LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Korça është braktisur nga qeveria/ Administrata e tejfryrë nuk është më në shërbim të qytetarëve”

21 Janar 2020, 13:37, Politikë CNA
“Korça është braktisur nga qeveria/ Administrata e

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka qenë sot në Qarkun e Korçës për mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq

Sipas Bardhit, qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone.

?Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët. Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes. Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve?, shkruan Bardhi.

Sipas tij, rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike./CNA.al

Lajmet e fundit nga