk ka stabilitet pa votë. Hiqeni nga mendja.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha paralajmëron Ramën/ “Do përballesh me një opozitë të fortë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Ish- Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me një opozitë të fortë.

I ftuar në  emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews, Berisha tha se Rama ka përdorur çdo tentativë për të eliminuar kundërshtarët politikë, përmes shpifjeve të pafundme.

“Aty do të kem përpara Edi Ramën dhe e garantoj se do të këtë një opozitarizmin, që atij do ti duken lule ato që kanë qenë përpara, sepse ai ka treguar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e pafundme shpirtërore për të eliminuar  kundërshtarët me shpifje dhe mashtrime, Këtë se ka bërë njeri, kurrë.



LEXO EDHE:  Rritja e shifrave/ Manastirliu: Është momenti për të tërhequr frerët e lëshimit

LEXO EDHE:  “Mjekësia humbi një prej profesionistëve më të zotë”, Manastirliu mesazh prekës për vdekjen e mjekut

 “Edi Rama vjen në parlament si mynxyrë kombëtare, si autor i fatkeqësive njëra-pas-tjetrës kombëtare, që nga koha e Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha.

Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandar Vuçiçit… është autor i asaj çfarë ndodhi në Mal të Zi, pasi merr ky një luftë-nxitës, një Gëbels të Millosheviçit”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE