Connect with Us

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: U përshëndet me bisht nën shalë nga serbomadhi

Lajme

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: U përshëndet me bisht nën shalë nga serbomadhi

Publikuar

-

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për vendosjen pas 21 vitesh të fluturimeve ajrore Prishtinë-Beograd.

Sipas Berishës, kjo marreveshje midis palësh të barabarta u përshendet nga Presidenti Trump si një sukses i ambasadorit Grenell, Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të SHBA, O’ Brian dhe paleve nënshkruese.

“Por marrëveshja u përshendet me bisht nën shalë nga serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij në Tiranë Edvin Kristaq Zografi, i pari demagog dhe mashtrues i popullit të tij tha se ishte i kënaqur që është Lufthansa dhe nuk ishte Air Serbia që do të bënte këtë fluturim, pasi kjo do nënkuptonte njohjen e Kosovës. Llogjike naive sipas të cilës jo firma si të barabartë me palën tjetër de facto njohja e Kosoves por ndërmarrja AirSerbia ishte më e rendësishme. Kurse i dyti, Edvin Kristaq Vasali në përshendetjen e tij u gezua se marrëveshjen e mbështeti dhe Ramush Haradinaj që ishte palë e saj.
Kësaj i thonë Dudum hesap Dudum dhe turp kombëtar”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ben Blushi qurravitet nga portali i Abilekajt/ Ja sa e paguan Vjollca Hoxha çdo muaj

Publikuar

-

Nga

Portali i freskët që drejtohet nga Enton Abilekaj, ka dalë me një version të tij pse CNA.al dhe Syri.net kanë shkruar disa materiale kundër drejtorit të Top-Channel, Ben Blushi.

Sipas kësaj media të paguar direkt nga Digitalb, pra Vjollca Hoxha dhe drejtori i saj Ben Blushi, ky i fundit është sulmuar me 15 shkrime dy ditët e fundit për shkak të gjyqeve që Vjollca Hoxha ka me aksionerët e shumicës Albert Sino dhe Aurel Bacci.

Më pas në skenarin e Abilekajt del edhe Aleksandër Frangaj dhe gjyqet e aksionerëve të Digitalb e kështu me rradhë. Ashtu si fletushka e falimentuar që njëherë thotë Ridvan Bode, pastaj Arben Ahmetaj, pastaj Sali Berisha, pastaj Niko Peleshi, nuk harron të ketë gjithmonë Frangajn në vëmendje.

Duket qartë që edhe në këtë rast është gjetur një portal tjetër me shkrime të shkruara nga vetë Blushi pasi e pa se me fletushkën e tij të palexuar nuk ja doli dot, përdori Nikoll Lesin, dhe LSi tani edhe me portalet pranë Metës që i paguan vetë.

 

Së pari, një media profesionale, jo vasale do publikonte skandalin e falsifikimit të firmës së vajzës së Ben Blushit për një pasuri 500 milionëshe deklaruar vetëm 30 mijë euro, dhe do pyeste Ben Blushin për këtë fakt dhe noteren bashkë, apo ministren. Por në vend që të flasë të vërtetën për lekët që e paguan Vjollca dhe Blushi bën avokati dhe del me teori.

Do publikonte letrën e një biznesmeni drejtuar Ambasadës së SHBA-ve me akuza të forta ndaj Blushit.

Më tej do fliste për tokën 6 mijë m2 në Dhërmi që Ben Blushi e regjistroi në emër të tij dhe më pas ju çregjistrua, ndërsa gjithë procedura ka shkuar në SPAK.



Do raportonte edhe për 2 mijë m2 tokë të legalizuar në shkelje të ligjit në Dardhë, apo sulmet e pandalura  ndaj biznesmenëve si Arben Reli vetëm për historitë rozë të Vjollca Hoxhës.

As Enton Abilekaj, e as vartësit e tij duket se nuk kanë as sy dhe as veshë përballë akteve korruptive të një drejtori mediash, që ka qenë politikan dhe ende paguhet nga taksat e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Rekomandimi pozitiv për vizat/ Berisha uron Kosovën

LEXO EDHE:  Rekomandimi pozitiv për vizat/ Berisha uron Kosovën

Gjithsesi që të shohim të vërtetën, po sjellim dokumentin që tregon se kjo media është nga të vetmet që paguhet direkt nga Digitalb, kuptohet nëpërmjet Vjollcës dhe Ben Blushit. Prandaj çdo shkrim i tyre duket që është një punë e thjeshtë mercenarësh që vetëm në një vit kanë të pajustifikuara disa dhjetëra mijëra euro financime të humbura, por kjo do i përkasë një tjetër shkrimi.

Liste pagesa e Digitalb, ku figuron media e Enton Abilekajt

Nuk po aludojmë se kjo mbrojtje kaq e varfër në argumenta blihet nga reklamat e Digitalbit në portalet përkatëse, apo Blushi i shkruan vetë dhe këta ja botojnë me pagesë, por ftojmë këdo të hedhë poshtë me argumenta faktet që i janë sjellë publikut dhe që do vazhdojnë t’i serviren.

Skandalet e publikuara për Blushin lidhen me kohën që ai ka qenë deputet, pra politikan dhe ne mendojmë se çdo fakt që sjell në vëmendjen e publikut abuzimin me pushtetin apo shkeljen e ligjit nga njerëz me pushtet që janë në interes të publikut.

Kjo është detyra e parë e medias së lirë. Media jo e lirë mund të zgjedhë t’i publikojë këto fakte ose jo, por nuk duhet të lejojë paratë e reklamave t’i kthejnë në reklamë të abuzimit të pushtetit, pastrimit të parave dhe falsifikimit.

Mirë do ishte që Entoni të na thoshte se faktet dhe akuzat e ngritura janë të vërteta ose të gjente prova kundër tyre dhe jo të kthehej në lolo publik i Ben Blushit.

Mirëpresim këdo që kërkon të bëhet pjesë e debatit dhe i ftojmë të flasim për FAKTE, siç do flasim më tej edhe për Entonin dhe median e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Hetimet ndaj medias/ Sulme dhe gjobë Hoxhës dhe disa bizneseve

Publikuar

-

Nga

Hoxhës së mirënjohur për bamirësitë e tij, dhe profil të fortë publik Elvis Naçi, kanë tentuar t’i vënë gjobë dhe më pas ai është kthyer në një objekt sulmi të paprecedent, nga segmente të korruptuara mediatike.

Organet e hetimit të krimit tashmë kanë në dorë dy dosje të freskëta dhe një me të vjetër, një në lidhje me hoxhën Elvis Naçi dhe e dyta në lidhje me një rrjet marketesh, dhe më e vjetra në lidhje me një kompani të përpunimi të mishit.

Për rastin e parë, mësohet se hoxha Elvis Naçi, ka rënë pre e sulmeve të ashpra dhe shpifjeve publike pasi më parë atij i është kërkuar reklamim nga një spital privat në pronësi të fondacionit që ai drejton dhe më pas është ndërhyrë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit te subjektet e kërkuara nga një pronar mediash, i cili raportohet të jetë i mbytur në borxhe dhe kredi.

Sipas burimeve pranë hetimeve, pas mosdhënies së reklamës në një TV privat, kanë filluar sulmet ndaj Elvis Naçit dhe fondacionit të tij nga eksponentë të këtij televizioni. Këta përsonazhe po hetohen dhe janë raste të përsëritura kur sulmojnë biznese dhe individë mënyrë të sinkronizuar.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Ngjela tregon pse janë trembur “trimat” e qeverive shqiptare



Ndaj Elvis Naçit, gjithashtu është ndërhyrë që fonde të caktuara të rindërtimit t’i kanalizonte në subjektet e kërkuara nga pronari i televizionit, i cili është edhe strumbullari i gjithë skemave të gjobëvenies ndaj disa bizneseve dhe individëve.

LEXO EDHE:  Berisha i del kundër/ Basha në fund të karrierës politike?!

Hetimet duket se kanë zbuluar një skemë të qartë. Janë të shpeshta rastet kur sulmet ndaj individëve dhe bizneseve bëhen pasi iu është kërkuar reklamim dhe ky është refuzuar. Reklamë ose sulme dhe denigrim, pra kush nuk paguan gjobën sulmohet. Kështu ka ndodhur së fundi me një rrjet marketesh dhe pak kohë më parë me kompani të përpunimit të mishit.

Pré e sulmeve ka qenë edhe hoxha Elvis Naçi, i cili pak kohë më parë i mëshiroi akuzuesit dhe gjobëvënësit ndaj tij. Në zyrat e subjekteve shfaqet marketingu, më pas me gjoja investigime fillojnë sulmet nga personazhe që paguhen nga kjo media, por edhe me kronika të vazhdueshme.

Janë të paktën tre rastet e verifikuara nga hetimet deri tani. Këto janë pjesë e një dosjeje që kanë të bëjnë me gjobëvënien në media dhe hëtimet pritet të thellohen. (vijon)/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Nuk e kam ndërmend të vdes”/ Ndahet nga jeta miliarderi Sumner Redstone

Publikuar

-

Nga

"Nuk e kam ndërmend të vdes"/ Ndahet nga jeta miliarderi Sumner Redstone

Reformatori i industrinë moderne të argëtimit, një nga gjigantët mediatikë në SHBA, Sumner Redstone, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare.

Redstone kishte trashëguar një kinema nga babai i tij dhe e ktheu në kinema multi-miliardë dollarëshe dhe perandori mediatike. Ka kontrolluar emrat si Viacom, Paramount Pictures, CBS Corp dhe MTV.

Redstone vlerësohet se ka shpëtuar kinemanë duke zhvilluar modelin multiplex në vitet 1960-ta, duke sjellë filmat në qendra tregtare dhe duke pasur më tepër se vetëm një ekran në një vend. Kompania e tij më pas u zgjerua në botën e filmit, televizionit dhe po ashtu publikimit.



LEXO EDHE:  VIDEO- Surpriza për Berishën/ Afrikanët kërcejnë Vallen e Tropojës

Një ish-jurist dhe i diplomuar në Universitetin e Harvardit, Redstone, i kishte mbijetuar një herë një zjarri në hotelin ku ishte dhe më pas mposhti edhe kancerin në prostatë.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Ngjela tregon pse janë trembur “trimat” e qeverive shqiptare

“Unë nuk e kam ndërmend të dal ndonjëherë në pension, apo të vdes”, u shpreh ai në një intervistë në vitin 2009. /CNA.al

LEXO TE PLOTE