Connect with Us

Kolegji i Apelimit ‘censuron’ mendimet ndryshe të vëzhguesve të ONM

Kronika

Kolegji i Apelimit ‘censuron’ mendimet ndryshe të vëzhguesve të ONM

Publikuar

-

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u mblodhën më 25 prill 2019, për të shqyrtuar kërkesën e një prej vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së, që donte të publikonte bashkë me vendimin e KPA-së mendimin e tij kundër për ish-prokuroren Antoneta Sevdari.

Kërkesa iu dërgua Mbledhjes së Gjyqtarëve përmes njërit prej anëtarëve të trupës, i cili ndër të tjera parashtroi se marrja e një vendimi nëse KPA do të lejonte bashkëlidhjen e qëndrimeve paralele apo të ndryshme të ONM-së me vendimet e Kolegjit “ishte urgjente”, për shkak të afatit që gjykata kishte për të zbardhur vendimin e shkarkimit të Sevdarit, i marrë në shkurt 2019.

Nga dokumentet që BIRN mori përmes ligjit për të drejtës për informim, rezulton se Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila kryesisht merret me caktimin e procedurave dhe rregulloreve të brendshme të KPA-së, u mblodh po atë ditë dhe vendosi 6 me 1, kundër kërkesës së vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit,  Ferdinando Buatier de Mongeot. Mbledhja përcaktoi se mendimet ndryshe të ONM-së nuk do të publikoheshin dhe as do të bëheshin pjesë e dosjes gjyqësore.

Mendimi që KPA refuzoi të publikonte, kritikonte shumicën në Kolegj se i kishte bërë interpretim të gabuar ligjit duke e kthyer atë në  një mjet që mund të “bëjë mutacionin gjenetik” të procesit në vendimarrjen për shkarkimin e Antoneta Sevdarit. Vëzhguesi shprehet po ashtu se nuk kishte pasur prova të mjaftueshme për të ndëshkuar subjektin e rivlerësimit dhe se gjetjet  lidheshin kryesisht me pamundësinë për të provuar pagesën e tatimeve.

E pyetur nga BIRN, ish-prokurorja Antoneta Sevdari tha në një bisedë telefonike se ajo kishte dëgjuar për ekzistencën e këtij mendimi dhe kishte pritur që ai të publikohej. Sevdari tha se bëri përpjekje për të marrë këtë qëndrim, por Kolegji refuzoi duke i thënë se ia kishte kthyer dosjen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“E mësova vetëm pasi u publikua në media,” tha Sevdari.

Mendimi i ndryshëm i vëzhguesit të ONM u publikua rreth 2 muaj më vonë, në korrik të vitin 2019 në një seksion të faqes online të Delegacionit të Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Nga ana e tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit refuzoi të bënte publik arsyetimin e gjyqtarëve për të bllokuar publikimin e opinioneve ndryshe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, bashkëlidhur me vendimet e Kolegjit.

Në përgjigjen, e cila u cilësua e rregullt prej Komisionerit për të Drejtën e Informimit, drejtuesja e KPA, Natasha Mulaj, shprehet se publikimi i qëndrimit të gjyqtarëve në këtë rast qoftë edhe në mënyrë të anonimizuar dhe përmbledhur “jo vetëm që nuk do të ishte në interes të publikut, por do të shkaktonte edhe keqinformimin e tij”.

Kërkesa për publikim e mendimit ndryshe

Antoneta Sevdari u shkarkua më 28 shkurt nga KPA me shumicë votash, pasi vendimi për konfirmimin e saj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte apeluar nga Komisioneri Publik. Sipas vendimit të zbardhur me 26 prill, relatori Sokol Çomo, kryesuesi Luan Daci, anëtarët Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz votuan për shkarkimin e Sevdarit, me arsyetimin se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Në pakicë, gjyqtarja Ina Rama u shpreh se ish-prokurorja kishte provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave të bashkëshortit dhe se megjithëse nuk mund të provonte pagimin e tatimeve, ky nuk mund të ishte shkak për shkarkimin.

Vendimi për Sevdari është vendimi i parë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që u kundërshua nga vëzhguesi i ONM-së. Ky i fundit – siç del nga kërkesa e bërë më 25 prill 2019 prej një gjyqtari të KPA-së për të thirrur mbledhjen e gjyqtarëve, kërkoi që mendimi i tij ndryshe t’i bashkëlidhej vendimit.

“Do të paraqitet një mendim ndryshe ndaj vendimit të Kolegjit Nr.6/2019,” thuhet në kërkesë, në të cilën më pas shtjellohet se Buatier kishte kërkuar “që ky mendim me shkrim të publikohet së bashku me vendimin e Kolegjit në dy gjuhët, anglisht dhe shqip,” thuhet në kërkesë.

Kërkesa parashtronte tre pyetje për Mbledhjen e Gjyqtarëve: A mundet t’i bashkohet një vendimi të Kolegjit një mendim me shkrim ndryshe/paralel i vëzhguesit ndërkombëtar, a mund të bëhet ky mendim pjesë e fashikullit gjyqësor të çështjes, a duhej publikuar ky mendim së bashku me vendimin dhe në çfarë gjuhe do të publikohej ai dhe çfarë do të konsiderohej përkthim zyrtar.

Në kërkesë vihej në dukje se duhej një vendim sa më i shpejtë i Mbledhjes së Gjyqtarëve, për shkak se thuajse menjëherë pas kësaj kërkesë, përfundonte afati për publikimin e vendimit të zbardhur të KPA-së mbi ish-prokuroren Sevdari.

Në kërkesë thuhet se as ligji dhe as Kolegji në rregulloret e brendshme nuk kishin parashikim se si mund të administrohej një rast i tillë.

Ligji 84/2016, ku përcaktohet roli i vëzhguesve ndërkombëtar në proces, parashikon se këta të fundit kanë të drejtë të japin mendime për procesin dhe se në rastin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mendimet ndryshe ose paralele i bashkalidhen vendimit të KPK-së. “Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të shkruajë një mendim ndryshe/paralel që i bashkohet vendimit,” thuhet në nenin 55 të ligjit.

Ligji po ashtu parashikon të drejtën e vëzhguesve për të bërë rekomandime për të apeluar çështje të caktuara të cilat publikohen në faqen e Komisionerit Publik.

LEXO EDHE:  Calavera ia kthen Vasilit/ Monitorimi është parashikuar në Kushtetutë

Një përcaktim i ngjashëm apo i ndryshëm mungon në pjesën për KPA-në. E vetmja referencë në këtë rast është Kushtetuta, aneksi i së cilës mbi ONM parashikon të drejtën e vëzhguesve për të dhënë mendime në çështjet që shqyrton KPA, po pa specifikuar se si procedohet me to.

Në nenin B të aneksit të Kushtetutës mbi rivlerësimin kalimtar, në pikën 3 gërma b thuhet: “(Vëzhguesi ndërkombëtar) Paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH”.

Refuzimi për të bërë transparencë

Kërkesa e bërë nga vëzhguesi i ONM u refuzua në KPA. Kolegji vendosi se mendimi ndryshe apo paralel i vëzhguesve ndërkombëtarë: “Nuk mund  t’i bashkohet vendimit përfundimtar të Kolegjit”. Po ashtu në vendim u specifikua se ai “nuk mund të bëhet pjesë e fashikullit gjyqësor të çështjes, si dhe, mendimi i vëzhguesit ndërkombëtar nuk mund të publikohet së bashku me vendimin përfundimtar në faqen zyrtare të Kolegjit”.

Pas marrjes dijeni për mendimin ndryshe të ONM-së, i cili del se u publikua në ditët e para të korrikut në faqen zyrtare të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, BIRN i kërkoi KPA-së fillimisht përmbajtjen e vendimit dhe në një kërkesë të mëvonshme procesverbalin e mbledhjes së gjyqtarëve në të cilat ishte diskutuar ky vendim.

Informacioni shtesë u kërkua pasi vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve nuk kishte arsyetim se pse Kolegji nuk pranonte bashkëlidhjen e qëndrimit të vëzhguesve ndërkombëtarë me vendimet e tij dhe as referimet ligjore. Po ashtu, BIRN kërkoi edhe mënyrën se si ishte votuar ky qëndrim i Kolegjit.

Pas kësaj kërkese, KPA vuri në dispozicion kërkesën e bërë nga një prej anëtarëve të saj dhe faktin që vendimi ishte marrë me shumicë 6 me 1 nga Mbledhja e Gjyqtarëve, por refuzoi të lëshonte procesverbalin e mbledhjes.

Në përgjigje Kolegji arsyetoi se kishte “pengesë ligjore, sipas parashikimeve te nenit 4, pika 7 të ligjit nr. 84/2016 dhe të nenit 17, pika 1 të ligjit nr. 119/2014, për t’ju vënë në dispozicion procesverbalin e mbledhjes se gjyqtarëve”.

Kolegji pretendoi specifikisht se publikimi i procesverbalit cënonte në ndonjë mënyrë “të drejtën për një jetë private apo sekretin tregtar e patentat” siç specifikohej në ligjin për të drejtën e informimit. Po ashtu, KPA pretendonte se publikimi do të shkaktonte “një dëm të qartë dhe të rëndë për administrimin e procesit të rivlerësimit”.

Pas ankimit të BIRN, pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, kryetarja e KPA-së, Natasha Mulaj hoqi dorë nga arsyet e përmendura më herët që i referoheshin ligjit për të drejtën e informimit, por këmbënguli se publikimi do të dëmtonte rëndë procesin e rivlerësimit dhe refuzoi sërish dhënien e informacionit.

Në përgjigjen e Kolegjit shkruhet se vendimi i marrë dhe kërkesa e gjyqtarit për të thirrur Mbledhjen e Gjyqtarëve ishin mjaftueshëm informuese. “Informacioni i përmbajtur në këto dokumente , duke qenë i qartë dhe i arsyetuar, plotëson nevojat e kërkuesit dhe të publikut”, thuhet në përgigjen që KPA i dërgoi Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Më tutje në të njëjtën letër të firmosur nga kryetarja e Kolegjit arsyetohet se dokumenti në fjalë nuk mund të anonimizohej dhe as përmblidhej, pasi në këtë rast jo vetëm që nuk do ishte informues, por do të keqinformonte publikun.

“Publikimi i këtij materiali të përmbledhur jo vetëm që nuk do të ishte në interes të publikut, por do të shkaktonte keqinformim të tij”, thuhet në letër.

Në letër bëhet megjithatë një përmbledhje e materialeve që ndodheshin në procesverbal. “Në rastin konkret, në procesverbalin e mbledhjes pasqyrohen diskutime dhe mendimet që kanë ndihmuar në krijimin e bindjes së gjyqtarëve. Si të tilla, mendimet e shprehura në funksion dhe përpara vendimmarrjes përfshijnë interpretime, opinione individuale, vlerësime, deduksione, që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me palët në procesin e rivlerësimit, si dhe me institucione të tjera, me të cilat Kolegji bashkëpunon në kuadër të këtij procesi,” thuhet në letër.

KPA po ashtu i referohet disa herë vendimit të arsyetuar, i cili sipas letrës është vënë në dispozicion. BIRN nuk ka një vendim të arsyetuar. I vetmi vendim i dërguar nga KPA është ai në të cilin bëhet me dije se mendimet e ONM-së nuk do i bashkalidhen vendimeve të Kolegjit, por pa ndonjë arsyetim.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN, se si ky vendim mund të ndikonte punën e vëzhguesve dhe nëse e shihnin këtë si një përpjekje për censurë nga Kolegji i Apelimit. ONM tha se do të vijonte të publikonte qëndrimet ndryshe të gjyqtarëve pranë saj, në faqen përkatëse të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

“Kjo praktikë do të ndiqet për t’i dhënë publikut akses mbi qëndrimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së,” shpjeguan vëzhguesit në një përgjigje me shkrim./Birn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vdekja e mistershme e Mentor Rexhës/ Vëllai trondit me rrëfimin: S’kemi para të sjellim trupin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vdekja e Mentor Rexhës në një burg duket se ka mbetur enigmë, pasi familjarët kanë hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve franceze se ai është vetëvrarë.

Familjarët kanë publikuar foto në media ku shihen shenja dhune, ndërsa vëllai Fatbardhi dhe motra Suela kanë treguar momentin kur mësuan për humbjen e Mentorit.

Fatbardh Rexha tregoi në një lidhje me emisionin “Ftesë në 5” se me të vëllain kishte kontaktuar reth tre javë më parë dhe më pas Mentori nuk i ishte përgjigjur më telefonatave të tij.

“Kam fol me vëllain para tre javësh ka qenë shumë mirë dhe ka nisur të mësoj gjuhën. Çdo gjë i ka patur në rregull, nuk ka patur konflikte. Edhe me shokët mirë e ka kaluar. Pas tre javësh tentova ta marr në telefon, telefonin nuk përgjigjej asnjë. Pas tre ditësh më doli shoku i tij dhe nuk dita të merrem vesh. Foli një shoku im me të dhe më thanë se Mentori ka vrarë veten. Nuk e besova, por më erdhi edhe një lajm tjetër si ky. Pas kësaj kam ardhur drejt Francës. Kam shkuar tek morgu. Më thanë për të firmosur. Nuk pranova pa parë vëllanë. Pata edhe një shok me vete. E kam parë vëllai rreth e përqark dhe trupi i tij ishte nxirë komplet, gjunjtë e zi, brinjët e thyera. Çizmja e policit ju dukte që i kishte rënë. Hunda e thyer, buza e çarë. E ktheva pak anash, por ishte i qepur me kapse. Thonë që ka varë veten, por nuk është aq poshtë sa kishte shenjat ai. Është një dhunë katastrofike. S’kishe çfarë të shikoje. Nuk kam fjalë. I kam filmuar të gjitha. Nuk kam takuar ambasadorin asnjëherë. Dua të tregoj se pse të mos më thotë ambasadori. Asnjë nuk do të më thoshte për vëllanë. Ku do ta kishin çuar. Ambasadori për atë punë është”, u shpreh Fatbardhi, i cili tregoi se nuk kam pasur kontakt dhe asnjë ndihmë nga ambasadori shqiptar në Francë, përveç një herë që i ka thënë në telefon se nuk di gjë lidhur me këtë rast.

Nga ana tjetër, edhe Suela Rexha rrëfeu se pavarësisht përpjekjeve, askush nuk i ka ndihmuar për zbardhjen e vdekjes së vëllait.

LEXO EDHE:  SHBA-BE rrisin presionet për organet e reja të drejtësisë/ Dimri sjell “tërmet” në politikë

LEXO EDHE:  Vettingu “fundos” Zaganjorin dhe Brocin/ KLD në kolaps  

“Jam njoftuar me anë të një telefonate që më mori vëllai i madh nga Gjermania. Ishte në dark kur më mori në telefon, unë kam qenë në Itali në kohën kur më ka marrë ai në telefon. Ai më tha se duhet të bëhem e fortë se diçka i ka ndodhur Mentorit. Ishte e befasueshme, nuk e besoja. Nuk kisha ca të bëja. Prisja një përgjigje të të gjithëve, më kanë ardhur vetëm nga vëllai i madh përgjigjet. Atë e njoftonin shokët e vet. Shokët ku ka qenë Mentori. Kam marrë një avokat dhe i kërkova që të interesohet. Ai më dha një numër të aAmbasadës. U lidha me Ambasadën e Parisit. Në fillim më thanë se nuk është vëllai jot. Por më pas dyshova. Më vinin fjalë se Mentorin e kanë vrarë. Ambasada më ka thënë vetëm fjalën vetëvrasje. Jam lidh me Ambasadën në Francë dhe më kanë thënë se e kanë gjetur të mbytur. Nuk kisha rrugë tjetër, si zemër motre kam shkuar në Francë, ka ardhur edhe vëllai nga Gjermania më pas. Atje të burgu kam takuar drejtoreshën e burgut. Vetëm telefonata kam pasur. Kontaktet e fundit me Mentorin i ka pasur vëllai. Vëllai i madh Fatbardhi ka komunikuar me të i fundit”, nënvizoi motra Suela.

Por duket se ky nuk është i vetmi problem i familjes Rexha, pasi Fatbardhi deklaron se nuk ka para as të sjellë trupin e pajetë të Mentorit në Shqipëri, duke qenë se shpenzimet shkojnë deri në 90 mijë euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pallat në Bilisht/ Panik tek banorët

Publikuar

-

Nga

Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Bilisht.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e fundit duke vënë në rrezsik edhe banorët e tjerë.

Deri në këto momente nuk raportohet per te lënduar, por vetëm demë të shumta materiale.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset e bashkisë së Korçës dhe Bilishtit.

LEXO EDHE:  Vettingu “fundos” Zaganjorin dhe Brocin/ KLD në kolaps  

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës/ 42-vjeçari u plagos nga hajduti

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur detaje të reja, për ngjarjen në Durrës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 42 vjeçar.

Sipas njoftimit, autori i plagosjes kishte shkuar në banesën e vëllait të të plagosur për të grabitur.

Pasi Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

“Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:  SHBA-BE rrisin presionet për organet e reja të drejtësisë/ Dimri sjell “tërmet” në politikë

LEXO EDHE:  Vettingu “fundos” Zaganjorin dhe Brocin/ KLD në kolaps  

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE