Connect with Us

Një emër që perputhet me jetën

Blog

Një emër që perputhet me jetën

Publikuar

-

Që nga lashtësia emrat e njerëzve vendoseshin sipas orakullit, ose fatit që e mbante vetë emri. Emri tregonte potencialin e një njeriu, kështu të jesh një njeri pa emër do të thotë të jesh një njeri pa vlera, pra emri është vetë personi.

Kisha orthodhkse i jep një rëndësi të veçantë emrit dhe ditës së emrit dhe ka një uratë të veçantë për bekimin e fëmijës me shenjën e kryqit në ditën e tetë kur foshnja mer emrin nga prindërit, ose nuni.Kisha gjithmon i thëret anëtarët se saj në emër, sepse Zoti; “i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë.”(Joani 10:3)

Është e rëndësishme që emri duhet të përputhet me personit dhe ai duhet të jetë epilogu edhe prologu i vetë jetës së atij që mban atë emër. Por mund të themi se sot njerëzit nuk interesohen shumë për domethënien e emrit të tyre dhe aq më shumë ta përputhin jetën me kuptimin e emrit e tyre, prandaj edhe shumë njerëz që kanë emra të dëgjuar ju shuhet emri si gjatë edhe mbas vdekjes dhe ky është mallkimi më i madh që i bëjnë vetes, sepse “Emri nuk është gjithçka, por pa një emër të mirë gjithçkaja është asgjë”. – Karl-Hajnc Smola

Por ndër ata të paktë njerëz që emri edhe jeta përputhen në mënyrë të mrekullueshme është Kryepiskopi i Tiranës , Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij , Prof, Dr, z Anastas Janullatos.
Pavarësisht se Kryepiskopi Anastas e feston ditën e emrit në 22 Janar në nderim të shejntorit martir Anastas Persiani (+ 628) , kuptimi i emrit “Anastas” ka lidhje direkte me ringjalljen e Zotit Jisu Krisht.
Po të hulumtojmë jetën e tij të gjatë do të shohim se ajo është një trajektore në ngjitje, një ringjallje e vazhdueshme që frymëzohet nga Ringjallja e Krishtit; sepse apostull Pavli thotë: “Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të duke ditur se Krishti që u Ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më, vdekja s`ka më pushtet mbi të.Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë, por në atë që rron, rron për Perëndinë. Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë në Jisu Krishtin, Zotin tonë”.(Rom 6:8-11)

Kryepeshkopi Anastasi lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, (Greqi) nga prindër besimtar.Dhe që fëmijë thuhet se dallonte nga bashkëmoshatarët, ishte shumë intiligjent dhe i pëlqente të studionte për shkencën e matematikës.Lufta e dytë botërore e cila solli shumë shkatërime dhe në vendin e tij, viktima të pafajshëm edhe mes shokëve të fëmijërisë, ndikuan shumë në personalitetin dhe vizionin e tij për jetën në vazhdim.

Në këtë kohë krize të humbjes së vlerës së njeriut, ai besoi në mënyrë më personale tek Perëndi-Njeriu, Jisu Krishti. Ky besim jetik ringjallli në shpirtin e tij, shpresën se vendi dhe bota mund të shpëtonte nga të këqiat e luftës me ringjalljen e besimit në Jisu Krishtin , Princit të paqes, sepse : ” Ajo që është e pa mundur për njerëzit është e mundur për Perëndinë”.(Luka 18:27)

Ai kishte një etje të madhe për ta njohur edhe jetuar me Perëndi-Njeriun dhe kaq drithëruese ishte kjo dëshirë, saqë ai thonte për veten: “Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin”.
Kjo përvojë personale autentike e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për studimin në matematikë dhe të ndiqte shkencën e teologjisë, në Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin (1951).

Në vitet (1965 -1969) kreu studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kërkime në Universitetin e Makereres, në Kampala – Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander von Humboldt”.
Ka studiuar fe të ndryshme si Induizmi, Budizmi, Taoizmi, Konfucianizmi, Fe afrikane, Islam, në vendet ku ato lulëzojnë p.sh. Indi, Tajlandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Brazil, Karaibe, Liban, Siri, Egjipt, Turqi.

Më pas u kthye në Greqi, ku ishte profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996). Në të njëjtin Universitet ishte drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986 dhe dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986). Vazhdoi të ishte anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990) dhe është Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës. Ai është shpallur Doktor Nderi i filozofisë i 17 universiteteve,fakulteteve,ose degëv universitare si në Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Rusi,Gjeorgji,Itali,Shqipëri, etj.

Me studimet e tija në fushën e Historisë së Feve ai ringjalli dialogon ndërfetar ashtu si kishin bërë etërit e kishës në shekuj më parë, duke parë në fetë e popujve gjurmët e “Logosit”. Sot në këtë botë të trazuar nga padija edhe egoizmi, ku njerëzit fanatik përpiqet edhe në emer të fesë, të përligjin genocit dhe krime në emër të njerëzimit, ky dialog është shumë i nevojshëm dhe jetik për paqen në botë. Ai ndërhyn me guxim the i thotë çdo fetari: “Askush nuk duhet që vajin e kandilit të fesë ta përdorë për të ndezur urrejtjen fetare mes popujsh” .

Për këtë kontribut të tij botëror në bashkë ekzistencën paqësore midis popujve edhe feve është vlerësuar edhe i janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme të botës dhe nominuar si kantidat për çmimin Nobel pë paqen, viti 2000.
Ai e kuptoi se mënyra më e mirë për ti shërbyer njerëzve ishte përkushtimi i plotë ndaj Zotit dhe të afërmit, për këtë u dorëzuar në dhjak (1960), prift-arqimandrit (1964),peshkop i Andrusës për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Apostoliki Diakonia” (Shërbimi Apostolik) të Kishës së Greqisë (1972) dhe Mitropolit deri në vitin (1992).

Që kur u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqëndruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi, ai fillojë të kuptojë rolin e rinisë në rindërtimin e vendit dhe vlerave morale të shoqërisë .Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, në organizimin e kampeve të të rinjve dhe luftoi ta bënte besimin ortodoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë. Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore ortodokse të quajtur “Syndesmos”.Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve (1958 – 1961) dhe pastaj si Zëvendës president nga viti (1964 – 1978). Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin dhe së bashku ata filluan të kuptojnë se Zoti Jisu Krishti kreu i Kishës asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda mureve të Kishës.

LEXO EDHE:  Jonida Maliqit nuk ia paskemi ditur mbiemrin e vërtetë, por as moshën

Ai filloi të ringjallë në Kishë Katholike Apostolike Orthodhokse një porosi të harruar : “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni Ungjillin çdo krijese;”(Marku 16:15).
Në atë kohë ai shkruante:“Kisha pa mision është një kundërshtim termash… Nëse Kisha është mos kokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për t’i shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.
Ai nuk ishte vetëm një strateg dhe ideator i misionarizmit, por një shëmbull i gjallë apostolie. Për një dhjetëvjeçar (1981-1991), ka punuar si Krypeshkop mëkëmbës i Krypeshkopatës së Shenjtë të Irinupolit- Afrika Perëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani).

Ai themeloi dhe organizoi Shkollën Patriarkale “Krypeshkopi i Qipros Makarios” që e drejtoi për dhjetë vjet. Dorëzoi atje 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë, me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoi përkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdes për themelimin e rreth 150 famullive ortodokse dhe për ndërtimin e dhjetëra kishave, për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoi për hapjen e shkollave dhe qendrave mjekësore.
Por emri tij, Anastas që thamë do të thotë ringjallje, përputhet në mënyrë të mrekullueshme me ringjalljen e Kishës Orthodhokse Auteqefale të Shqipërisë.

Më (1991), caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri dhe qershor (1992), ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në (2 gusht 1992) u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë.
Gjatë këtyre 29 vjetëve pune të palodhur dhe përmes vështirësive, mungesave, pengesave të shumta ringriti nga gërmadhat Kishën e Krishtit në Shqipëri që ishte e varosur prej vitesh nga sistemi më i egër ateist komunistë në botë.

Në perkujdesjen e tij atërore dhe antarëve të Sinoditët të Shejntë sot është ringjallur jeta liturgjike e kishës, janë riorganizuar më tepër se 400 famulli dhe shërbejnë 160 klerikë me nënshtetësi shqiptare.
Është ringjallur arkitektura kishtare, gjatë këtyre viteve janë ndërtuan 155 kisha të reja së bashku me katedrale. U restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare si ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj. Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Në vitin 2016 u përurua hidrocentrali “Rapun 3 dhe 4”, në Librazhd. Është në fazën përfundimtare Hidrocentrali i Llengës, Mokër.

Ai ringjalli dëshirën për dije mes të rinjve dhe themeloi për arsimimin teologjik “Akademi Teologjike”, dy Institute të Formimit Profesional, nga viti (2010) dhe në Tiranë Kolegjin “Universitar “Logos”, një lice profesional, 5 shkolla fillore dhe të mesme, një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme.
Ringjalli ndjenjën e solidaritetit dhe ndihmën humane mes njerëzve pa dallim. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera,shtëpi fëmijësh, shtëpia e të moshuarve .

Ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe.Me bekimin e tij dhe fondet të gjetura prej tij Kisha Orthodhokse ka mbështetur një numër të projektesh sociale, në ndërtimin rrugësh , ujsjellësish dhe ndihma për njerëzit , familje , komunitete në nevojë.
Gjatë periudhës kritike të krizës së Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë, po ashtu gjatë krizave edhe fatketqësive natyrore si edhe ajo tërmetit të 26 Nëntorit, orgonizoi një ndihmë emergjente për njerëzit në nevojë duke i strehuar, ushqyer dhe përkujdesur në ambjente kishtare si në manastirin e Shën Vlashit dhe Skitin e Grave Miraprurëse, Durrës.

Me daljet e tij publike në media të huaja nxiti ndihma humanitare nga vende të tjera fqinje për familjet e prekura nga tërmeti dhe kontribut monetar për rindërtimin e objekteve të prishura si shkolla, etj.
Ringjalli trashëgiminë kuturore në vend. Me bekimin e tij u krijua një zyrë e vecantë e Trashëgimisë Kulturore që merret me regjistrimin dhe me ringritjen e objekteve orthodhokse të kultit që janë dhe monumente kulture, për të cilat janë shpenzuar deri më sot mbi 11 milionë euro.Janë ngritur studio për pikturimin dhe restaurimin e ikonave. Deri sot janë restauruar rreth 600 ikona pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Janë ngritur kore bizanntine në mjaft kisha të vendit që studjojnë muzikë bizantine në shkollën e Muzikës Bizantine “Joan Kukuzeli” në Tiranë.

Ringjalli mardhënjen e kishës me shtetin e prishur që nga viti famëkeq 1967.Në 24 Tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 Janar 2009, u dekretua nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009 .
Ringjalli shpesh herë ndjenjat e fqinjësisë së mirë dhe nderimin dhe ndihmën reciproke mes fqinjëve ,duke ndërhyr mes krizave ndër shtetërore në rajon dhe duke nxitur respekt edhe integritet të shqiptarëve që punojnë edhe jetojnë si refugjat në vende fqinje si në Greqi.

Si Kryepiskopi i KOASH-it ai ringjalli nderin të Kishës, por edhe të Shqipërisë në arenën nderkombëtare, duke e bërë KOASH-in një ambasadore në Europë dhe botë. Kisha Orthodhokse e Shqipërisë mer pjesë në të gjitha mbledhjet dhe veprimtaritë e Kishave Orthodhokse në mbarë botën. Në vitin (2016) mori pjesë në Sinodin e Madh dhe të Shenjtë, në Kretë. Ajo është anëtare e Konferencës Europiane të Kishave dhe e Këshillit Botëror të Kishave. Kryepiskopi Anastas ka qënë një nga tetë Presidentët e KBK, (2006-2013) dhe gjithashtu ai është President Nderi i Organizatës më të madhe Ndërfetare “Fetë për Paqen”(2009) e në vazhdim.

E gjithë jeta dhe vepra e tij është një ringjallje e vazhdushme progresive. Kryepiskopi edhe pse është 90 vjeç ka brenda tij një fuqi ngjallësore rinore që përputhet në mënyrë të mrekullushme me emrin Anastas dhe misteri i kësaj fuqie tregohet në fjalët e apostull Pavlit që i përshtaten më së miri edhe isapostullit Anastas :“Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë që më deshi dhe dha veten për mua.”(Galtasve 2:20) “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.”(Filipianeve 4:13)
Për shumë vjet o Kryezot!
Miron Çako : përgjegjësi i zyrës katekizmit të Kryepiskopatës KOASH-it.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse njerëzit përdorin fotot në çift, si foto të profilit të tyre në mediat sociale

Publikuar

-

Nga

Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku juaj, ka ndryshuar foton e profilit të tij. Por në vend të një fotoje ku ai ka dalë vetëm, ti sheh një foto në çift, të mikut tuaj me partneren e tij. Po përse njerëzit zgjedhin zakonisht fotot në çift, si foto të profilit të tyre?

Sipas një studimi më të fundit zgjedhja e fotove në çift, postimi i statusit të marrëdhënies së tyre dhe përmendja e partnerit në përditësimet e profilit në mediat sociale, të gjitha mund të
jenë shenja se si njerëzit ndihen në marrëdhëniet e tyre,dhe mund të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm tek rivalët e mundshëm.

Po kush e bën këtë gjë? Ajo që psikologët socialë e quajmë “shfaqje diadike”, është relativisht e zakonshme. Në një studim të kohëve fundit, 29 për qind e përdoruesve të përfshirë në lidhje romantike, kishin si foto profili në Facebook një foto në çift. Shtatëdhjetë për qind e tyre, kishin të shënuar në status “në një marrëdhënie” ose “i martuar”.

Dhe pjesëmarrësit në studim, e përmendnin partnerin e tyre në 15 për qind të përditësimeve të tyre të fundit në Facebook. Disa njerëz, kanë më shumë të ngjarë të kenë sjellje të tilla, sesa
të tjerët. Njerëzit që janë shumë të kënaqur, ose të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre romantike, kanë më shumë të ngjarë të postojnë foto të profileve në çift.

Sa më i dashuruar që është një person i lidhur, dhe sa më shumë xhelozi që raporton ai në pyetësor, aq më shumë të ngjarë ka të postojë statusin e marrëdhënies së tij në Facebook. Njerëzit që janë zakonisht në ankth në një marrëdhënie – pra që kanë frikë se mos partneri e refuzon apo braktis – kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të përdorin një foto në çift si foto profili.

LEXO EDHE:  Jonida Maliqit nuk ia paskemi ditur mbiemrin e vërtetë, por as moshën

LEXO EDHE:  "Shpifje,po njollosin emrin tim"/Plas sherri mes këngëtareve shqiptare?

Nëse dikush e thekson apo jo statusin e tij në internet, kjo mund të ndryshojë në varësi të mënyrës sesi ndihet ai person në një kohë të caktuar. Njerëzit kanë më shumë gjasa të postojnë informacione që lidhen me marrëdhëniet në Facebook, në ditët kur ndjehen më të pasigurtë në lidhje me ndjenjat e partnerit të tyre, sesa në ditët kur ndjehen më të kënaqur nga marrëdhënia e tyre.

Një sondazh me 236 përdorues të Facebook e mbështeti këtë ide. Po ai zbuloi një arsye tjetër:Ata janë të motivuar të mbrojnë marrëdhëniet e tyre nga kërcënimet që ekzistojnë në mediat sociale. Përdorimi i Facebook, Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale, i ekspozon njerëzit ndaj një sërë gjërash që mund të dëmtojnë potencialisht marrëdhëniet e tyre, përfshirë ish-partnerët, apo partnerët alternative.
Ndërkohë jashtë mediave sociale, hulumtimi ka treguar se njerëzit në një marrëdhënie romantike, përfshihen sërish në një mori sjelljesh për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre, kundër kërcënimeve të paraqitura nga partnerë alternative dhe rivalë romantikë.

Përmendja e partnerit ose e marrëdhënies së tyre, është një mënyrë përmes së cilës njerëzit mund të përpiqen t’i largojnë këto probleme të mundshme. Studiues të tjerë, kanë zbuluar se disa njerëz e shfaqin partnerin dhe marrëdhënien e tyre në profilin që kanë në mediat sociale, pasi vetëdija se të tjerët e dinë që ata janë në një lidhje, u jep një rritje të vetëvlerësimit.
Movitimi për t’u ndier mirë me veten, është një nga arsyet pse njerëzit duan që miqtë e tyre në Facebook, ta dinë ata janë në një lidhje./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

Publikuar

-

Nga

Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrës “Wellcome Trust”, Xheremi Farrar, flet për gjermanen ”Der Spiegel” mbi përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri, kërkimet e vështira për një vaksinë, mbi çështjen nëse qytetet në Evropë duhen futur në karantinë si ato në Kinë, dhe skenarin më të keq sipas tij:atë kur virusi mund të nisë të përhapet tek vendet me të varfra.

Keni paralajmëruar për vitesh, se në epokën e globalizimiy, një virus i rrezikshëm mund të përhapet në të gjithë botën në një mënyrë të pakontrollueshme. A është realizuar me koronavirusin e Vuhanit makthi juaj më i keq?

Në Kinë kjo është duke ndodhur. Virusi po përhapet shumë më shpejt sesa SARS-i. Pas vetëm disa javësh, ai ka infektuar më shumë njerëz në mbarë botën, dhe ka vrarë më shumë pacientë në Kinë sesa SARS-i në 9 muaj. Në Vuhan dhe në pjesë të tjera të Kinës, komunitetet po përjetojnë një makth.

A ka ndonjë rrezik të shohim skena të ngjashme në Gjermani dhe Evropë?

Unë besoj se më e keqja ka ende mundësi të parandalohet. Por kjo do të kërkojë marrjen e masave të ashpra brenda disa javëve. Duhet të mos harrojmë një fakt:Për sistemin tonë imunitar, ky virus është një kundërshtar i ri, i panjohur, dhe që është shumë i transmetueshëm midis njerëzve. Ai mund të shkaktojë gjithçka, nga simptoma shumë të lehta deri tek ato më të rëndat. Ky kombinim e bën këtë virus shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

Cilat janë masat e ashpra, që mendoni se mund të jenë të nevojshme?

Mund të shohim izolimin e qyteteve apo rajoneve të veçanta. Ose disa javë ndërprerje të lidhjeve ajrore, hekurudhore apo detare, të cilat mund të kushtojnë miliarda dollarë. Edhe ne ekspertët po punojmë në një territor plotësisht të panjohur.
As me SARS-in dhe as me Gripin e Derrave, nuk u futën në karantinë qytete sikurse po ndodh tani në Kinë. Masa të ngjashme u morën për herë të fundit kundër Gripit Spanjoll në vitet 1918-1920, kur vdiqën deri në 50 milionë njerëz. Gjithsesi, Gjermania është e përgatitur mirë për këtë epidemi.

A ka gjasa të kërkohet futja në karantinë e qyteteve të mëdha, si Mynihu apo Parisi?

Kam shumë dyshime, sesi do ta përballonin banorët e qyteteve të mëdha perëndimore një gjë të tillë. Masa të tilla, do të shkaktonin një përçarje të madhe në mesin e komuniteteve. Nëse kjo gjë ndodh vërtet, njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi bazuar në vullnetin e tyre të lirë.
Por që masa të tilla të funksionojnë, është shumë e rëndësishme që politikanët dhe ekspertët e shëndetit publik të nisin që tani të përgatitin njerëzit, përmes një komunikimi të hapur, të ndershëm dhe transparent. Besimi është thelbësor, kërkon kohë, dhe mund të humbasë shumë shpejt.

A i druheni një pandemie të mundshme globale?

LEXO EDHE:  “Më ndryshoi jetën përgjjithmonë”/Diva e muzikës pop rrëfen periudhën më të errët të jetës

LEXO EDHE:  Sapo jeni takuar dhe ia harruat emrin? Ja pse ndodh

Natyrisht, jam shumë i shqetësuar. Por nuk do të jetë frika, por puna ajo që do të na shpëtojë.

Cilat pjesë të botës do të jenë vendimtare, në përcaktimin nëse koronavirusi i ri ka dalë jashtë kontrollit:vendet e zhvilluara apo ato në zhvillim, që kanë një sistem shëndetësor të dobët?

Një situatë aq e keqe sa ajo në Vuhan, do të ushtronte shumë presion edhe mbi sistemet shëndetësore shumë të mira si ato në Gjermani apo Singapor, sidomos në dimër. Por në vende
të varfëra si Bangladeshi, Venezuela apo disa vende të Afrikës, edhe një epidemi e vogël do
të ishte katastrofike. Prandaj ne duhet të ndihmojmë vendet e varfëra me gjithçka që është e nevojshme: pajisje mbrojtëse, testim, ilaçe dhe këshilla mjekësore.

Cila do të ishte shenja e parë, se situata në mbarë botën po del jashtë kontrollit?

Gjëja më e rëndësishme në 2-3 javët e ardhshme, është nëse do të ketë apo jo një transmetim të qëndrueshëm të koronavirusit jashtë Kinës. Këtë javë pati një raport mbi një të sëmurë nga Koreja e Jugut, që kishte vizituar Tajlandën, por jo Kinën. Ai nuk kishte qenë në kontakt me ndonjë kinez, dhe sërish u infektua. Dhe kjo gjë është shumë shqetësuese.

A mund të ndihmojë parandalimin global të virusit, prodhimi i shpejtë i një vaksine?

Jo, vaksina do të vinte shumë vonë për këtë gjë. Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI), një organizatë ndërkombëtare e financuar nga Ministria gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, po mbështet kërkimet mbi zhvillimin e një vaksine.
Por ato do të zgjasin të paktën 6 muaj. Në fakt, vaksina nuk do të jetë gati para fundit të këtij viti. Vaksina është diçka që i bëhet njerëzve të shëndetshëm. Dhe duhet të jemi absolutisht të sigurt se ajo është e sigurtë. Nëse nuk kemi fat, mund të mos jemi në gjendje të zhvillojmë dot asnjë vaktinë kundër koronavirusit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

Publikuar

-

Nga

Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”

Në takimin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri grek, Kiriakos Micotaqis, tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin vendin e tij
si një “aleat të besueshëm dhe të parashikueshëm”, në një pjesë të paparashikueshme të botës.
Një deklaratë e tillë në dukje e vërtetë, mund të tingëllonte qesharake vetëm disa vjet më parë, kur rajoni ishte i qetë dhe kur Turqia, dhe jo Greqia, ishte shtylla e stabilitetit. Por sot Athina
po bëhet një lojtare thelbësore pro-amerikane, në qendër të çështjeve të rëndësishme të sigurisë në Mesdheun Lindor.

SHBA-ja duhet të përfitojë nga kjo marrëdhënie në lulëzim mes 2 vendeve, si pjesë e një fokusimi të ri strategjik në rajon. Mesdheu Lindor, dhe sidomos Greqia, ishin thelbësore në vendimin që mori SHBA për të mbrojtur larine, dhe për të frenuar komunizmin pas Luftës së Dytë Botërore.
Tani gjeopolitika dhe gjeologjia, po rikthejnë konkurrencën në fushën e sigurisë në këtë udhëkryq strategjik, me Greqinë si nyjen kryesore. Nxitësi kryesor i këtij rivaliteti, ka qenë transformimi i Turqisë nën presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Dikur një aleate demokratike e besueshme, Ankaraja është gjithnjë e më shumë një autokraci pro-ruse, që ka ambicie për një ndikim më të madh rajonal, në kurriz të ndikimit të SHBA-së, Greqisë, Izraelit dhe të tjerëve. Ndërkohë, në rajon po kthehet konkurenca mes fuqive të mëdha, teksa ka një ndërhyrje në rritje të Rusisë, Iranit dhe Kinës.

Një tjetër “mollë sherri” vjen nga zbulimi i njëkohshëm i sasive të mëdha të gazit natyror, dhe nga mundësia për të zbuluar shumë më tepër. Kjo gjë mund të promovojë një zhvillim ekonomik që kërkohet më dëshpërim, sidomos nga Greqia, dhe që mund të zvogëlojë varësinë shqetësuese për energji që ka Evropa ndaj Moskës.

Për këtë arsye vitet e fundit ka një afrim më të madh në Greqi të kompanive amerikane. Po kjo ka rritur ndërkohë tensionet midis Turqisë dhe të gjithë të tjerëve. Në dallim nga fqinjët e saj, Ankaraja nuk pranon të njohë ligjin ndërkombëtar mbi kufijtë e Zonës së saj ekskluzive Detare Ekonomike.
Përkundrazi, ajo po mbron pretendimet e saj territoriale, dhe dërgon rregullisht anije që kryejnë shpime në ujërat qipriote, duke kërcënuar pjesën tjetër për zhvillimin dhe eksportimin e burimeve të vlefshme natyrore. Këto zhvillime të mëdha, shpjegojnë aspiratat e Greqisë për ta zëvendësuar Turqinë si një qendër rajonale diplomatike dhe ekonomike, dhe që kohët e fundit ka një mosmarrëveshje me NATO-n.
Në fakt, Athina po bën pikërisht atë që kërkojnë politikëbërësit amerikanë nga aleatët:po merr përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen kolektive. Greqia shpezon tashmë një pjesë më të madhe të PBB-së saj për mbrojtjen, sesa çdo anëtar i NATO-s përveç Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo pasqyron mënyrën sesi pas disa dekadash marrëdhëniesh të ftohta në rastin më të mirë, ekziston një konsensus kombëtar në rritje, se partneriteti me Shtetet e Bashkuara duhet të përbëjë themelin e sigurisë së Greqisë. Kthesa e raporteve SHBA-Greqi nisi me Aleksis Cipras, ish-kryeministrin e majtë.

LEXO EDHE:  Peripecitë me emrin, aktori i njohur zbuloi si quhej kur ishte 19 vjeç

LEXO EDHE:  Jonida Maliqit nuk ia paskemi ditur mbiemrin e vërtetë, por as moshën

Nismat e tij po zgjerohen tashmë nga qendra e djathtë e Demokracisë së Re, që është tradicionalisht më pro-amerikane. Gjithsesi, Greqia ka nevojë për një bashkëpunim më të madh, për të projektuar fuqinë amerikane dhe promovuar stabilitetin gjithnjë e më të trazuar në Mesdheun Lindor. Thelbësor për rolin e ri gjeopolitik të Greqisë, është udhëheqja e saj diplomatike, që po ndërton lidhje më të forta me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, mbi energjinë
dhe sigurinë.

Me kompanitë amerikane që po përfshihen gjithnjë e më shumë në eksplorimin e burimeve energjitike në rajon, Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë praninë e saj detare në Mesdheun Lindor, përfshirë vizitat në porte, stërvitjet e përbashkëta ushtarake, dhe integrimin e forcave detare greke me njësitë e aeroplanmbajtësev amerikane.
Ndërkohë SHBA-ja, duhet të përfitojnë nga padurimi i Greqisë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Greqia do të ketë nevojë për financim të huaj ushtarak (FMF), për të modernizuar forcat e saj ajrore dhe detare. Në fund të vitit të kaluar, Kongresi autorizoi 3 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Greqinë; ndërsa Athinës i duhet më shumë më tepër.

Gjithashtu, politikëbërësit amerikanë duhet të marrin në konsideratë një prani më të fortë ushtarake amerikane në Greqi. Dhe kjo mund të përfshijë forcat detare amerikane në portet me rëndësi strategjike në Gjirin e Sudas dhe Aleksandropulit, ankorimin e cisternave, dhe zgjerimin e operacioneve trajnuese për helikopterët ushtarakë.

Greqia është ndërkohë një mundësi tërheqëse, për zhvendosjen e aseteve ushtarake amerikane nga Turqia. Po kështu mund të jetë Qipro, në varësi të zhvillimeve me Turqinë. Kjo do të siguronte një qasje të besueshme për forcat amerikane, dhe mund të krijojë një mekanizëm presioni, për të imponuar ndryshime në politikat gjithnjë e më destabilizuese të Ankarasë mbi rajonin.

Shënim:Eric Edelman, ish-ambasador i SHBA-së në Turqi. Charles Wald, ish-zëvendëskomandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së në NATO./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE